Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 4

:
Albanian - ALTMK27
1 E tek kuvëndoijn’ ata këto fjalë ndë llao, arrinë mb’ata priftëritë edhe stratigoi i Ieroit, edhe Sadhuqejtë.
2 Sepse u vin likshtë dhidhaksnë ata llaonë e dëftoijnë mbë Iisunë ngjallturit’ e vdekuret.
3 E shtinë duartë mb’ata e i vunë mbë ruajturë për nesërmenë, se ahiere qe mbrëmane.
4 E shumë nga ata digjuanë dhidhahinë besuanë, e u nëmuri i burravet ngjera mbë pesë mijë.
5 E tjetërënë ditë u mbëjodhë arhondëtë, e pleqtë, e grammatejtë ndë Ierusalim.
6 Edhe Anna, i Pari priftëret, edhe Ioanni, edhe Aleksandhroi, edhe sa ishnë nga soi i parëvet priftëret.
7 E si i vunë ata ndë mes, i pietnë: Me ç’fuqi, a mbë ç’ëmër e bëtë juvet këtë?
8 Ahiere Petrua u mbush nga Shënjti Shpirt, e u tha ature: O arhondë llaoit edhe pleq Israilit.
9 E nd’është pietemi nevet sot për mirë bën njëit njeriut sëmurë, me çfarë punë u shërua kij.
10 Le ta diji gjithë juvet, edhe gjithë llaoi i Israilit, se ndë ëmër Iisu Hristoit Nazoreut, atij e mbërthietë ndë kruq, e Perndia e ngjalli atë nga vdekuritë, me këtë ëmër kij rri përpara juvet i shëndoshë.
11 Kij është guri u hodh poshtë nga juvet dërtoni, e u quç i qoshesë.
12 E as mbë ndonjë tjatër është shpëtimi; sepse as tjatër ëmër është ndënë Qiell dhënë mbë njerëz, me anë tij duhetë sosemi na.
13 E si panë tharosn’ e Petrosë e Ioannit, e kupëtuanë janë njerëz pa grammati e idhiotër, çuditishnë, e i njihnë ata qenë bashkë me Iisunë.
14 E sepse shihnë njerin’ e shëruarë rrij me ta bashkë mbë këmbë, s’mund thoshnë gjë kondrë.
15 E si i porsitn’ ata dilë jashtë nga sinodhi, bëijnë mushavere njeri me jatërinë,
16 E thoshnë: Ç’t’u bëjëmë këture njerëzet? Sepse u një e madhe çudi prej suresh, e dinë gjithë sa rrinë ndë Ierusalim, e nukë mundjëmë ta arnisjëmë.
17 Po mos përhapetë tepër ndë llao, le t’i porsitjëmë ata me porsi rëndë, mos flasënë për këtë ëmër mbë ndonjë njeri.
18 E si i thirrë ata, i porsitnë mos flasënë, as mos dhidhaksjënë farese mbë ëmër Iisuit.
19 Ma Petrua edhe Ioanni u përgjegjnë mbë ta, e thanë: nd’është e drejtë përpara Perndisë, digjojëmë tepër juvet se Perndinë, gjukoni ju.
20 Sepse navet nukë mundjëmë mos flasëmë për ato punëra pam e digjuam.
21 E ata si i porsitnë me foveri i lëshuanë ata, sepse nukë gjenë sebep qish t’i mundoijnë prej llaoit, se gjithë lëvdoijnë Perndinë për atë u bë.
22 Sepse ish shumë se dizet vjet ai njeri u mbë këjo thavm’ e shërimit.
23 E si u lëshuanë vanë ndë turetë, e rrëfienë sa u patnë thënë ature parët’ e priftëret edhe pleqtë.
24 E ata si digjuanë këtë gjithë me një zëmërë ngrijtinë zënë te Perndia, e thanë: O Zot, ti Perndia bëre Qiellnë edhe dhenë, edhe Detnë, edhe gjithë sa janë mb’ato.
25 Ti me anë gojësë robit sit Dhavidhit the: Pse u nakatosnë filitë, e llaotë u menduanë pa vëjierë?
26 Duallë përpara mbretërit’ e dheut, edhe arhondëtë u mbëjodhë mbë një vënd kondrë Zotit e kondrë Hristoit tij.
27 Se me vërteta u përmbëjuadhë ndë këtë qutet kondrë shënjtit djalit sit Iisuit, e pate hrisurë, Irodhi edhe Pondio Pillatua bashkë me filitë e llaoit’ e Israilit.
28 bëijnë ato dora jote edhe thelima jote kish bënë urdhër përpara bënishnë.
29 E ndashti, o Zot, silloisu për kanosit’ e ture, e ep mbë rob tua flasënë me gjithë tharos fjalënë tënde.
30 Tuke shtrijturë ti dorënë tënde bënenë shërime e thavmëra e çudira me ëmër shënjtit djalit sit Iisuit.
31 E me luturë u lutn’ ata, u tund dheu tek qenë mbëjedhurë; e u mbushnë gjithë prej Shënjtit Shpirt, e flisnë Fjalën’ e Perndisë me tharos.
32 E turmës’ e ature kishnë besuarë, ish zëmëra edhe Shpirti një; e s’qe ndonjë thosh nga plashkat’ e tij: është imea, po qenë gjitha turetë gjithëvet bashkë.
33 E e bënë apostojtë martirin’ e ngjallturit Zoti Iisuit me fuqi madhe; e ishte dhurëti e madhe mb’ata gjithë.
34 E nukë ish mb’ata ndonjë i papasurë; sepse gjith’ ata kishnë ara a shtëpira i shitnë, e çmuarat’ e shituravet i bijnë.
35 E i vijnë ndë këmbë t’apostojet, e ndahej mbë cilëdo sikundrë kish hrinë.
36 E Iosiu, e patnë thirrë Apostojtë Varnavë (që domethënë: i biri i parigorisë), Leviti, i leri ndë Qipro.
37 Si pati një arë, e shiti, e pruri asprëtë e i vuri ndë këmbë t’apostojet.