Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Timothy 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit, sikundr’ është urdhëri i Perndisë sosi nevet, e Zotit Krisht, shpëresësë sonë.
2 Mbë Timotheonë djalën’ e dashurë mbë besë, dhurëti, e lejmosin, e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Krishti Iisui Zoti inë.
3 Sikundrë t’u luçë tij, prese nd’Efeso, kur vejë unë ndë Maqedhoni, porsitje dicavet mos dhidhaksnë dhidhaskalira tjera.
4 As mos venë pas prallavet e gjeneallogjivet nukë kanë sosurë, ato bienë qartëra shumë se dër(t)im Perndie, bënenë mbë besë.
5 e pastajmea e porsisë adha është dashuria nga zëmëra e qëruarë, e nga fiqiri i mirë, edhe nga besa s’ka gënjeshtrë.
6 Nga ato punëra dica si u mërguanë, ranë ndë fjalë humbura.
7 Tuke dashurë bëjnë si dhaskalë nomit, pa kupëtuarë as ato thoshnë, as ato epnë për vërteta.
8 Ndashti e dimë nomi ësht’ i mirë, ndë punoftë njeri sikundr’ është nomi.
9 E di këtë, nuk’ është bërë nomi për drejtinë, po për shtrëmbëritë, e pabinduritë, për pabesëtë, e pëgërëtë, për ata rrahënë babanë, e për ata rrahënë mëmmënë, e për gjakëcorë.
10 Për ku(r)vjarë, a për fajëtorë fajit ndierë, për kusarë njerëz(e)t, për rrem, e për ata betonenë rrem, e nd’është ndonjë jetërë është kondrë dhidhaskalisë shëndoshë.
11 Ajo është sikundrë thotë Ungjilli i nderçim i lumurit Perndisë m’është dhënë mua.
12 E ap lëvdim atij ka bërë fortë mbë Hristonë Iisunë Zonë tonë, sepse llogjiasi besësë, tuke vënë mua ndë punë.
13 Mua përpara qeshë vllasfimjar, e ndjekës, e shahëraq, po u ndëjieçë, sepse nga padijturitë e bëra, tuke qënë i pabesë.
14 Ma buroi shumë dhurëtia e Zotit sonë me besë e me dashuri, është mbë Hristonë Iisunë.
15 Fjala ësht’ e besuarë, e e zonja ta dheksjë cilido, Iisu Hristoi erdhi ndë këtë jetë për shpëtu(a)rë fajëtorë, nga ata i pari jam unë.
16 Ma andaj gjeçë ndëjesë, dëftojë mbë mua përpara Iisu Hristoi gjithë dashurinë, për ksomblë ature duajnë besoijnë mbë për jetë pasosurë.
17 E mbë Mbretnë e jetëvet pavdekurë, padukurinë, mbë vetëmë sofonë Perndi nder e lëvdim ndë jetë pas jetet. Kështu qoftë!
18 Këtë porsi bëj ti, o biri im Timotheo, sikundrë janë profititë qëndruanë përpara për tij, bëneç trim mbë to, ndë trimëri mirë.
19 Tuke pasurë besë e fiqir mirë, atë si nuk’ e deshnë dica, e thienë karavnë mb’anë besësë.
20 Nga nemuri i tillëvet ësht’ Imeneoi edhe Aleksandhroi. Ata i dhaçë unë nde Satanai, mpsonenë mos vllasfimisjënë.