Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Timothy 6

:
Albanian - ALTMK27
1 Gjith’ata janë ndënë cgjedhë skllavisë, le silloisjënë se duhetë nderojënë me çdofarë nderit zotërit’ e ture, mos shahetë ëmëri i Perndisë edhe dhidhaskalia.
2 E ata pa kanë zotërinj besëtë, le mos i ksenderojënë, sepse janë vëllazër, po shumë le punojënë, sepse janë besësë e dashurë, e kanë pjesë ndë këtë mirë. Këto dhidhaksi, e mpsoi.
3 Ndë dhidhaks ndonjë tjatërë lloi, e nukë vjen ndë fjalë shëndosha Zotit sonë Iisu Hristoit, e mbë dhidhaskali besësë.
4 Ai është një perifan, nukë di gjë, po ësht’ i sëmurë për qartëra e qërtuara ndë fjalëra, nga ato bënetë zili, qartë, shara, shubehera këqia.
5 Këto janë mundimi njerëzet kanë mëntë prishurë, e u lipsetë e vërteta, e silloisenë se besa është për fituarë. Largou nga tillëtë.
6 E vërtet është fitim i madh besa, me bërë me aft me pakënë.
7 Sepse s’kemi prurë gjë ndë këtë jetë, e nuk’ është shubehe, as mundjëmë marrëmë gjë fare.
8 Ma kur kemi ngrënatë, e mbuluaritë, le bënemi hoshnuk ndë këto.
9 Sepse ata duanë bënenë pasurë, bienë ndë piraksi e ndë lak paudhit, e ndë shumë dëshërime pavëjiera e dëmëtuara, ato mbitjënë njerëzitë ndë mort e ndë humbëjë.
10 Sepse rrënja e gjithë këqiavet është lakëmimi. Për dashuri saj dica u mërguanë nga besa, e shpuanë vetëhen’ e ture me shumë dhëmbura.
11 Po ti, o njeriu i Perndisë, ikë nga këto punëra, ma mbahu nga e drejta, nga evsevia, nga besa, nga dashuria, nga durimi, nga butëtë.
12 Lëfto ndë luftë mirë besësë. Rrëmbe jetën’ e pasosurë, për atë je thirrë, e mollojise një molloji mirë përpara shumë martirëvet.
13 porsit tij përpara Perndisë ep jetë gjithë punëravet, e përpara Krishtit Iisuit, martirisi ndë kohë Pondioit Pillatosë molloin’ e mirë.
14 ruaç ti këtë porsi pa lerosurë, pa kati(go)ri, ngjera mbë t’ardhurë Zotit sonë Iisu Hristoit.
15 Atë do ta bëjë duketë mbë kohë saj, i lumuri e vetëmë i forti, Mbreti i mbretet, e Zoti i ature Zotërojënë.
16 Ai vetëmë ka pavdekëjënë, e rri ndë një dritë paafëruarë, ai as ka qënë as mund jetë parë nga ndonjë njeri. Mb’atë nder, e mbretëri e pasosurë. Ashtu qoftë!
17 pasuritë ndë këtë jetë porsiti mos mburrenë, as mos kenë tharosn’ e ture ndë gjë s’ka besë, po ndë Perndin’ e gjallë, na ep navet gjitha me dorë hapëtë për gëzuarë.
18 bëjënë mirë ndë tjerë, jenë pasurë ndë punëra mira, apënë ature s’kanë, bashkonenë me gjithë.
19 Tuke vënë mbënjanë për vetëhe ture një themeli mirë për jetë vjen, pohtisjënë jetën’ e pasosurë.
20 O Timotheo, ruaj amanetnë, e mërgo me urrierë fjalët’ e humbura, e ndieratë, e qartëratë e asaj dijture ka ëmër rrem.
21 për atë dica tuke mburrurë ranë nga udha e besësë. Dhurëtia me ti. Ashtu qoftë! * Karta e Parë mbë Timotheonë u shkrua nga Llaodhiqia, ajo është qutet i parë e Frigjisë Pakatianisë.