Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Thessalonians 5

:
Albanian - ALTMK27
1 E sa për mote e për kohëra, vëllazër, nukë kini hri t’ua shkruajmë nevet.
2 Sepse juvet vetë e diji fort mirë, dita e Zotit do vijë posi kusari i natësë.
3 Sepse kur t’u thonë: Paq e siguri, atëherë do t’arrijë mbë ta papandehurë humbëja, si dhëmburit’ e barkut gruasë me barrë, e do mos kenë shpëtim.
4 Po juvet, vëllazër, nukë jini nd’errëcirë, t’u pllakosjë ajo ditë si kusar.
5 Sepse gjithë juvet jini bijt’ e ditësë. Na nukë jemi natësë as errëcirësë.
6 Le mos flëmë adha nevet si edhe tjerëtë, po le rrimë cgjuarë e esëllë.
7 Sepse ata flënë, natënë flënë; e ata dehenë, natënë dehenë.
8 Andaj na jemi bijt’ e ditësë, le jemi esëllë, e le veshjëmë skutar’ e besësë, e dashurisë; e periqefalë, shpëresë shpëtimit.
9 Sepse nukë na ka nevet Perndia apofasisurë për urgji, po na ka për poktisurë shpëtimnë me anë Zotit sonë Iisu Hristoit.
10 vdiqi për nevet, rrojmë me bashkë, kaqë kur jemi cgjuarë, aqë kur jemi fleturë.
11 Andaj forconi njeri-jatërinë, e bëni për dërtim njeri-jatërit, sikundr’ edhe bëni.
12 E u lutemi juvet, vëllazër, vështroni ata mundonenë ndër ju e u ndihjënë juvet mbë Zonë, e u apënë juvet nasihat.
13 E t’i kini ata mbë nder me shumë dashuri, për punë ture. Kini paq ndë mes tuaj.
14 E u lutemi juvet, vëllazër, mpsoi ata nukë bëjënë ato ka urdhëruarë Perndia, parigorisni zëmërëvogjëjtë, ipni ndihmë sëmurturet, jini durimçim mbë gjithë.
15 Vështroni mos bëjë njeri ndonjëit keq për keq, po gjithënjë kërkoni bëni mirënë edhe njeri mbë jatërinë, edhe mbë gjithë.
16 Jini gjithënjë mbë gëzim.
17 Fali pa çkëputurë.
18 Epni efharisti për gjithë punëra, sepse këjo është dashuri e Perndisë mbë Hristo Iisunë mbë gjithë juvet.
19 Mos e shuani Shpirtinë.
20 Mos shtiri poshtë Profitëtë.
21 Dhoqimasni gjitha, mbai mirënë.
22 Nga çdolloi e keqe ruhi.
23 E vetë Perndia e paqit t’u Shënjtërojë juvet mbë gjithë punëra, t’u ruhetë Shpirti juaj i tërë edhe kurmi pa fëjierë mbë t’ardhurë Zotit sonë Iisu Hristoit.
24 I besësë ësht’ ai u ka thirrë juvet, e ai edhe do ta bëjë.
25 Vëllazër, luti për nevet.
26 Fali me shëndet gjithë vëllazëret me puthurë Shënjtërishte.
27 U mbë be juvet mbë Zonë, këjo kartë këndonetë mbë gjithë Shënjtorëtë vëllazër.
28 Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit me gjithë juvet. Ashtu qoftë! * Karta e parë ndë Selenikli u shkrua nga Athina.