Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 5

:
Albanian - ALTMK27
1 E pas këture qe e krëmpte e çifutet, e Iisui vate ndë Ierusalim.
2 E atje ndë Ierusalim është kolimvithrë e pishqet, thuhetë çifutërisht Vithesdha. Këjo ka pesë kubera.
3 E mb’ato dergjej turm’ e madhe sëmurë, verbëret, çalëvet, mbajturet, prisnë luan ujëtë.
4 Sepse Ëngjëlli zbrit mbë një kohë ndë kolimvithrë e nakatos ujëtë, e cilido zbrit i pari mbë pas nakatosurit ujit, shëronej nga çdo sëmundë qe mbajturë.
5 E atje qe një njeri kish shkuarë tridhjet’ e tetë vjet ndë sëmundë tij.
6 E Iisui si e pa këtë dergjej, e si e njohu kish shumë kohë, i thot’ atij: Do ti shëroneç?
7 Ju përgjegj atij i sëmuri: Zot, nukë kam njeri hedhjë ndë kolimvithrë kur nakatosetë ujëtë, sepse kur qasem unë, tjatër zbret përpara nga meje.
8 I thot’ atij Iisui: Ngreu, e mer shtratnë tënd, e hajde.
9 E atë çast u i shëndoshë njeriu, e ngrijti Shtratthin’ e tij, e ecën. E ajo ditë ishte e Shëtunë.
10 E andaj i thoshnë çifutë njeriut u shërua: Ësht’ e shëtunë, e nuk’ është ndëjierë ngrëç shtratnë.
11 E ai ju përgjegj ature: Ai shëroi mua, ai tha mua: Ngre shtratthinë tënd, e hajde.
12 E pietnë dha atë: Cili është kij njeri tha tij: Ngre shtratnë tënd, e ecë?
13 E njeriu u shërua, nuk’ e dij cili ish, sepse Iisui qe shtëmëngurë nga turma qe mb’atë vënd.
14 Pasandaj e gjen atë Iisui ndë Iero, e i thot’ atij: Vështro, u shërove; mos bëç faje, mos vijë ndonjë tjatër e keqe.
15 E njeriu vate e u rrëfeu çifutet, se Iisui është ai e shëroi atë.
16 Pra andaj e ndiqnë Iisunë çifutë, e kërkoijnë ta vrisnë atë, sepse bën këto Shëtunë.
17 E Iisui u përgjegj ature: Babai im ngjera mbë sot punon, edhe unë punoj.
18 Pra andaj kërkoijnë çifutë tepër ta vrisnë atë, sepse nukë prish vetëmë Shëtunënë, po thosh tepërë baba tijnë Perndinë, e bën vetëhenë bara me Perndinë.
19 U përgjegj dha Iisui, e u thot’ ature: Vërtet, vërtet u thom juvet, nukë mund i biri bëjë ndonjë punë vetiut, ndë mos paftë babanë bëjë; sepse ato bën babai, ashtu edhe i biri këto bën.
20 Sepse babai e do birë, e gjith’ ato bën ai, ja dëfton atij; edhe mëdha punëra do t’i dëftojë atij, çuditeni juvet.
21 Sepse sikundrë ngjall babai vdekuritë, e i bën rrojënë, kështu edhe i biri bën rrojënë ata do.
22 Sepse babai nukë gjukon ndonjë, po gjithë gjuqnë ja ka dhënë birit.
23 nderojënë gjithë birë, sikundrë nderojënë edhe babanë. Ai nukë nderon birë, nukë nderon babanë e dërgoi atë.
24 Vërtet, vërtet u thom juvet, se ai digjon fjalënë time e beson nde ai dërgoi mua, ka jetë pasosurë, e mbë gjuq nukë vjen, po shkon nga vdekëja mbë jetë.
25 Vërtet, vërtet u thom juvet, vjen kohë, edhe ndashti është, kur digjojënë vdekuritë zën’ e birit Perndisë; e ata kenë digjuarë do rrojënë.
26 Sepse sikundrë e ka babai jetënë mbë vetëhe, kështu ja dha edhe birit ta ketë jetënë mbë vetëhe.
27 E i dha urdhër atij bëjë edhe gjuq, si biri njeriut është.
28 Mos u çuditni mbë këtë, se vjen kohë kur gjith’ ata janë ndë varre do digjojënë zën’ e tij.
29 E do dalënë jashtë ata kanë bërë punëra mira, ngjallënë për rruarë. E ata kanë bërë këqiatë, ngjallënë për dëmëtuarë.
30 Nukë mund unë bëj ndonjë punë nga vetiu. Sikundrë digjoj gjukoj, e gjuqi im ësht’ i drejtë, sepse nukë kërkoj atë dua unë, po atë do babai im dërgoi mua.
31 Nd’është unë t’ap martiri për vetëhe time, martiria ime nuk’ ësht’ e vërtetë.
32 Tjatër ësht’ ai ep martiri për mua, edhe e di është martiri e vërtetë ajo martiri ep ai për mua.
33 Juvet patë dërguarë piesët’ Ioannë, e ai dha martiri mbë vërtetë.
34 Ma unë nukë marr martiri nga një njeri, po këto u thom, soseni juvet.
35 Ai ishte llambadha e dhezurë fekste. E juvet deshtë gëzonishtë për pak kohë mbë dritë tij.
36 Po unë kam një martiri madhe se Ioannit, sepse punëratë dha babai mua telios, ato punëra bëj unë vetë, dëftojënë për mua, ka dërguarë babai.
37 Edhe Babai ka dërguarë mua, ai vetë dha martiri për mua. E juvet as ja kini digjuarë zën’ e tij kurrë, as ja kini parë faqen’ e tij.
38 E fjalën’ e tij nuk’ e kini ndënjurë mbë juvet, sepse atë dërgoi ai juvet, nde ai nukë besoni.
39 Hajdeni, e viri re kartëratë, sepse juvet thoi kini mbë to jetën’ e pasosurë. E ato janë martirisjënë për mua.
40 E nukë doi vini tek meje kini jetë.
41 E unë nukë dheksem nderë vjen nga njerëzitë.
42 Po u kam njohurë juvet nukë kini ndë vetëhe tuaj dashurin’ e Perndisë.
43 Unë arçë nd’ëmër babait sim, e nukë dheksni mua. Nd’artë ndonjë tjatër mbë ëmër tij, atë do mirri.
44 Qish mundni juvet besoni, kur kërkoni nder njeri nga jatëri, e nukë kërkoni atë nder vjen vetëmë nga Perndia?
45 Mos thoi se unë do t’u kallëzoj juvet përpara babait. Ka kush t’u kallëzojë juvet, ai Moisiu juvet kini omuthnë nde ai.
46 Sepse keshëtë besuarë nde Moisiu, edhe tek meje do keshëtë besuarë; se ai për mua pat shkruarë.
47 E ndë mos besoni mb’ato ka ai shkruarë, qish do besoni mbë fjalë mia?