Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 7

:
Albanian - ALTMK27
1 E si i sosi gjithë fjalët’ e tij ndë veshë llaoit, hiri ndë Kapernaum.
2 E kopili i njëit Ekatondarhut, e kish dashurë, qe shumë sëmurë, e qe afër për vdekurë.
3 E si digjoi flitnë për Iisunë, dërgoi nde ai nga pleqt’ e Çifutet, e i lutej vin e shëron kopil’ e tij.
4 Edhe ata si vanë nde Iisui, i lutishnë atij gjithënjë, e i thoshnë, se: ësht’ e udhësë t’i bëç këtë mirë.
5 Sepse do filinë tënë, edhe sinagojnë ai na e dërtoi navet.
6 Edhe Iisui vijte me ta bashkë; e kur qe pak larg nga shtëpia, dërgoi nde ai Ekatondarhu miq, e i thosh atij: Mos u mundo, Zot, se nukë jam i zoti hiç mbë shtëpi time.
7 Pra andaj nuk’ e silloisa mirë vijë vetë edhe u tek tij po thuaj me fjalë, e do shëronetë kopili im.
8 Se edhe unë jam njeri ndënë urdhër, e kam ndënë vetëhe time trima, e i thom këtij: Hajde, e vete; e tjatërit eja, e vjen; edhe kopilit sim: Bën këtë, e e bën.
9 E si digjoi këto Iisui, u çudit mbë të, e u kthie e tha mbë turmë i vin prapa: U thom juvet, se as ndë Israil nukë gjeçë kaqë besë.
10 E si u kthienë dërguaritë ndë shtëpi, e gjenë kopilë shëruarë, atë qe sëmurë.
11 E gjau tjetërënë ditë, vij ndë një qutet quhetë Nain, e vijnë me bashkë shumë nga mathitit’ e tij, edhe turm’ e madhe.
12 E kur u afërua mbë derë qutetit, ja e nxirë një vdekurë, e kish vetëmë mëm’ e tij; e ajo qe e ve. E qe shumë turmë qutetit bashkë me të.
13 E si e pa atë Zoti, i erdhi likshtë për të, e i tha asaj: Mos qaj.
14 E si u afërua, zuri shtratnë me dorë (e ata e kishnë mbë krahë qëndruanë) e i tha: Trimshor, ti thom, ngreu.
15 E u ngre mbë bithë i vdekuri, e nisi flit; e ja dha atë mëmësë tij.
16 E i zu gjithë një frikë, e lëvdoijnë Perndinë, e thoshnë, se: profit i madh u ngre ndër ne, e ktheu sitë Perndia mbë llao tij.
17 E u përhap ajo fjalë për ndë gjithë Iudheë, edhe ndë gjithë atë vënd rrotullë.
18 E mathitit’ e Ioannit i rrëfienë atij për gjithë këto.
19 E Ioanni si thirri di nga mathitit’ e tij, i dërgoi nde Iisui, e i thosh: Ti je ai do vijë, a presëmë tjatër?
20 E ata si vanë tek ai i thanë: Ioanni Vaptistiu na dërgoi navet tek teje, tuke thënë: Ti je ai do vijë, a presëmë tjatër?
21 E atëherë shëroi shumë nga sëmundë, e nga plaga, e nga Shpirtëra pëgëra, e mbë shumë verbërë dhëroi dritënë.
22 E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Si veni rrëfeni Ioannit ato patë, edhe digjuatë, se verbërë shohënë, çalë ecëjënë, e leprosuritë qëronenë, shurdhëritë digjojënë, vdekuritë ngjallenë, varfëritë vangjelisenë.
23 E i lumur’ ësht’ ai mos skandhalisetë mbë mua.
24 E si iknë ata qenë dërguarë nga Ioanni, nisi thosh mbë turmë për Ioannë: Pse dualltë shohëtë ndë erimi? Kallam tundetë nga era?
25 Ma përse dualltë shohëtë? Njeri veshurë me rroba buta? Ja ata kanë rroba nderçura, e rrojënë me huzure, ata janë ndë shtëpira mbretëret.
26 Po ç’është dualltë shohëtë? Profit? Vërtet u thom juvet: Edhe tepër se profit.
27 Kij ësht’ ai për është shkruarë: Ja unë dërgoj Ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, atë do dërtojë udhënë tënde përpara teje.
28 Sepse u thom juvet, nga ata lenë nga gra, profit m’i madh nga Ioanni Vaptistiu nuk’ është ndonjë, e m’i vogëli ndë mbretëri Perndisë është m’i madh se ai.
29 E gjithë llaoi si digjuanë, edhe kumerqarëtë, dhanë lëvdim Perndisë, sepse pagëzonishnë me pagëzim Ioannit.
30 E Farisejtë edhe dhaskalët’ e nomit për dëm ture lanë skopon’ e Perndisë, sepse nuk’ u pagëzuanë prej si.
31 E tha Zoti: Me se t’i shëmbëllej njerëzit’ e këtij brezit? E me çfarë gjërit shëmbëllejënë?
32 Ata kanë gjarë me djelm rrinë mb’udhë, e thërresënë njëri me jatërinë, e thonë: I ram flloeresë, e juvet nukë luajtitë valle, ulërijtim, e juvet nukë qajtitë.
33 Sepse erdhi Ioanni Vaptistiu, as bukë s’ha, as verë s’pi, e thoi se paudhë ka.
34 Erdhi i biri i njeriut ha e pi, e thoi: Ja njeri hamës e verëpimës, miku i kumerqarëvet, edhe i fajëtorëvet.
35 E u nderua sofia nga gjithë bijt’ e saj.
36 E i lutej atij një nga Farisejtë hajë me bashkë, e si hiri ndë shtëpi fariseut ndënji ndë mësallë.
37 E ja një grua qe fajëtore ndë qutet, poqë digjoi gjëndetë ndë mësallë ndë shtëpi fariseut, mori një rogje pa dorë me miro.
38 E si qëndroi prapazë afër këmbëvet tij tuke qarë, nisi lag këmbët’ e tij me lot, e t’i fshin me leshërat’ e kreit saj, e i puth këmbët’ e tij, e i lien me miro.
39 E si e pa fariseua, ai e kish thirturë atë, tha me vetëhe tij ndë qe kij profit duaj ta dij cila e çfarë grua ësht’ ajo e atë, se ajo është fajëtore.
40 E u përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Simon, kam për thënë tij një fjalë. Edhe ai i tha: Thuaj, dhaskal.
41 Një mameleçi kish di hreofiletë, njëri i duaj pesëqind dhinarë, e tjatëri pesëdhjetë.
42 E sepse nukë kishnë ata ja ipnë, ua dhëroi divet. Cili adha nga ata, thuajmë, do ta dojë atë shumë?
43 Edhe Simoni u përgjegj e tha: duketë se ai i dhëroi shumënë. Edhe ai i thot’ atij: Mirë u përgjegje.
44 E si u kthie nga gruaja, i thotë Simonit: E sheh këtë grua? Hira ndë shtëpi tënde, e ti ujë ndë këmbë mia nukë derdhe; e këjo lagu këmbët’ e mia me lot, edhe m’i fshiu me leshërat’ e kreit saj.
45 Ti puthura nukë dhe, e këjo atëherë erdhi nukë pushoi tuke puthurë këmbët’ e mia.
46 Me vaj krietë tim nukë ma leve, e këjo leu këmbët’ e mia me miro.
47 Për këtë punë thom tij: I ndëjenenë fajet’ e saj shumatë, sepse deshi shumë. Pak do adha ai i ndëjenenë pak.
48 E i thot’ asaj: ndëjenenë fajet’ e tua.
49 E nisnë ata qenë ndë gosti thoshnë me vetëhe ture: Cili është kij ndëjen edhe fajetë?
50 E i tha gruasë: Besa jote sosi ti, hajde mbë mirë.