Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Timothy 2

:
Albanian - ALTMK27
1 Ti adha, o biri im, forcou ndë dhurëti është mbë Krishtinë Iisunë.
2 E punëtë ke digjuarë nga meje me shumë martirë, ato vuri mbanë njerëzet besësë, ature do jenë Zotë dhidhaksjënë edhe mbë tjerë.
3 Ti mundou si trim i mirë i Iisu Hristoit.
4 Ndonjë kur shkruhetë trim nukë pleksetë ndë reshperi kësai jetet, pëlqejë atij mbëjedh trimatë.
5 Sepse edhe atij lëfton nd’agonë nuk’ i vënë kurorë, ndë mos lëftoftë sikundr’ është nomi.
6 Bujku punon duhetë ketë pjesë përpara nga pemëtë.
7 Vurë ndër mënd ato thom, makar ip Zoti mënd mbë gjitha.
8 Kij ndër mënd Iisu Hristonë, nga far’ e Dhavidhit, u ngjall nga vdekuritë, sikundr’ është Ungjilli im.
9 Për atë unë heq ngjera mbë lidhurë, sikur kam bërë keq, po fjal’ e Perndisë nuk’ është lidhurë.
10 Pra andaj unë i duroj çdofarë punë për dashuri cgjedhuret, gjejënë edhe ata shpëtim, është mbë Hristo Iisunë, me nder Qiellet.
11 Këjo fjalë ësht’ e vërtetë, sepse ndë jemi vdekurë bashkë me Krishtinë, edhe do rrojëmë me bashkë.
12 Ndë qofim duruarçim, do mbretërojëmë bashkë me të; ndë arniçim atë, edhe ai do arnisjë nevet.
13 Ndë mos besofçim nevet, ai mbetetë i besësë. T’arnisjë vetëhenë nukë mund.
14 tilatë kij ndër mënd, e martiris njerëz përpara Zotit, mos lëftojënë me fjalë, ësht’ e vëjierë mbë ndonjë, po për prishëjë t’ature digjojënë.
15 Shtrëngou dëftoç vetëhenë cgjedhurë përpara Perndisë, punëtuar paturp, punon me drejtë fjalën’ e vërtetësë.
16 Po ikëç ato fjalët’ e ndiera e prallavet, sepse shtonenë shumë me pabesllëk.
17 E fjalët’ e tillëvet venë tuke ngrënë posi fagusa. Nga ata është Imeneoi edhe Filitoi.
18 Ata janë mërguarë nga e vërteta, tuke thënë ngjallturitë u ndashti; e shtrëngojënë besën’ e dicavet.
19 Ma binaja e paluajtura e Perndisë rri pa tundurë, ka këtë nishan: I njohu Zoti ata janë tijtë. E le jetë larg nga adhiqia cilido ngoje ëmërin’ e Zotit.
20 E pastajmenë mbë një shtëpi madhe nukë janë vetëmë enë t’arta e t’ergjënta, po edhe drujta e balta; e ca janë për punë nderçme, e ca janë për punë ndiera.
21 Ndë qëroftë ndonjë vetëhen’ e tij nga këto punëra, do jetë enë për nder, e Shënjtëruarë e vëjierë për Zotnë, e hazër mbë çdofarë punë mirë.
22 E nga dëshërimet’ e djalërisë mërgou, e hajde pas drejtësë, dashurisë e paqesë me ata thërresënë Zotnë me zëmërë qëruarë.
23 E qartat’ e marra e panderçuratë hidhi poshtë, sepse e di pjellënë luftëra.
24 E ropi i Zotit nukë ka hie lëftojë, po jetë i butë me gjithë, gati për dhidhaksurë, i duri(m)çim.
25 qërtojë me butë ata qëndrojënë kondrë ndë vërtetë, mos u ip ature Perndia metani, për njohurë vërtetënë.
26 E kthenenë ndë vetëhe (cgjidhurë) nga laku i paudhit, nga ai kanë qënë skllev (tuke bërë) thelimën’ e tij.