Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Thessalonians 2

:
Albanian - ALTMK27
1 Sepse ju vetë e diji, vëllazër, t’ardhuritë tanë ndër ju, nuk’ u mbrazëtë.
2 Po ndonëse patmë hequrë shumë këqia përpara, e shara, sikundr’ e diji, ndë Filippë, ma patm tharos te Perndia onë flasëmë mbë ju Ungjill’ e Perndisë me shumë përpjekurë.
3 Sepse dhidhahia onë nuk’ u nga e rremea, as nga e keqea, as nga gënjeshtra.
4 Po sikundr’ u dhoqimasm nga Perndia na besonej nevet Ungjilli, kështu kuvëndojmë, jo sikur do pëlqejmë njerëzet, ma Perndisë, kërkon zëmëratë tona.
5 Sepse fjala onë nukë qe kurrë mbë kollaqi, sikundr’ e diji, as kërkuam kurrë lakëmi. Perndia është martiri inë.
6 As kërkuam nga njerëzitë nder, as nga juvet, as nga tjerë, ndonëse mundjëm kërkojëm, si Apostoj Krishtit.
7 Po u bëm butë ndë mes tuaj, posi mëndeshëa ngroh ndë gji djelmt’ e saj.
8 Kështu tuke dëshëruarë juvet, duamë t’u bëjëmë pjesë juvet jo vetëmë nga Ungjilli i Perndisë, po edhe nga shpirtëretë tanë, sepse u bëtë dashurë mbë nevet.
9 Sepse juvet i mbai mënd, vëllazër, zahmetnë tonë e lodhuritë; tuke punuarë nat’ e ditë, mos rëndojmë asnjë prej jush, kemi dhidhaksurë Ungjillë e Perndisë ndër juvet.
10 Juvet jini martirë edhe Perndia, sa Shënjtërisht, e me sa drejtë, e pa sharë jemi prurë mbë ju besuatë.
11 sikundr’ e diji, cilinëdo nga jush, si babai djelmt’ e tij u lutishëm e u parigorisjëm.
12 E u vërëm ndë be, ecëjëtë sikundrë ka hie Perndisë u thërret juvet ndë mbretëri tij e ndë nder.
13 Andaj edhe nevet efharistisjëmë Perndinë gjithënjë, sepse si muarrtë fjalën’ e Perndisë digjuatë prej nesh, e dhekstë jo si fjalë njerëzet, po sikundr’ është me vërtetë (si) fjalë Perndiet, ajo fjalë edhe bën punë mbë ju kini besuarë.
14 Sepse juvet, vëllazër, kini gjarë qishëvet Perndisë, janë ndëpër Iudheë mbë Krishtinë Iisunë, sepse tila punëra kini besuarë edhe juvet nga filia juaj, si edhe ata nga Çifutë.
15 Nga ata vranë edhe Zonë Iisunë, edhe vetë Profitëtë, edhe nevet na kanë ndjekurë, e s’kanë pëlqierë Perndisë, e janë armiq gjithë njerëzet.
16 Ata na mbodhisjënë nevet flasëmë ndë filira tjera sosenë, venë tuke mbushurë gjithënjë merrën’ e fajevet ture, sepse erdhi mbi ta urgjia e Perndisë ngjera pastajmenë.
17 Po nevet, vëllazër, si u varfëruam nga jush ca kohë, sa nga parëtë, jo nga zëmëra, nxitojëm tepërë shohëm faqenë tuaj me dëshërim madh.
18 Andaj deshëm vijëm ndër ju (makar unë Pavllua) edhe një herë, edhe di herë, po na mbodhisi nevet Satanai.
19 Sepse cila është shpëresa onë, a gëzimi, a kurora e mburrëcisë? Vallë nukë jini juvet përpara Zotit sonë Iisu Hristoit mbë t’ardhurë tij?
20 Me vërtetë juvet jini nderi inë, edhe gëzimi inë.