Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 10

:
Albanian - ALTMK27
1 Vërtet, vërtet u thom juvet: Ai s’hin nga dera nd’avlli dhëndet, po hipën nga tjatër anë, ai është kusar e hajdut.
2 Ma ai hin nga dera, është dëlmuari i dhëndet.
3 Këtij i hap portari, edhe dhëntë digjojënë zën’ e tij, edhe dhënt’ e tij i thërret mbë ëmër, e i nxjer ato jashtë.
4 E kur i nxjer jashtë dhënt’ e tij, shkon përpara ture; e dhëntë i venë pas atij, se i njohënë zën’ e tij.
5 Ma nukë do venë pas huajit, po do ikëjënë prej si, sepse zën’ e huajet nuk’ e njohënë.
6 Këtë parimi u tha ature Iisui, po ata nukë kupëtuanë se ç’qenë ato u thosh ature.
7 U thotë dha ature përsëri Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, unë jam dera e dhëndet.
8 Gjithë sa kanë ardhurë përpara meje, janë kusarë edhe hajdut, po s’u digjuanë ature dhëntë.
9 Unë jam dera, kush shkojë ndëpër mua, do shpëtojë e do hijë brënda, e do dalë, e do gjejë kulloturë.
10 Kusari nukë vjen, po për vjedhurë, e therjë, e humbasë. Unë arçë kenë jetë e jenë ndë shtuarë.
11 Unë jam dëlmuari i mirë. Dëlmuari i mirë Shpirtin’ e tij për dhënt’ e tij.
12 Ma rojëtari e ai s’është dëlmier, ai s’janë tijtë dhëntë, sheh vjen ulku e dhëntë e ikën, e ulku rrëmben ato, e përhap dhëntë.
13 E rojëtari ikën, sepse është rojëtar, e s’ka silloi për dhënt.
14 Unë jam dëlmuari i mirë e njoh miatë, e miatë njohënë mua.
15 Sikundrë njeh mua babai, edhe unë njoh babanë e Shpirtinë tim për dhënt mia.
16 E kam edhe tjera dhënd, ato s’janë nga kij griq; po edhe këto duhetë t’i mbëjedh unë, e do digjojënë zënë tim, e do bënetë një griq vetëmë e një dëlmier.
17 Pra andaj do mua babai, sepse unë Shpirtinë tim, ta marr pagjene atë.
18 Ndonjë s’ma mer mua atë, po un’ e atë nga vetiu. Është nd’urdhër tim ta atë, e nd’urdhër tim ta marr atë pagjene. Këjo është porsia kam marrë nga babai im.
19 shqierë pa u ndë çifut për këto kuvënde.
20 Sepse thoshnë shumë nga ata: Ai ësht’ i xhindosurë, e ka humburë mënt’ e tij. Ç’rriji e i digjoni atij?
21 tjerë pa thoshnë: Këto kuvënde nukë janë xhindosurit. Mos mund i paudhi hapjë sit’ e verbëret?
22 E bënishnë nd’Ierusalim krëmptet’ e engjenivet, e qe dimër.
23 E Iisui ecën ndëpër Iero, ndë kube Sollomoit.
24 E pushtruanë dha atë çifutë rrotullë, e i thoshn’ atij: Ngjera kur mban Shpirtinë tonë varturë? Ndë je ti Krishti, thuajna nevet faqeza.
25 U përgjegj ature Iisui: U thaçë juvet e nukë besoni. Punëtë bëj unë mbë ëmër babait sim, ato flasënë për mua.
26 Po juvet nukë besoni, sepse s’jini nga dhënt’ e mia, sikundrë u thaçë juvet.
27 Dhënt’ e mia, digjojënë zënë tim, edhe unë i njoh ato, e ato vijënë pas meje.
28 Edhe unë u ap ature jetë pasosurë, e do mos humbasënë jetë pas jetet, e do mos i rrëmbejë ato ndonjë nga dora ime.
29 Babai im m’i dha mua, është m’i madh se gjithë, e ndonjë s’mund t’i rrëmbejë nga dor’ e babait sim.
30 Unë edhe babai një punë jemi.
31 Andaj pa muarrë gurë çifutë goditnë mbë të.
32 U përgjegj ature Iisui: Shumë punëra mira u dëftova juvet nga babai im. Për cilënë nga këto punëra goditni mua me gurë?
33 Ju përgjegjnë atij çifutë e i thanë: Për punë mirë s’të biemë me gurë tij, po për vllasfimi edhe sepse tij, ndonëse je njeri, bën vetëhenë tënde Perndi.
34 U përgjegj ature Iisui: Nuk’ është shkruarë ndë nom tuaj: Unë thaçë ju jini Perndira?
35 Nd’është tha Perndira ata, kuvëndoi Perndia me ta, e nukë mund thotë ndrishe karta.
36 Atë shënjtëroi babai, e e dërgoi ndë botë, juvet thoi vllasfimis, sepse u thaçë, biri i Perndisë jam?
37 Ndë mos bëj punët’ e babait sim, mos besoni.
38 Ma nd’është i bëj, ç’doi besoni mua? Besoni ndë punëra mia, njihni e besoni babai është tek u, e u te babai.
39 E kërkoijnë pa përsëri ta zijnë atë, po dolli nga dor’ e ture.
40 E vate pagjene përtej Iordhanit, nd’atë vënd qe përpara Ioanni, e pagëzon, e mbeti atje.
41 E vanë shumë tek ai, e thoshnë, se Ioanni nukë bëri ndonjë thavmë; ma sa tha për këtë Ioanni, ishnë vërteta.
42 E besuanë shumë atje tek ai.