Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 7

:
Albanian - ALTMK27
1 Kur kemi adha, o dashurë këto taksura, le qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli kurmit edhe Shpirtit, e le ta bëjmë mbë sosurë Shënjtërinë tonë me frikë Perndisë.
2 Epnani nevet vënd. Na nukë kemi dëmëtuarë ndonjë, nukë kemi prishurë ndonjë, nuk’ i kemi marrë gjë ndonjëit.
3 Nuk’ ua thom për dëm tuaj, sepse u thaçë përpara, juvet jini brënda ndë zëmëra tona, për rruarë bashkë, e për vdekurë bashkë.
4 Shumë tharos kam unë mbë ju. Shumë mburrem për ju. Jam plot me parigori, ndë gjithë shtrëngime tuaj gëzimi tepëron shumë mbë mua.
5 Sepse kur vam ndë Maqedhoni nevet, nukë pati ndonjë prëjturë kurmi inë, po helmoneshim për çdofarë punë. Përjashta luftëra, përbrëndazi frikëra.
6 Po Perndia parigoris unjëtitë, ai na parigorisi edhe nevet me t’ardhurë Titosë.
7 E jo vetëmë me t’ardhurë tij, po edhe me parigori tij pat marrë prej jush, si na tha nevet dëshërimnë tuaj, qarëtë tuaj, dashurin’ e ngrohëtë tuajnë për mua, kaqë si digjova ato u gëzuaçë tepërë.
8 Sepse ndonëse u helmova juvet me atë kartë, nuk’ u bëçë pishman, ndonëse metanoisa përpara, sepse shoh ajo kartë, ndonëse për pakëzë kohë u helmoi juvet.
9 Ndashti gëzonem, jo sepse u helmuatë, po u helmuatë ndë metani, sepse u helmuatë si do Perndia, mos dëmëtoneni prej nesh mbë ndonjë punë.
10 Sepse helmi bënetë si do Perndia, bie ndë metani patundurë për sosurë, ma helmi i kësaj jetet pa bie vdekëjë.
11 Sepse ja këjo e tila jini ju helmuarë si do Perndia, sa spudhi pruri mbë juvet? E përgjegjurë, e zëmëruarë kondrë keqesë, e frikë, e dashuri, e zili, e bëni munduritë? E mbë çdo anë e bëtë duketë, juvet jini pafaj mbë këtë punë.
12 Adha edhe nd’u shkrova juvet, nuk’ e bëra për atë bëri sharitë, as për atë u sha, po bëj duketë spudhia inë kemi për juvet, përpara Perndisë.
13 Pra andaj u parigorism ndë parigori tuaj, e tepërë u gëzuam ndë gëzim Titosë, sepse ju prë Shpirti i tij nga gjithë jush.
14 E ndë jam mburrturë pak gjë mbë për juvet, nuk’ u turpëruaçë, po sikundrë u kam thënë vërtetënë juvet ndë gjithë punëra, kështu edhe mburrëtë paçë dhënë unë për Titonë, u vërtetë.
15 E ai u do juvet me gjithë zëmërë tepërë, kur ndër mënd gjegjuritë tuaj gjithëvet, e qish e patë dheksurë atë me frikë e me dredhurë.
16 Gëzonem dha për çdo punë kam tharos mbë ju.