Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 7

:
Albanian - ALTMK27
1 E i thotë i pari i priftëret Stefanit ndë janë këto punë kështu.
2 Edhe ai tha: O njerëz vëllazër e baballarë, digjoni. Perndia e lëvdimit ju duk babait sinë Avraamit kur qe ndë Mesopotami, pa ndënjurë dhe ai ndë Haran.
3 E i thotë atij: Dil nga dheu it, edhe nga gjëria jote, e eja ndë vënd do dëftoj unë ti.
4 Atëherë si dolli nga dheu i Halldheet ndënji ndë Haran; e ateje si i vdiqi babai tij, e pru atë ndë këtë dhe rriji ju ndashti.
5 E nuk’ i dha atij klironomi ndë këtë dhe asnjë gjurmë këmbet, po i taksi ja ip atë nd’urdhër tij, e pas atij ndë farësë tij, sepse s’pat ai djalë.
6 E i tha Perndia kështu, se do vejë far’ e tij rrijë ndë vënd huaj, e do ta skllavosjënë atë, e ta mundojënë për katërqind vjet.
7 E atë fili do rrinë skllev mbë të, do ta gjukoj unë, tha Perndia; e pastaje do dalënë e do shërbejënë mua ndë këtë vënd.
8 E i dha atij dhjatën’ e peritomisë, e ashtu polli Isaaknë e e peritemni atë ndë tetënë ditë; e Isaaku Iakovnë, e Iakovi dimbëdhjetë Patrikëtë.
9 E Patrikëtë pa për zili shitnë Iosifnë ndë Egjipto. Ma Perndia qe me atë.
10 E nxori atë nga gjithë shtrëngimet’ e tij e i dha atij dhurëti e sofi përpara Faraonit, mbretit s’Egjiptosë, e e vuri atë parë ndë Egjipto edhe mbë gjithë shtëpi tij.
11 E erdhi pastaj uja mbë gjithë dhe t’Egjiptosë e Hanaanit, edhe shtrëngim i madh. E nukë gjeijnë ç’të haijnë baballarëtë tanë.
12 E si digjoi Iakovi gjëndej grurë nd’Egjipto, dërgoi herën’ e parë baballarëtë tanë.
13 E ditënë herë u njoh Iosifi ndë vëllazër tij; e ju çfaq Faraonit filia e Iosifit.
14 E dërgoi Iosifi e thirri baban’ e tij Iakovnë, edhe gjithë fëmijën’ e tij, shtatëdhjet’ e pesë shpirt.
15 E vate Iakovi nd’Egjipto, e vdiqi ai edhe baballarëtë tanë.
16 E i prunë ndë Sihem, e i vunë ndë varr pat blerë Avraami me çmuarë t’ërgjëndit nga bijt’ e Emmorit Sihemit.
17 Ma kur u afërua koh’ e taksurësë me be pat bërë Perndia Avraamit, u rrit llaoi e u shtua nd’Egjipto.
18 Ngjera sa erdhi tjatër mbret nd’Egjipto, s’e dij Iosifnë.
19 Kij zuri dinakëri kondrë filisë sanë, e u bëri keq baballarëvet sonë, kaqë sa shtijnë poshtë djelmt’ e ture, mos rroijnë e shtonishnë.
20 Mb’atë kohë leu Moisiu e ish i dashurë nde Perndia. Ai u ushqie tre muaj ndë shtëpi babait tij.
21 E kur e hodhë atë poshtë, e mori atë e bija e Faraonit, e e ushqeu atë si bir sajnë.
22 E u mpsua Moisiu ndë gjithë sofi t’Egjiptivet, e ish i fortë ndë fjalë edhe ndë punë.
23 E kur sosi ai dizet vjeçtë, i erdhi ndë zëmërë tij vij shih vëllazërit’ e tij, bijt e Israilit.
24 E si pa një mundonej, i dha ndihmë, e i mori hakënë atij qe shtrënguarë, sepse vrau Egjiptionë.
25 E ai silloisej se vëllazërit’ e tij do kupëtojënë Perndia me dorë tij u ip ature lefterinë. Ma ata s’e kupëtuanë.
26 E ditën’ e pastajme u duk nd’ata tek qërtoijnë, e i anangasi ata paqtonishnë, e u tha: O njerëz, juvet jini vëllazër, pse dëmëtoni njeri-jatërinë?
27 Ma ai adhiqis shoknë, e shtijti atë, e i tha: Cili vuri ti parë e gjukatas mbë ne?
28 Mos do vraç edhe mua, sikundrë vrave djethinë edhe Egjiptionë?
29 E me këtë fjalë iku Moisiu, e u kseniteps ndë vënd Madhiamit, tek polli di djelm.
30 E si shkuanë dizet vjet ju duk atij nd’erimi Sina Orosë Ëngjëlli i Zotit ndë flakë zjarit ferrësë.
31 E si pa këtë Moisiu, u çudit për atë u duk. E si u afërua ai shih, i erdhi i Zotit thosh:
32 Unë jam Perndia e baballarëvet suaj, e Perndia e Avraamit, e Perndia e Isaakut, e Perndia e Iakovit. E Moisiu u drodh, e nukë guxon vështron.
33 E i thotë atit Zoti: Zgjidh këpucëtë nga këmbët’ e tua, sepse vëndi tek rri është i Shënjtëruarë.
34 Vështrova e paçë këqiat’ e llaoit sim është nd’Egjipto, e digjova rëkimn’ e ture, e zbrita t’i shpëtoj ata. E ndashti eja, e do dërgoj ti nd’Egjipto.
35 Këtë Moisinë e arnisnë, kur thanë: Cili bëri ti parë e gjukatas? Këtë Perndia e dërgoi urdhëratas e shpëteish me dorë t’Ëngjëllit ju duk atit ndë ferrë.
36 Kij i nxori ata, tuke bërë çudira e thavmëra, ndë dhe t’Egjiptosë, e ndë Det Kuq, edhe nd’erimi, dizet vjet.
37 Kij është ai Moisiu u tha bijet Israilit: Zoti Perndia juaj do ngrërë ndë ju profit prej vëllazëret suaj si mua, atit t’i digjoni.
38 Kij është qe ndë mbëjedhëjë llaoit nd’erimi, me Ëngjëllinë kuvëndon me ndë mal Sinait, e me baballarëtë tuaj, e mori fjalë jetësë, t’ua ip juvet.
39 Nde ai nukë deshnë digjoijnë baballarëtë tanë, po e shqelmuanë e u kthienë me zëmëra ture nd’Egjipto.
40 Tuke thënë Aaronit: Bëna navet Perndira na shkojënë përpara nesh, sepse për atë Moisinë na nxori navet nga Egjiptoja nuk’ e dimë se ç’i gjau.
41 E bënë një viç mb’ato dit, e prunë kurban ndë Idhollo, e gëzonishnë ndë punëra duarvet ture.
42 E Perndia ktheu faqenë nga ata, e i lëshoi shërbeijn’ asqer’ e Qiellit, sikundr’ është shkruarë ndë kartë profitet: O shtëpi e Israilit, kini prurë vallë thertura e kurbanë mua dizet vjet nd’erimi?
43 Po ngrijtitë tendën’ e Mollohut, edhe ull’ e Perndisë suaj Remfanit, konatë bëtë ju për falë mbë to; e do t’u ngrë t’u shpie tej Vavillonësë.
44 E patnë baballarëtë tanë tendën’ e martirisë nd’erimi, sikundrë e pat porsiturë ai i tha Moisiut ta bën sikundrë pa tiponë.
45 Atë e muarrë dorë mbë dorë, e e prunë me vetëhe baballarëtë tanë bashkë me Iisunë bëijnë zap filitë, zboi Perndia nga faqea e baballarëvet sanë ngjera ndë ditë Dhavidhit.
46 Ai gjeti hir përpara Perndisë. E u lut gjen një tendë Perndisë Iakovit.
47 Sollomoi pa dërtoi shtëpi për të.
48 Po i Larti nukë rri ndë shtëpi bërë me duar, sikundrë thotë profiti.
49 Qielli është froni im, edhe dheu qëndr’ e këmbëvet mia. Çfarë lloi shtëpi do bëni mua? thotë Zoti. A çfarë lloi do jetë vëndi i prëjturit sim?
50 Nuk’ i ka bërë gjithë këto dora ime?
51 Kokëpakthierë e paprerë ndë zëmërë e ndë veshë, juvet gjithënjë rriji kondrë Shënjtit Shpirt, si baballarëtë tuaj ashtu edhe juvet.
52 Cilinë nga profitë nukë ndoqnë baballarëtë tuaj? E vranë ata u dëftoijnë për t’ardhurë drejtit, atij juvet ndashti u bëtë prodhotër edhe gjakëtorë.
53 Juvet kini marrë nomnë me porsi t’Ëngjëjet, e nuk’ e ruajtitë.
54 E kur digjuanë këto, u pëllcit zëmër’ e ture, e kërcëllijnë dhëmbëtë mbë të.
55 Ma ai sepse ish mbushurë prej Shënjtit Shpirt, si vështroi ndër Qiell, pa lëvdim Perndisë, e Iisunë ndënjurë mb’anë djathëtë Perndisë.
56 ...
57 E ata thirrë fort e zunë veshët’ e ture, e u vërsulë gjithë bashkë mbi të.
58 E si e nxuarë jashtë nga quteti, i bijnë me gurë. E martirëtë vunë rrobat’ e ture përpara këmbëvet një trimshorit, quhej Savllo.
59 E e vrisnë Stefanë me gurë, thërrit e thosh: O Zot Iisu, pritmë Shpirtinë tim.
60 E si ujnji gjunjëtë, thirri me madh: O Zot, mos ua ature për faj këtë punë. E si tha këtë, fleti.