Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 12

:
Albanian - ALTMK27
1 Ndë duhetë lëvdonem me vërtetë, këjo nukë vëjen, sepse do vij pa ndë para, e ndë zbuluara Zotit.
2 Njoh një njeri mbë Krishtinë, ai katërmbëdhjetë vjet janë (nuk’ e di se me kurm, nuk’ e di se jashtë nga kurmi. Perndia e di.), u rrëmbie kij njeri ngjera mbë tretënë Qiell.
3 E e di tilinë njeri (se ndë kurm, se jashtë kurmit, nuk’ e di. Perndia e di).
4 u rrëmbie ndë Paradhis, e digjoi fjalë parrëfiera, s’i është ndënjurë njeriu flasë.
5 Për këtë njeri mundjë u lëvdonishë. Ma sa për vetëhe time për farëgjë do mos mburrem, përveçe ndë sëmundëra mia.
6 Sepse ndë daça unë mburrem, nukë do jem i pamënd, sepse do thom vërtetënë, ma ruhem mos ndodhetë ndonjë e sillois për mua se jam tepërë nga ajo sheh mbë mua, a tepërë nga ajo digjon prej meje.
7 E mos para ngrërë lart madhëcia e lëvduaravet, pat dhënë hell ndë kurm tim, një Ëngjëll’ i Satanait m’ ip shuplaka, mos Perifanepsem.
8 Për këtë tri herë ju lutçë Zotit hiqej nga meje.
9 E tha: Sado t’është dhurëtia ime, sepse fuqia ime vjen ndë sosurë me anë sëmundëjësë. Me gëzim adha do mburrem ndë smundëja mia, rrijë tek unë fuqia e Krishtit.
10 Pra andaj prëhem ndë sëmundëra, ndë shara, ndë shtrëngime, ndë ndjekura, ndë gulçime, bënenë për Krishtinë, sepse kur jam i sëmurë, atëherë jam i fortë.
11 U bëçë i pamënd tuke mburturë. Juvet shtrënguatë, sepse unë desha jeshë prej jush lëvduarë, sepse mbë ndonjë punë nukë jeshë m’i poshtërë nga ata janë fort mëdhinj Apostoj, ndonëse nukë jam gjë fare.
12 Ma nishanet’ e Apostolisë sime janë lidhura ndër juvet, ndë çdofarë durim, ndë thavmëra, ndë çudira, ndë fuqira.
13 Sepse ç’patë marrë juvet pak nga tjeratë Qishëra, përveçe unë paçë rënduarë juvet? Ndëjemëni mua këtë adhiqi.
14 Ja, këjo ësht’ e treta herë jam gati vij ndër juvet, e do mos u rëndoj juvet, sepse nukë kërkoj unë punëtë tuaj, po juvet, sepse nukë duhetë mbëjedhënë djelmtë për baballarë, po baballarëtë për djelm.
15 E unë me shumë gëzim do prish nga imea, e shumë tepërë do ksodheps vetëhenë time për Shpirtëra tuaj, ndonëse kur u dua unë shumë, juvet doi pak.
16 Po le jetë kështu, unë nuk’ u rëndova juvet, po si dinak qeshë, u zura me gënjeshtrë.
17 Mbase me anë ndonjëit nga ata dërgova ndër ju u kam bërë gënjeshtrë juvet?
18 Ju lutçë Titosë, e dërgova me një vëlla. Mos u ka vallë gënjierë juvet Titua? Nukë kemi ecurë nevet me atë tillë Shpirt? Nukë kemi ecurë mb’ato tila gjurmë?
19 Silloisni juvet pa se bëjmë përgjegjuritë tanë mbanë jush? Përpara Perndisë, mbë Krishtinë flasëmë e gjithë, o dashurë, për dërtesë tuaj.
20 Sepse trëmbem, mos nuk’ u gjej juvet sikundrë dua mbë t’ardhurë, e juvet mos nukë gjeni sikundrë doi, se mos gjëndenë ndër ju filloniqira, zilira, zëmërime, qartëra, katigorira, kallëzime, mbajturë mbë madh, paqëndruarë.
21 E mos pa kur vij ndër ju, ujnjë mua Perndia ime, e qaj shumë nga ata fëjienë përpara, e nukë metanoisnë prej papastruaritë, pornia, e kurvëria, kanë bërë.