Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 8

:
Albanian - ALTMK27
1 E Iisui vate ndë mal t’Ullinjet.
2 E shumë mëngjes u kthie përsëri ndë Iero, e gjithë llaoi vij tek ai, e ndënji, e i dhidhaks ata.
3 E Grammatejtë edhe Farisejtë prunë tek ai një grua, panë zënë ndë kurvëri, e si e qëndruanë atë ndë mes.
4 I thon’ atij: Dhaskal, këjo grua ndashti u zu ndë kurvëri.
5 E Moisiu na ka porsiturë navet ndë nom, tilatë t’i mbulojënë me gurë. Po ti ç’thua?
6 E këtë e thoshnë për guciturë atë, mundnë ta kallëzoijnë atë. Ma Iisui u unj mbë dhe e shkruan me gjisht mbi dhe.
7 E si rrijnë e pietn’ ata gjithënjë atë, ngrijti krietë e u thot’ ature: Ai është nga juvet i pafaj, le shtjerë protoparë mbi gur.
8 E përsëri unji kokënë e shkruan mbë dhe.
9 E ata, poqë digjuanë këtë, edhe fiqiri ture i shan, nisnë një nga një dilë jashtë, nga pleqtë ngjera ndë pastajmitë. E mbeti Iisui vetëmë, edhe gruaja qëndron ndë mes.
10 E si ngrijti krietë Iisui, e s’pa ndonjë përveçe gruasë, i thot’ asaj: O grua, ku jan’ ata kallëzoijnë? Ndonjë s’të dëmëtoi ti?
11 Edhe ajo tha: Ndonjë, Zot. Edhe Iisui i thot’ asaj: As unë s’të dëmëtoj ti. Hajde, e mos fëje më.
12 Përsëri Iisui u foli ature, e u tha: Unë jam drita e botësë. Ai vjen pas meje, do mos ecëjë nd’erësirë, po do ketë dritën’ e jetësë.
13 Andaj i than’ atij farisejtë: Ti ep martiri për v etëhe tënde. Martiria jote s’ësht’ e vërtetë.
14 U përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Ndonëse unë ap martiri për vetëhe time, e vërtetë është martiria ime, sepse e di nga kam ardhurë, e ku vete. Ma juvet nukë diji nga vij unë, e ku vete.
15 Juvet gjukoni sikundr’ u thotë kurmi, unë ndashti nukë gjukoj ndonjë.
16 Edhe ndë gjukofsha unë, gjuqia ime ësht’ e vërtetë, se nukë jam vetëmë, po unë edhe jati im ka dërguarë.
17 Edhe ndë nom tuaj ëshë shkruarë, martiria e di njerëzet ësht’ e vërtetë.
18 Jam unë ap martiri për vetëhe time, e ep martiri për mua babai dërgoi.
19 Edhe ata i than’ atij: Ku është babai it? U përgjegj Iisui: Nukë njihni as mua, as babanë tim. njohëtë mua, do keshëtë njohurë edhe babanë tim.
20 Këto fjalë tha Iisui ndë Gazofillaqi, kur dhidhaks ndë Iero, e ndonjë nuk’ e zuri atë, se nukë kish ardhurë edhe sahat’ i tij.
21 U tha pagjene ature Iisui: Unë mënjënd vete, e do kërkoni mua, e do vdisni ndë faj tuaj. Tek vete unë, juvet s’mundni vini.
22 Andaj thoshnë çifutë: Mos do vrasë vetëhen’ e tij, thotë: Tek vete unë, s’mundi juvet vini?
23 E u thot’ ature: Ju jini nga poshtërmitë, unë jam nga lartësmitë. Ju jini nga këjo dinia, unë s’jam nga këjo dinia.
24 Andaj u thaçë juvet, do vdisni mbë faje tuaj, sepse ndë mos besofçi unë jam, do vdisni mbë faje tuaj.
25 E i thoshn’ atij: Ti cili je? Edhe Iisui u tha ature: Ai jam, u kuvëndoj juvet herën’ e parë.
26 Shumë kam thom për juvet, e t’u dëmëtoj; po ai dërgoi ësht’ i vërtetë. E unë ato digjova nga ai, ato thom ndë botë.
27 E ata nukë kupëtuanë, për babanë u thosh ature.
28 Andaj u tha ature Iisui: Kur ngriri nga dheu bir’ e njeriut, ahiere do njihni se unë jam, e vetiut nukë bëj ndonjë punë, po flas sikundrë dhidhaksi mua babai im.
29 E ai dërgoi, është me mua. Nukë la mua vetëmë babai, sepse unë bëj kurdo ato i pëlqejënë atij.
30 E kur thosh ai këto fjalë, shumë besuanë nde ai.
31 E u thosh adha Iisui ature çifutet panë besuarë nde ai: Ndë ruajtishi fjalët’ e mia juvet, do jini mathitit’e mi vërtetë.
32 E do njihni vërtetënë, e e vërteta do t’u lefterosjë juvet.
33 Ju përgjegjnë atij: Jemi nga far’ e Avraamit, e nuk’ u bëm kurrë skllev ndë ndonjë. Qish adha thua ti, do lefterosi?
34 U përgjegj mb’ata Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, cilido bën fajnë, është skllav i fajit.
35 E skllavi nukë qëndron gjithënjë mbë shtëpi, biri qëndron gjithënjë ndë shtëpi.
36 Andaj nd’u shpëtoftë biri juvet, do jini me vërtetë shpëtuarë.
37 E di jini nga far’ e Avraamit; po kërkoni vritni mua, sepse fjala ime nukë hin mbë juvet.
38 Unë thom atë kam parë mb’anë babait sim; ashtu edhe ju atë bëni mpsuatë nga babai juaj.
39 Ju përgjegjnë atij, e i thanë: Babai inë ësht’ Avraami. U thot’ ature Iisui: jeshëtë bijt’ e Avraamit, do bëjëtë punët’ e Avraamit.
40 Ma ndashti kërkoni vritni mua, njeri u thaçë juvet vërtetënë digjova nga Perndia. Këtë Avraami nuk’ e bëri.
41 Juvet bëni punërat’ e babait suaj. Ju përgjegjn’ atij: Nevet s’jemi nga farë kurvërisë. Një baba vetëmë kemi, Perndinë.
42 E Iisui u thot’ ature: Ndë qe Perndia babai juaj, pajetërë do dojëtë mua; se unë nga Perndia dolla, e arçë; sepse nukë kam ardhurë vetiut, po ai dërgoi mua.
43 Për çfarë punë nukë kupëtoni juvet gjuhënë time? Sepse nukë mundni ndieni fjalënë time.
44 Juvet kini për baba djallinë, e doi bëni ato dëshëron babai juaj. Ai ish vrau njerinë herën’ e parë. E ndë vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë.
45 Po mua nukë besoni, sepse u thom vërtetënë.
46 Kush nga jush qërton për faj? E nd’u thom vërtetënë, përse juvet nukë besoni mua?
47 Ai është nga Perndia, fjalët’ e Perndisë digjon. Juvet andaj nuk’ i digjoni, sepse s’jini nga Perndia.
48 Ju përgjegjnë çifutë, e i than’ atij: Nukë thomi navet mirë, se ti je një Samarit, e i xhindosurë?
49 U përgjegj Iisui: Unë s’jam i xhindosurë, po nderoj babanë tim, e juvet ksenderoni mua.
50 Ma unë nuk’ e fill nderë tim, është kush e kërkon e do bëjë gjuq.
51 Vërtet, vërtet u thom juvet: Kush ruajë fjalënë time, do mos shohë vdekëjë ndë jetë pasosurë.
52 I thonë dha atij Çifutë: Ndashti pa e njohm, ti je i xhindosurë. Avraami vdiqi, edhe profitëritë, e ti thua: Kush ruan fjalënë time, do mos hajë vdekëjë ndë jetë pasosurë.
53 Mos je ti m’i madh se Avraami, babai inë, vdiqi? Edhe profitëritë vdiqnë. Cilinë e bën ti vetëhenë tënde?
54 U përgjegj Iisui: Ndë nderoj unë vetëhenë time, nderia ime s’është gjë. Është babai im ai nderon, ai thoi juvet se është Perndia juaj.
55 E nuk’ e njohtë atë, ma unë e njoh atë. E ndë thafça s’e njoh atë, do jem gënjeshtjar posi juvet. Po e di atë, e fjalën’ e tij e ruaj.
56 Avraami babai juaj, gaz madh e pat, shih ditënë time, edhe e pa, e u gëzua.
57 I thanë pa çifut’ atij: Edhe pesëdhjetë vjeç s’je, e ke parë Avraamnë?
58 U thot’ ature Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, se pa parë dhe Avraami, jam unë.
59 Andaj muarrë gurë bijnë mbi të. Ma Iisui u fsheh e dolli nga Ieroi, e shkoi ndëpërmes ture, e ashtu vate.