Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 2

:
Albanian - ALTMK27
1 Kam bërë nijet me vetëhe time këtë, mos vij ndër ju përsëri për helmuarë.
2 Sepse nd’ u helmofça unë juvet, cili ësht’ ai do gëzojë mua? Përveçe ai pat qënë nga meje helmuarë?
3 E shkrova ndër ju këtë tillënë, mos marr helm mbi helm kur vinj unë, nga ata duhej keshë gëzim, tuke pasurë tharos mbë gjithë ju, gëzimnë tim e bëni gjithë tuajnë.
4 Sepse nga helmi i shumë e gulçimi i zëmërësë u shkrova juvet me shumë lot, jo helmoneni, po njihni dashurinë kam shumë tepërë mbë ju.
5 E ndë qe ndonjë helmoi mua, nukë helmoi mua, po helmoi pakëzë, mos bënem i rëndë gjithë juvet.
6 Sado i është tilit kij mundim u nga shumëtë.
7 Kaqë përkundrë ju duhetë bëni hir tepërë e parigori, mos ndodhetë e e pijë helmi i tepërë tilinë.
8 Pra andaj u lutem juvet dëftoni mb’atë dashuri paluajturë.
9 Andaj me këtë nijet edhe ju shkrova, njoh mëndienë tuaj, ndë jeni mbë gjitha gjegjurë.
10 E mb’atë bëtë juvet hir, e bëj edhe unë, sepse edhe unë ndë bëra ndonjë hir, atij ja bëra, për dashuri tuaj ja bëra, përpara Krishtit, mos dëmëtonemi nga Satanai.
11 Sepse ja dimë gënjeshtrat’ e tij.
12 E kur arrijta ndë Troadhë për dhidhaksurë Ungjill’ e Krishtit, e si m’u hap port’ e Zotit, nukë paçë prëjturë ndë Shpirt tim, sepse s’paçë gjeturë vëllanë tim Titonë.
13 Po si i laçë me shëndet ata, dolla e vajta ndë Maqedhoni.
14 Lëvdim pa ndë Perndinë na bën nevet mundjëmë kurdo mbë Krishtinë, e bën çfaqetë mirudhi e njohurit tij, me anë tënë mbë çdo vënd.
15 Sepse mirudhi e Krishtit jemi nevet mbë Perndinë edhe për ata sosenë, edhe për ata humbasënë.
16 Për dica mirudhi e vdekëjësë, për vdekëjë ture, e për dica mirudhi e jetësë, për jetë ture. E për këto punëra kush është jetë kaqë i zoti?
17 Sepse nukë jemi si shumëtë, shesënë fjalën’ e Perndisë, po si nga zëmër’ e qëruarë, si nga an’ e Perndisë, flasëmë përpara Perndisë mbë Krishtinë.