Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 9

:
Albanian - ALTMK27
1 E Savllua edhe tuke çfriturë kanosira e vreila kundrë mathitivet Zotit, ju qas parit priftëret.
2 E kërkoi prej si kartëra për Dhamasko ndëpër Sinagogjira, ndë gjetë ndoca jenë nga udha, burra e gra, t’i bjerë lidhurë ndë Ierusalim.
3 E tek vij, gjau kur u afërua ai ndë Dhamasko, e aksafna e llampsi atë një dritë Qiellet.
4 E si ra mbë dhe, digjoi një q’ i thosh atij: Saull, Saull, pse ndjek mua?
5 E ai u përgjegj: Cili je ti, Zot? E Zoti i tha atij: Unë jam Iisui, ai ndjek ti. Pun’ e ligë është për ti shkelmoç drizatë.
6 E ai tuke dredhurë e tuke çuditurë, tha: O Zot, ç’do ti bëj unë? Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu mbë këmbë e hirë ndë qutet, e do thuhetë ti ç’duhetë bëç.
7 E njerëzitë i vijnë pas atij, mbenë vuvosurë, se zënë e digjuanë, po ndonjë nukë shihnë.
8 E Savllua u ngre nga dheu e nukë shih ndonjë, ndonëse i kish sitë hapëtë; po tuk’ e hequrë atë për doret, e prunë ndë Dhamasko.
9 E ndënji tri dit nukë shih; as hangri, as piu.
10 E ishte ndë Dhamasko një mathiti quhej Anania, e i thot’ atij Zoti ndë ëndërë: Anania. Edhe ai tha: Ja tek jam, Zot.
11 Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu, e hajde mb’udhë quhetë e Drejtë, e kërko ndë shtëpi Iudhësë një Tarsiot quhetë Savllo; se ja tek faletë.
12 E pa ndë ëndërë një njeri quhej Anania vij e vin sipër mbë duartë, për pohtisurë pagjene dritënë.
13 E Anania u përgjegj: O Zot, digjova nga shumë botë për këtë njeri, sa këqia ka bërë Shënjtorëvet tu ndë Ierusalim.
14 Edhe këtu ka urdhër nga parët’ e priftëret, lidhjë gjith’ ata zënë ngoje ëmërinë tënd.
15 Ma Zoti i tha atij: Hajde, sepse kij është tek u enë e zgjedhurë, për mbajturë ëmërinë tim përpara pabesëvet, e mbretëret, e bijet s’Israilit.
16 Sepse u do t’i dëftoj atij, sa do pësojë ai për ëmër tim.
17 E vate Anania, e hiri ndë shtëpi; e si vuri duartë mbi të, i tha: Saull vëlla, Zoti dërgoi mua (Iisui t’u dëftua tij mb’udhë tek vije) shohç, edhe mbusheç prej Shënjtit Shpirt.
18 E menjëherë i ranë nga sit’ e tij posi hala, e pa atë çast; e si u ngre, u pagëzua.
19 E si hangri, u forcua. E ndënji Savllua ca dit bashkë me mathiti qenë ndë Dhamasko.
20 E pa mënuarë dhidhaks ndë Sinagoje Krishtinë, kij është i biri i Perndisë.
21 E çuditishnë gjith’ ata digjoijnë, e thoshnë: Nuk’ është kij i përhap ndë Ierusalim gjith’ ata zijnë ngoje këtë ëmër? Edhe këtu për këtë punë erdhi t’i bij lidhurë ndë parët’ e priftëret?
22 Ma Savllua sa vij forconej, e i bën pagojë çifutë rrijnë ndë Dhamasko, tuke dëftuarë ai është Krishti.
23 E si shkuanë shumë dit bënë mushavere çifutë ta vrisnë atë.
24 E Savllua e njohu nijet’ e ture. E ata ruaijnë diertë nat’ e ditë, ta vritnë atë.
25 Ma mathititë e muarrë atë natënë, e e zbritnë nga muri tuk’ e lëshuarë me ç(p)ortë.
26 E vate Savllua ndë Ierusalim, e kërkon përzihej me mathitej, po gjithë trëmbishnë nga ai, sepse nuk’ e besoijnë qe mathiti.
27 Ma Varnava, si e mori me vetëhe, e pru nd’apostoj e u rrëfeu ature qish pat parë Zotnë mb’udhë, e qish i pat folë atij, e qish dhidhaksi faqeza ndë Dhamasko mbë ëmërë Iisuit.
28 E vij e rrijte bashkë me ta nd’Ierusalim e dhidhaks faqeza ndë ëmër Zotit Iisuit.
29 E kuvëndonte e filloniqis me Çifutë flisnë Elinika, e ata kërkoijnë ta vrisn’ atë.
30 Po si e digjuanë vëllazëritë, e shpunë atë ndë Qesari, e e dërguanë atë ndë Tarso.
31 Qishëtë dha ndëpër gjithë Iudheë, e Galileë, e Samari, kishnë paq, e stisëijnë, e ecëijnë ndë frikë Zotit, e shtonejnë me parigorí Shënjtit Shpirt.
32 E gjau tek shkon Petrua ndëpër gjith’ ato vënde, e zbrit ngjera mbë Shënjtorë rrijnë ndë Lidhë.
33 E atje gjeti një njeri quhej Enea, ish i mbajturë e dergjej ndë shtrat tetë vjet.
34 E i tha atij Petrua: O Enea, shëron ti Iisu Hristoi. Ngreu, e shtro sht(r)atnë tënd. E atë çast u ngre.
35 E e panë atë gjith’ ata rrijnë ndë Lidhë e ndë Saronë, e u kthienë mbë Zonë.
36 E ndë Iop qe një mathitrië quhej Tavitha, domethënë Zorkadhe. Ajo ish plot nga punëra mira e nga eleimosine bën.
37 E gjau sëmurej mb’ato dit e vdis ajo; e si e lajtinë atë, e vunë ndë çardhak.
38 E si është Lidha afër Iopit e digjuanë mathitejtë Petrua ësht’ atje, dërguanë nde ai di njerëz, e i lutishnë mos përtojë vijë ngjera mbë ta.
39 Edhe Petrua u ngre, e vate me ta bashkë. E si vate, e hipnë ndë çardhak. E duallë përpara gjithë grat’ e va, tuke qarë e tuke dëftuarë këmishëra e rroba kish bërë ngjera sa ish me ato bashkë Zorkadhea.
40 E si i kreu Petrua gjithë jashtë, e unji gjunjëtë mbë dhe e u fal; u kthie prej kurmit, e tha: O Tavitha, ngreu. E ajo hapi sit’ e saj, e si pa Petronë u ngre rrij.
41 E si i dha asaj dorënë, e ngrijti atë; e thirri Shënjtorëtë edhe vatë, e ua nxori atë përpara gjallë.
42 E u digjua këjo ndë gjithë Iop, e shumë besuanë mbë Zotnë.
43 E gjau rrij ai shumë dit ndë Iop, ndë shtëpi njëjt Simon Tabakut.