Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 2

:
Albanian - ALTMK27
1 E kur erdhi dita e Pendikostisë, rrijnë mbë një vënd gjithë bashkë.
2 E vjen aksafna nga Qielltë një sikur u ngre një erë e keqe, e mbushi gjithë shtëpinë, atje tek rrijnë.
3 E u duknë ature gjuhëra ndajturë nd’ata posi zjarta, e ndëjnë mbi cilëdo nga ata.
4 E u mbushnë gjithë prej Shpirtit Shënjt, e nisnë flisnë tjera lloi gjuhëra sikundrë u ip ature Shënjti Shpirt kuvëndoijnë.
5 E qenë rrijnë ndë Ierusalim çifut, njerëz me frikë Perndisë, nga çdo fili janë ndënë Qiell.
6 E si u kij u mbëjodh turma, e u trazuanë; sepse digjoijnë sicilido kuvëndoijnë ndë gjuhë ture.
7 E çuditishnë gjithë, e lijnë mëntë, e thoshnë njeri me jatërinë: Nukë janë gjithë këta flasënë nga Galilea?
8 E po qish navet digjojëmë cilido gjuhënë tonë kemi lerë ndë të?
9 Parthëtë, edhe Midhëtë, edhe Ellamitë, edhe ata rrinë ndë Mesopotami, e nd’Iudheë, e Kapadhoqi, ndë Pondo, edhe ndë Asi.
10 Ndë Frigji, e ndë Pamfili, nd’Egjipto, e mb’anët’ e Liviesë, është prej Qirinit; edhe Romanët e ardhurë, çifutë e prosilitë.
11 Kritikotë, edhe arapëtë, digjojëmë këta kuvëndojënë ndë gjuhëra tona punët’ e mëdha Perndisë.
12 E lijnë mëntë gjithë e çuditishnë, e thoshnë njeri me jatërinë: Ç’do jetë këjo?
13 E tjerë pa i përqeshnë, e thoshnë janë mbushurë me musht.
14 E si u ngre Petrua mbë këmbë bashkë me njëmbëdhjetë, ngrijti zën’ e tij, e u thot’ ature: Njerëz çifut, edhe gjithë juvet rriji ndë Ierusalim, le jetë këjo ndë juvet e njohurë, e biri ndë vesh fjalët’ e mia.
15 Se këta nukë janë dejturë, sikundrë mëndoneni juvet; sepse tre është sahati i ditësë.
16 Po këjo ësht’ ajo qe thënë nga profiti Ioili:
17 Do jetë ndë pastajmetë dit (thotë Perndia) do derdh unë nga Shpirti im mbi gjithë njerëz; e do profitepsjënë bijtë tuaj edhe bijatë tuaj; e trimshorëtë tuaj do shohënë para, e pleqtë tuaj do ëndërronenë ëndërra.
18 E mbi ropt’ e mi e mbi robinja mia mb’ato dit do derdh nga Shpirti im, e do profitepsjënë.
19 E do bëj çudira lart ndë Qiell e nishane poshtë mbi dhe, gjak e flakë zjarit edhe avull timit.
20 Dielli do kthenetë mb’erësirë, e Hënëza mbë gjak, pa ardhurë edhe dita e Zotit, e madhia, e llampsura.
21 E do jetë, cilido thërresë ëmërin’ e Zotit, do shpëtojë.
22 Njerëz Israilit, digjoni këto fjalët’ e mia: Iisunë Nazoreonë, njeri dëftuarë ndë juvet nga Perndia me punëra mëdha, e me çudira bëri Perndia me anë tij, përpara sivet suaj, sikundrë e dini edhe juvet.
23 Këtë qe dhënë me thelimë parë e me dijturë Perndisë, si zutë juvet e e mbërthietë mbë Kruq me duar panomet, e vratë.
24 Atë Perndia e ngjalli, si e lëshoi nga dhëmburat’ e vdekëjësë, sepse s’mund mbahej ai nga vdekëja.
25 Sepse thotë Dhavidhi për atë: Unë gjithënjë shohë Zotnë përpara meje; sepse ai rri mb’anë time djathëtë, mos loz.
26 Andaj u gëzua zëmëra ime, e gjuha ime mburi; edhe kurmi im do rrijë me omuth.
27 Sepse do mos lëç Shpirtinë tim ndë pisë, as Shënjtinë tënd do ndëjeç kalbetë.
28 dëftove mua udhët’ e jetësë; do mbloç mua me gëzim faqesë sate.
29 O vëllazër, na është nevet ndëjierë thomi me lefteri ndë ju për Patriarhnë Dhavidh, edhe vdiqi edhe u kall ndë varr, edhe varr’ i tij është mbanë nevet ngjera sot e kësaj ditet.
30 Sepse ai ish profit e e dij Perndia i taksi atij me be, nga far’ e mesit tij do ngrërë Krishtinë nga an’ e kurmit, e do ta vërë rrijë mbi fron tij.
31 Profitërisht tha për ngjallturë Krishtit, nukë mbeti Shpirt’ i tij ndë pisë, as kurm’ i tij pa kalburë.
32 Këtë Iisunë e ngjalli Perndia, kësaj punet jemi martirë navet gjithë.
33 E si hipi ai adha mb’anë djathëtë Perndisë, e si mori taksurit’ e Shënjtit Shpirt nga babai, e derdhi këtë shihni juvet ndashti e digjoni dhurëti.
34 Sepse nukë hipi Dhavidhi ndër Qiell, po thot’ ai: Tha Zoti mbë Zotnë tim: Rri mb’anë time djathëtë.
35 Ngjera sa armiqt’ e tua fron ndënë këmbë tua.
36 Le dijë dha patjatër gjithë shtëpia e Israilit, se atë Iisunë e mbërthietë juvet ndë Kruq, Perndia e ka bërë Zot edhe Hrishto.
37 E si digjuanë, u lutnë ndë zëmërë ture, e i thanë Petrosë edhe apostojet tjerë: Ç’të bëjëmë, o vëllazër?
38 E u thot’ ature Petrua: Metanoisni, e le pagëzonetë cilido nga jush, mb’ëmër Iisuit Krishtit, për ndëjierë fajetë, e do merri dhurëtin’ e Shënjtit Shpirt.
39 Sepse për juvet është taksuritë, e për djelm tuaj, edhe për gjithë largëtë, cilitëdo do thërresë Zoti Perndia onë.
40 E me shumë fjalë tjera u mbush ature kokënë e i mpson, e u thosh: Shpëtoni nga kij brez i shtrëmbërë.
41 E ata muarë fjalën’ e tij me gëzim, u pagëzuanë; e u shtuanë atë ditë ndë qishë ngjera tri mijë shpirt.
42 E rrijnë e pritnë mbë dhidhahi t’aturevet, e ndë ndarë, e ngrënë bukësë bashkë, edhe ndë faltura.
43 E gjithë njerëzitë qenë mbë frikë, e shumë thavmëra e nishane bënishnë nga apostojtë.
44 E gjith’ ata besoijnë qenë gjithë bashkë, e gjithëçdo kishnë, i kishnë bashkuarë.
45 E shitnë pasuratë edhe plaçkat’ e ture e i ndaijnë ato gjithëvet, çdo i duhej gjithëkujt.
46 E ngaditë prisnë gjithë bashkë shumë kohë ndë Iero; e tuke thierë bukënë shtëpi mbë shtëpi, haijnë me gëzim e me zëmërë drejtë.
47 E lëvdoijnë Perndinë, e shihnë gjithë llaonë me si mirë. E Zoti pa shton ngadita mb’atë shoqëri ata besoijnë e shpëtoijnë.