Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Thessalonians 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Pavllua, e Silluanoi, e Timotheoi mbë Qishë Seleniqotet, mbë Babanë Perndinë, e mbë Zonë Iisu Hristonë, le jetë dhurëti mbë jush, e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
2 Bëjmë lëvdim Perndisë kurdo për gjithë juvet, tuke kujtuarë juvet mbë falurë tonë.
3 Kurdo kujtonemi punën’ e besësë suaj, e mundimn’ e dashurisë, e durimn’ e shpëresësë Zotit sonë Iisu Hristoit, përpara Perndisë e Babait sonë.
4 Si ata njohëmë nga Perndia, vëllazër dashurë, cgjedhuritë tuaj.
5 Sepse Ungjilli inë nuk’ u mbanë jush me fjalë vetëmë, po edhe ndë fuqi, e ndë Shpirtinë Shënjt, e ndë mbushurë shumë, sikundr’ e diji çfarë lloi qem nevet ndë mes tuaj për mirë tuaj.
6 E juvet u bëtë gjarë nevet edhe Zotit, tuke dheksurë fjalënë me shumë pikëllim, me gëzim Shënjtit Shpirt.
7 Kaqë jini bërë juvet ksomblë mbë gjith’ ata besuanë ndë Maqedhoni e nd’Ahai.
8 Sepse prej jush u përhap fjala e Zotit, jo vetëmë ndëpër Maqedhoni e ndëpër Ahai, po edhe mbë çdo vënd arrijti besa juaj kini mbë Perndinë, kështu nukë duhetë flasëmë na gjë.
9 Sepse ata për nevet rrëfejënë çfarë lloi qe hiritë tanë ndër ju, e qish nga Idhollatë kthejtitë vetëhenë tuaj mbë Perndinë, për punuarë Perndin’ e gjallë e vërtetënë.
10 E për priturë birit tij nga Qielltë, atë ngjalli ai nga vdekuritë, Iisunë na shpëtoi nevet nga urgjia duan vinte.