Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 6

:
Albanian - ALTMK27
1 Navet dha ndihmë me atë, e u anangasjëmë mos mirri dhurëtin’ e Perndisë mbë mbrazëtë.
2 Sepse ai thotë: digjova tij ndë kohë qe për dheksurë, e dhaçë ndihmë ndë ditë shpëtimit. Ja ndashti kohë e dheksurit, ja ndashti kohë e shpëtimit.
3 Pa dhënë nevet njeriut aformi për spodhisurë, mos jetë sharë shërbesa onë.
4 Po le bihemi ndë gjithë punëra si punëtorë Perndisë, me shumë durim ndë shtrëngime, ndë gulçime, ndë stenohorira.
5 Ndë plagëra, ndë hapsana, ndë paqëndruara, ndë mundime, ndë pafleturë, nd’agjërime.
6 Ndë qëruarë kurmit, ndë mënd, ndë butë, ndë mirë, ndë Shënjtinë Shpirt, ndë dashuri pa gënjeshtrë.
7 Ndë fjalë vërtetësë, ndë fuqi Perndisë, me armë drejtësë mbë djathëtë, e mbë mëngjërë.
8 Me anë nderimit e ksenderimit, me anë sharit e mburturit. Si gënjeshtjarë, e vërtetë.
9 Si panjohurë, e njohurë pa, si ata vdesënë, e ja rrojmë. Posi munduarë, e pavrarë.
10 Posi helmuarë, e pa gjithënjë gëzuarë. Si varfërë, ma shumë bëjmë pasurë. Si pa pasurë gjë, ma i kemi gjitha.
11 Goja onë ësht’ e hapurë për juvet, o Korinthiot, e zëmëra onë ësht’ e zgjeruarë.
12 Juvet nukë jini shtrëngim brënda ndër nevet, po jini ndë shtrëngim ndë zorrë tuaj.
13 Ma me atë këmbierë miqësisht (si djelmt’ e mi u thom) zgjeroni edhe ju si edhe unë.
14 Mos duajni bashkoni ndë një tillënë zigare me pabesë, sepse ç’pjesë ka e drejta me panomënë? A ç’shoqëri ka drita me errëcirë?
15 E ç’të bashkuarë ka Krishti me Veliarë? A ç’pjesë ka i besësë me pabesinë?
16 E çfarë mbëjedhëjë ka qisha e Perndisë me idhollë? Sepse juvet jini qishë e Perndisë gjallë. Sikundrë tha Perndia, do rri brënda mbë ta, e do ecëj mb’ata, e do jem Perndia e ture, e ata do jenë llaoi im.
17 Pra andaj deli nga mesi i ture, e çquhi, thotë Zoti. E molepsurënë mos e ziri me dorë, e unë do t’u përmbëjedh juvet.
18 E do jem babai juaj, e juvet do jini djelm e vashëza, thotë Zoti mban gjithë botënë.