Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Thessalonians 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Pavllua, e Silluanoi, edhe Timotheoi, mbë Qishë Seleniklivet, mbë Perndinë babanë tënë, e mbë Zonë Iisu Hristonë.
2 Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
3 Duhetë t’apëmë nevet kurdo efharisti Perndisë për juvet, vëllazër, sikundrë ka hie, sepse besa juaj vete sa shumë tuke rriturë, e shtonetë dashuria e cilitdo nga jush mbë njeri-jatërinë.
4 Kaqë sa edhe nevet vetë mburremi ndë qishëra Perndisë për durim tuaj, e për besë ndë mes gjithë ndjekuravet suaj, e shtrëngimevet duroni.
5 (Këjo është) një dëftim i gjuqit drejtë Perndisë bëneni juvet Zotë për mbretëri Perndisë, edhe pësoni për të.
6 Sepse ësht’ e drejtë mbanë Perëndisë apë shtrëngim e helm mb’ata u helmojënë juvet.
7 E ndë juvet helmuaritë prëjturë bashkë me nevet, mbë dukurë do bëjë nga Qielltë Zoti Isui me Ëngjellit’ e fuqisë tij.
8 Ndë një zjar flakurë tuke bërë mundim ature s’kanë njohurë Perndinë, e nukë bindenë nd’Ungjill Zotit sonë Iisu Hristoit.
9 Ata do mundonenë ndë humbëjë pasosurë, nga faqea e Zotit, edhe nga nderi i fuqisë tij.
10 Atëherë kur vijë për nderuarë mbë Shënjtorë tij e bënetë i çuditurë mbë gjith’ ata kanë besuarë (sepse u besua martiria onë mbanë juvet) mb’atë ditë.
11 Pra andaj lutemi gjithënjë për juvet, t’u aksiosjë Perndia onë mbë thirrë ture, e paguajë thelimën’ e tij mirënë, e punën’ e besësë me fuqi tij.
12 lëvdonetë mbë juvet ëmëri i Zotit sonë Iisu Hristoit, e juvet mbë të, për dhurëti Perndisë sanë e Zotit Iisu Hristoit.