Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 11

:
Albanian - ALTMK27
1 Makar durojëtë mua një çikëzë për marrëzi, ma do duroni.
2 Sepse unë jam ziliar mbë juvet, për zili Perndisë, sepse u martova juvet për nxjerë përpara mbë një burrë, vashëzë pastruarë mbë Krishtinë.
3 Ma unë trëmbem, mos sikundrë gënjeu gjarpëri Evënë me dinakëri tijtë, ashtu u prishenë mëntë tuaj, nga zëmër’ e hapurë kini mbë Krishtinë.
4 Sepse ndë ai vjen dhidhaks jetërë Iisu, nukë dhidhaksm nevet, a ndë mirri tjatër Shpirt, s’patë marrë, a Ungjill tjatër s’patë marrë, mirë bëjëtë ta durojëtë.
5 Unë pa mendonem nukë mbetem prapa ndë ndonjë farë punë nga Apsotojt’ e mëdhinj.
6 Sepse ndonëse jam i trashë ndë fjalë, po jo ndër mënd, ma jemi njohurë fort mirë ndë çdo punë ndë juvet.
7 Mbase fëjeva, unja vetëhenë time, ngrihi juvet lart? Sepse u dhidhaksa juvet Ungjill’ e Perndisë dhuratë?
8 tjera qishëra ropa, e hoqa pagjene, për shërbesë tuaj. E kur gjëndeshë afër jush, ndonëse jeshë mbë shtrëngim, nukë desha rëndojë ndonjë.
9 Sepse atë lipsej mua ma sosnë vëllazëritë, erdhë nga Maqedhonia. E ndë çdo punë u ruajtiçë mos para u rëndoj juvet, edhe do ruhem.
10 E vërteta e Krishtit është mbë mua, do mos mbilletë goja mbi këta mburturë ndë vënd t’Ahaisë.
11 E për çfarë punë? Sepse (mbase) nuk’ u dua juvet? Le ta dijë Perndia.
12 Ma atë bëj unë, edhe gjithënjë do bëj, për prerë aformin’ e ature një aformi dëshërojënë gjëndenë për atë punë mburrenë si edhe nevet.
13 Sepse këta tillëtë Apostoj rrem, janë punëtorë me di faqe e këmbenenë mb’Apostoj Krishtit.
14 E s’është çudi, sepse edhe ai Satanai këmbenetë nd’Ëngjëll dritësë.
15 S’është pun’ e madhe adha ndë këmbenenë edhe shërbëtorët’ e tij, dukenë si shërbëtorët’ e drejtësë. E e pastajmea e ture do jetë sikundrë kanë punuarë.
16 Ua thom përsëri, mos ketë njeri për marrë. E ndë mos, dheksmëni edhe për marrë, lëvdonem edhe unë një çikë.
17 E atë thom, nuk’ e thom si do Zoti, po si i marrë, ndë këtë punë mburrë(c)isë.
18 Sepse shumë mburrenë si do kurmi, dua mburrem edhe unë.
19 Sepse si jeni juvet mënçurë, duroni me t’ëmblë marrëtë.
20 Sepse juvet duroni atë u skllavos, atë u ha, atë u vjedh, atë mbahetë mbë madh, atë u rreh juvet faqenë.
21 E thom këtë sa për ksenderuarë, sikur qem pakë nevet mbë këtë anë, ma ndë çdofarë punë guxon njeri (kuvëndoj si i marrë), guxoj edhe unë.
22 Çifut janë? Edhe unë. Israilit janë? Edhe unë. Nga far’ e Avraamit jan’ ata? Ateje edhe unë.
23 Shërbëtorë Krishtit jan’ ata? (Jashtë nga mëntë flas). tepër jam unë se ata. Ndë mundime tepërë, ndë rrahurë fort shumë, ndë hapsana tepërë, shumë herë ndë mes vdekëjavet.
24 Nga Çifutë u rrahçë e mora pesë herë nga dizet shkopinj para një.
25 Tri herë u rrahçë me shufra, një herë goditnë me gurë, tri herë u mbitçë ndë det, një ditë e një natë bëra ndë fund detit.
26 Shumë herë nd’udhëra, ndë rriziko lumëravet, ndë rriziko kusarëvet, ndë rriziko filisë sonë, ndë rriziko filivet tjera, ndë rriziko qutetevet, ndë rriziko erimivet, ndë rriziko detit, ndë rriziko vëllazëret rremet.
27 Ndë mundim, edhe ndë shtrëngim, ndë pafleturë shumë herë, ndë u e ndë et, ndë t’agjëruarë shumë herë, ndë ftohëtë e cveshurë.
28 Përveçe ature vijënë përjashtazet, silloit’ e çdo ditësë vijënë sipër, spudhi e gjithë Qishëvet.
29 Kush ësht’ i sëmurë, mos jem unë i sëmurë? Kush skandalisetë, unë nukë digjem?
30 Nd’është për mburturë, do mburrem për ato punëra vështrojënë smundëjënë time.
31 Perndia e babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, është i bekuarë ndë jetë pas jetet, e di unë nukë flas rreme.
32 Ndë Dhamasko ai qivernis filinë nd’ëmër mbretit Arethësë kish vënë ruan rrotullë qutetit Dhamaskosë, për zënë mua.
33 E u varçë ndë shportë nga një penxhere qe ndë mes murit, e shpëtova nga duart’ e tij.