Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 14

:
Albanian - ALTMK27
1 Le mos u trubullonetë zëmëra juaj, besoni mbë Perndinë, edhe mbë mua besoni.
2 Ndë shtëpi babait sim, shumë nomè janë, e ndë mos, do t’u keshë thënë juvet: Vete bëj gati vënd për juvet.
3 E kur vete, e t’u bëj gati juvet vënd, vij përsëri e do t’u marr juvet me vetëhe, tek jem unë, jini edhe juvet.
4 Edhe tek vete unë e diji, edhe udhënë e diji.
5 I thot’ atij Thomai: Zot, nukë dimë ku vete, e qish mundjëmë dimë udhënë?
6 I thot’ atij Iisui: Unë jam udha, edhe e vërteta, edhe jeta. Ndonjë s’vete te babai, përveçme me anë time.
7 njohëtë mua, do njohëtë edhe babanë tim, edhe ndashti e njihni atë edhe e kini parë atë.
8 I thot’ atij Filippoi: Zot, dëftona navet babanë, e na është sado.
9 I thot’ atij Iisui: Kaqë kohë jam me juvet bashkë, e nukë njohe, o Filippo? Ai pa mua, pa babanë. E qish thua: dëftona navet babanë?
10 Nukë beson unë jam te babai, e babai është tek u? Fjalëtë u thom juvet, nuk’ i thom nga vetiu, po babai është tek u, ai i bën punëtë.
11 Besomëni mua unë jam te babai, e babai mbë mua është; e ndë mos, silloisni këto punëtë e besomëni mua.
12 Vërtet, vërtet u thom juvet, kush beson mbë mua, punëtë bëj unë, edhe ai do t’i bëjë; edhe mëdha nga këto do bëjë, sepse unë vete te babai im.
13 E çdo kërkoni mbë ëmër tim, do t’ua bëj u këtë, nderonetë babai mbë birë.
14 E ndë kërkofçi ndonjë punë mbë ëmër tim, do t’ua bëj unë.
15 Ndë doi mua, ruani porsit’ e mia.
16 E unë do t’i lutem babait, e do t’u apë tjetër Paraklito juvet, jetë bashkë me juvet ndë jetë pasosurë.
17 Shpirtin’ e vërtetësë, atë bota s’mund ta marrë, sepse nuk’ e sheh atë, as e njeh atë; ma ju e njihni atë, sepse me juvet gjëndetë e mbë ju do t’u jetë.
18 Do mos u juvet varfërë; kthenem mbë ju.
19 Edhe për një çikë, e bota nukë sheh, ma juvet shihni; sepse unë rroj, e do rroni edhe juvet.
20 Mb’atë ditë do njihni juvet, unë jam mbë babanë, e babai është mbë mua, e unë mbë juvet.
21 Ai mban porsit’ e mia e i ruan ato, ai është do mua. E ai do mua, do duhetë nga babai im, edhe unë do ta dua atë e atij do t’i dëftoj vetëhenë time.
22 I thot’ atij Iudha (jo Iskarioti): Zot, për çfarë punë do dëftoç vetëhenë tënde ndë nevet e jo ndë botë?
23 Ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Kush do mua, do ruajë fjalënë time, e babai im do ta dojë atë, e do vijëmë nde ai e do bëjëmë ndënjuritë mbanë tij.
24 Kush nukë do mua, nukë ruan fjalët’ e mia. E fjala digjoni nuk’ është imea, po e babait ka dërguarë.
25 Këto u thaçë juvet kur gjëndeshë me ju.
26 Ma Paraklitoi, Shënjti Shpirt, do dërgojë babai mbë ëmër tim, ai do t’u dhidhaksjë juvet gjithë, e do t’u kujtojë juvet gjith’ ato u thaçë juvet.
27 Paqnë u juvet, paqnë time u ap unë juvet, jo sikundrë e ep bota ua ap juvet. Le mos dridhetë zëmëra juaj, as mos trëmbetë.
28 Digjuatë u thaçë unë juvet: Vete, e vij ndë ju. Ndë dojëtë, do gëzonishtë, sepse u thaçë: Vete te babai, sepse babai im është m’i madh se unë.
29 E ndashti u thaçë juvet pa bërë, e kur bënenë t’i besoni.
30 Nukë do kuvëndoj shumë me juvet, sepse vjen arhondi i kësaj diniasë e s’ka bëjë me mua fare.
31 Po njohënë bota unë dua babanë, e sikundrë porsiti mua babai, kështu bëj. Ngrihi ikëjëmë këteje.