Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Peter 3

:
Albanian - ALTMK27
1 E ashtu edhe gratë le jenë bindura ndë burra ture, sepse ndë mos besofçinë dica ndë fjalë, pohtisenë pa fjalë nga urtëcia e gravet.
2 Tuke vështruarë ata (bashkë) me nder jetënë tuaj qëruarënë.
3 T’ature gravet donatia le mos jetë përjashtazi ndë dërtuarë lishëravet, a ndë ar vënë rrotullë, a ndë stoli rrobavet veshjënë.
4 Po stoli është njeriu i fshehurë i zëmërësë me atë nukë prishetë, do thom, Shpirtit butë e paluajturit, është pun’ e vëjierë përpara Perndisë.
5 Sepse ashtu njëherë gratë shpëreijnë mbë Perndinë stolisnë vetëhen’ e ture, me bindurë ndë burra ture.
6 Sikundrë Sarra qe e bindurë mbë Avraamnë, e e thërrit Zot, t’asaj juvet jini vashëza, kur punoni mirë, e mos trëmbi nga ndonjë frikë.
7 Ashtu edhe juvet burratë, rroni me urtëci bashkë me gra, si me enë smundurë; epni nder (e kurcim) si klironomë jini me to bashkë dhurëtisë jetësë, mos u mbodhisenë falatë tuaj.
8 E pastajmenë, jini gjithë me një zëmërë, ndëjesës, miqt’ e vëllazëret, zëmërëbutë, urtë.
9 mos ipni keq për keq, a sharë për sharë; po kundrë kësaj, bekoni. Sepse e diji për këtë jini thirrë, merri pjesë bekimnë.
10 Cilido adha do e dëshëron jetënë, e shohë ditëra mira, le t’i vërë frë gjuhësë tij nga e keqia, e buzët’ e tij mos flasënë gënjeshtrë.
11 Le mërgonetë nga e keqia, e le bëjë mirënë; le kërkojë paqnë, e le bëjë mirënë; le kërkojë paqnë, e le bëjë pas asaj.
12 Sepse sit’ e Zotit janë mbi drejtë, e veshët’ e tij mbë falë ture; ma faqia e Zotit kondr’ ature bëjënë këqiatë.
13 E cili ësht’ ai t’u dëmëtojë juvet, nd’u bëfi ziliarë mirësë?
14 Po edhe ndë pësofçi ndonjë keq për drejtë, lum juvet; e mos trëmbi frikën’ e ature, e mos nakatosi.
15 Po bekoni ndë zëmëra tuaj Zonë Perndinë; e jini gati kurdo epni xhevap cilitdo t’u kërkojë juvet fjalë për shpëresë është mbë juvet, me butë e me frikë.
16 Tuke pasurë sinidhis mirë, ndaje t’u shajënë juvet si për ligj, turpënonenë ata u gucitjënë juvet jetën’ e mirë kini mbë Krishtnë.
17 Sepse është mirë heqjë njeri keq (ndë do kështu thelim’ e Perndisë) tuke bërë mirë, se tuke bërë keq.
18 Sepse edhe Krishti një herë vdiqi për faje tona, i drejti për shtrëmbëritë; na bjerë nevet te Perndia, ndonëse u vu ndë mort nga an’ e kurmit, ma u ngjall prej Shpirtit.
19 Me atë edhe vate dhidhaks mb’ata shpirtëra qenë ndë hapsanë.
20 Ata panë qënë njëherë pabesë, atëherë duruarit’ e Perndisë rrij e i prit ndë dit Noesë, kur dërtonej Qivotoja, mb’atë pak (domethënë tetë Shpirt) shpëtuanë mbi ujë.
21 Mb’atë punë për ksomblë është ndashti ata pagëzuaritë na shpëton nevet (e nuk’ është hequrit’ e lerësë kurmit, po omologji me Perndinë sinidhisit mirë) me anë ngjallturit Iisu Hristoit.
22 Ai rri mb’anë djathtë Perndisë, sepse vate ndër Qiell e ju falë atij ëngjëjtë, edhe eksusitë, edhe fuqitë.