Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

2 Corinthians 8

:
Albanian - ALTMK27
1 U rrëfej adha juvet, o vëllazër, dhurëtin’ e Perndisë është dhënë ndë qishëra Maqedhonisë.
2 Se ndë mes shumë pikëllimevet janë dhoqimasurë me to, gëzimi i ture u qe i tepërë, e varfëria e ture e shuma, tepëroi pa masë ndë pasurë zëmëravet mira t’ature.
3 Sepse me dashuri ture u bënë dorëlirë (u ap ature këtë martiri) ndë sa patnë fuqinë, edhe mbi fuqi ture.
4 Me shumë luturë na vunë mbë be nevet, marmë na këtë dhurëti e këtë dhënë kësaj shërbesësë patnë dhënë mb’ata Shënjtorë.
5 E nukë bënë vetëmë sikundrë shërbeijmë, po kanë dhënë vetëhen’ e ture protoparë mbë Zotnë, e pastaje mbë nevet, me dashuri Perndisë.
6 Kaqë jemi luturë nevet Titosë, sikundrë nisi përpara, ashtu sosjë këtë mirë edhe ndër ju.
7 Ma sikundrë tepëroni mbë çdo punë me besë, e me fjalë, mbë mënd, e mbë çdo shpejtë, edhe ndë dashuri tuaj mbë nevet, kështu jini tepërë edhe mbë këtë dhurëti.
8 Nuk’ u thom sikur u porsit, po me shpejtë tjerëvet dhoqimas edhe oreksn’ e dashurisë suaj.
9 Sepse e diji juvet dhurëtin’ e Zotit Sonë Iisu Hristoit ndonëse qe i pasurë, u varfërua për juvet, zotëroni juvet me varfëri tij.
10 E u ap juvet nasihat mbë këtë, sepse ësht’ e vëjierë për juvet këjo, e nistë jo vetëmë ta bëjëtë, po edhe ta dojëtë vjet.
11 Ndashti pa sosnie bërëtë, sikundr’ është gati Shpirti mbë dashurë, kështu jetë edhe mbë sosurë sikundrë kini fuqinë.
12 Sepse nd’është oreksi për dhënë, ësht’ e dheksurë, sikundrë ka gjithëkush, jo sikundrë nukë ka.
13 Sepse këto i thom jo jetë prëjturë ndë tjerë, e ndë juvet shtrëngim, po jetë si teje këteje, ndashti mbë këtë kohë tepëruaritë tuaj, le zërë vënd me lipsurit’ e ature.
14 E tepëruarit’ e ature, le zërë vënd ndë lipsuritë tuaj, bënet’ e tamamta.
15 Sikundr’ është shkruarë: Ai mbëjidh shumë, nukë pat marrë tepërë nga merra. E ai mbëjodhi pakënë nukë mori pak nga sa i duhej.
16 E lëvdim pastë Perndia ka vënë atë spudhi ndë zëmërë Titosë për juvet.
17 Sepse e dheksi porsinë, e si qe i shpejtë, dolli me dashuri tij vin mbë juvet.
18 E kemi dërguarë bashkë me edhe atë vëlla, ka ëmër madh ndëpër gjithë qishëra për Ungjill.
19 (Edhe jo vetëmë këjo, po është zgjedhurë edhe shok nga qishëratë i udhësë sonë, me këtë mirë bënetë prej nesh për nder Zotit, e për dëftuarë dashurinë tuaj shpejtënë).
20 Ruhemi nga këjo, mos na kallëzojë njeri nevet për këtë tepërë lejmosinit ndahetë nga nesh.
21 Sepse na vështrojëmë dukemi pa hile jo vetëmë përpara Perndisë, po edhe përpara njerëzet.
22 E kemi dërguarë me këta edhe një vëlla tënënë e kemi dhoqimasurë shumë herë ndë shumë punëra ësht’ i shpejtë, e ai ndashti është shumë i shpejtë për tharos shumë ka mbë juvet.
23 E pa për Titonë, ai është shoku im e ndihmësi mbë ju. E tjerëtë vëllazër tanë janë apostojt’ e qishëvet, e nderi i Krishtit.
24 Mbë këta adha bëni duketë përpara qishëvet, cila është dashuria juaj, e përse mburremi na për juvet.