Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Timothy 4

:
Albanian - ALTMK27
1 Ma Shpirti thotë faqeza, se ndë kohëra pastajme do mërgonenë dica nga besa, mbajënë vesh ndë shpirtëra gënjeshtrësë, e ndë dhidhaskalira paudhëvet.
2 Tuke thënë me ipokris(i) gënjeshtrënë, njerëz kanë fiqir’ e ture djegurë.
3 mbodhisjënë martonenë, e ruhenë nga ngrënatë, bëri Perndia për ngrënë me efharisti ata besojënë, edhe ata njohënë Perndinë.
4 Sepse çdo punë bëri Perndia ësht’ e mirë, e s’është ndonjë e shtirë poshtë, kur mirretë me efharisti.
5 Sepse shënjtëronetë me anë fjalësë Perndisë, e me anë luturit.
6 Nd’u thafç tila fjalë vëllazëret, do jeç shërbëtuar i mirë i Iisu Hristoit, i ushqierë me fjalë besësë e dhidhaskalisë mirë, e asaja je mbë mpsuarë.
7 Ma prallat’ e pëgëra e plakavet lei, e mpso vetëhenë mbë evsevi.
8 Sepse punuarit’ e kurmit pak vëjen, ma evsevia e besa ësht’ e vëjierë mbë gjitha, e ka taksura kësaj jetet e t’asaj vjen.
9 Këjo fjalë ësht’ e besuarë, e shumë e dheksurë.
10 Sepse për këtë mundonemi, e jemi sharë, sepse shpërejmë mbë Perndin’ e gjallë, ai shpëton gjithë njerëzitë, e shumë ata besojënë.
11 Porsit këto, e dhidhaksi.
12 Ndonjë le mos shajë ritë tat, po bënu ksomblë nd’ata besojënë, mbë folë, mbë pjekurë, mbë dashuri, mbë Shpirt, mbë besë, mbë qëruarë.
13 Ngjera sa vij unë, qëndro ndë dhiavasurë, ndë parigorisurë, e ndë dhidhaksurë.
14 Mos harxhoç dhurëtinë është tek ti, t’u dha me anë profitisë, me vënë duartë mbi krie priftërisë.
15 Këto kij ndër mënd, mbë këto punëra qëndro pa luajturë, duketë mbë gjithë prokopsuritë tat.
16 Vështro mbë vetëhe tënde, e mb’ato mpsove, e qëndro mbë to, sepse ndë bëfç kështu, edhe vetëhenë tënde do shpëtoç, edhe ata digjojënë tij.