Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Thessalonians 2

:
Albanian - ALTMK27
1 Ndashti u lutemi nevet, vëllazër, për t’ardhurë Zotit sonë Iisu Hristoit, e për mbëjedhurë tanë për të.
2 mos liri vetëhenë tuaj lozë kaqë shpejt nga mëntë tuaj, as mos trëmbi, as nga Shpirti, as nga fjala, as nga karta qenehu shkruarë nga nesh, sikur u afërua dita e Krishtit.
3 Mos u gënjejë juvet njeri me ndonjë farë punë, sepse (këjo do mos jetë) ndë mos gjajtë protoparë rebelia, e ndë mos u çfaqtë njeriu i fajit, i biri i humbëjësë.
4 Ai rri kondrë e ngrihetë lart mbi gjith’ atë quhetë Perndi, a falë, kaqë do rrijë ai si Perndi ndë Nao Perndisë e dëftojë vetëhenë se është Perndi.
5 Nuk’ e mbai mënd juvet, edhe kur jeshë ndër ju, ua thaçë juvet këto?
6 E ndashti juvet e diji ç’ësht’ ajo e mban, dëftonetë ai ndë kohë tij.
7 Sepse ai punon gjithënjë mistirë e paudhësë, vetëmë ai e mban ndashti, e mban ngjera sa dalë nga mesi.
8 E ahiere do çfaqetë ai i paudhi, Zoti do ta bëjë mos duketë me Shpirtin’ e gojësë tij, e do ta humbasë me llampsurë s’ardhurit tij.
9 T’ardhurit’ e atij paudhit do jetë me punë Satanait me gjithë fuqi, e me nishane, e me thavmëra rremësë.
10 E me çdolloi gënjeshtrë t’adhiqisë për ata humbasënë, sepse nukë dheksnë dashurin’ e vërtetësë shpëtojnë ata.
11 E andaj do dërgojë Perndia mb’ata energji gënjeshtrësë, kaqë sa besojënë ndë gënjeshtrë.
12 gjukonenë gjith’ata nukë besuanë mbë vërtetë, po u pëlqeu e paudha.
13 Ma nevet duhetë lëvdojëmë Perndinë kurdo për juvet, vëllazër dashurë nga Zoti, sepse u cgjodhi juvet Perndia herën’ e parë për shpëtim me Shënjtërim Shpirtit, e me besë vërtetësë.
14 Mb’atë u thirri juvet me anë t’Ungjillit sonë, për poktisurë nderit Zotit sonë Iisu Hristoit.
15 Qëndroni adha pa luajturë, vëllazër, e mbai porsitë kini mpsuarë, aqë nga fjala onë, kaqë nga karta onë.
16 E ai vetë Zoti onë Iisu Hristoi, e Perndia e Babai inë, ai na deshi nevet, e na dha nevet një parigori pasosurë e një shpëresë mirë për dhurëti.
17 Le parigorisjë zëmëratë tuaj, e le t’u forcojë juvet mbë çdo fjalë e punë mirë.