Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Peter 2

:
Albanian - ALTMK27
1 Andaj le lëmë çdofarë keqë, e çdofarë gënjeshtrë, e ipokrisitë, e zilitë, e gjitha hequratë ndë gojë.
2 Posi foshnjë lerë ndashti, duajni me dëshërim qumështit’ e Shpirtit kulluaritë, rriti mbë të.
3 Ndë kini dhoqimasurë me vërtetë Zoti është i ëmblë.
4 Mb’atë qasi, është, thom, një gur i gjallë, i hedhurë poshtë nga njerëzitë, ma mbanë Perndisë i cgjedhurë e i nderçim.
5 E juvet posi gurë gjallë jini ktisurë mbi të, një shtëpi e Shpirtit, një Priftëri Shënjte, për prurë kurbane Shpirtit, pëlqiera te Perndia, me anë Iisu Hristoit.
6 Pra andaj ka ndë kartë: Ja, unë ndë Sion një gur quçn’ e qoshesë cgjedhurë, paçmuarë, e ai besojë mbë nukë do turpëronetë.
7 Për juvet adha besuatë ai gur është nder, ma nd’ata nukë besojënë ai është guri u hodh poshtë nga ata dërtoijnë shtëpinë, kij u quçi i qoshesë, e gur i skondapsurit, e gur i skandalisë.
8 Mb’ata përpiqenë ndë fjalë, e nukë besojënë mb’atë edhe qenë urdhëruarë.
9 Ma juvet, fili e cgjedhurë, Priftëri e mbretit, Milet i Shënjtëruarë, llao i fituarë nga Perndia, për rrëfierë miratë e atij u thirri juvet nga errëcira ndë dritë tij çuditurënë.
10 Juvet njëherë jeshëtë jo llao, ma ndashti jini llaoi i Perndisë; juvet njëherë nukë keshëtë pjesë nga ndëjesa, e ndashti u bëtë pjesëtarë mbë ndëjesë.
11 dashurë, u lutem si botësë e huaj largoni nga dëshërimet’ e kurmit, venë si trima kondrë Shpirtit.
12 Tuke rruarë mirë ndë mes filiravet, tek u heqëjnë ndë gojë juvet si njerëz këqinj, si shohënë punëratë tuaj miratë, lëvdojënë Perndinë ndë ditë do shohë.
13 Bindi adha për Zotnë mbë çdo taks njerëzet, kaqë mbë mbretnë, si mbë lartinë.
14 Kaqë mbë zotërinj, si mbë dërguarë nga Perndia, mundojënë ata bëjënë këqiatë, e mburrjënë ata bëjënë mirënë.
15 Sepse këjo është thelim’ e Perndisë, tuke bërë mirë mbillni gojën’ e njerëzet pamënd.
16 Si lefterosurë, e mos kini lefterinë si një mbuluarë keqesë, ma posi ropt’ e Perndisë.
17 Nderoni gjithë, doi vëllazërinë, Perndinë trëmbi, mbretnë nderoni.
18 Kopijtë bindi ndënë zotërinj me çdofarë frikë, jo vetëmë ndë mirëtë e butëtë, po edhe mbë t’ashprëtë.
19 Sepse këjo ka pagë, ndë duroftë njeri helmëcira, kur heq keq pa faj për silloi Perndisë.
20 Sepse ç’nder ësht’ ai, nd’është me fëjierë e me rrahurë duroni? Ma ndë durofi kur bëni mirë, e pësoni, kij është hir mbanë Perndisë.
21 Sepse mbë këtë jini thirrë, sepse edhe Krishti pësoi për juvet, e ju la juvet ksomblë, viji pas gjurmëvet tij.
22 Ai faj nukë bëri, as u gjënd gënjeshtrë ndë gojë tij.
23 Ai kur mallëkonej, nukë mallëkon; kur pëson nukë kanos; po lihej ndë duar t’atij e gjukon pa gjuq.
24 Ai fajetë tona i mbajti ai vetë ndë kurm tij mbi dru; vdesëmë ndë faje e rrojmë ndë vërtetë. Për plagë tij jini juvet shëruarë.
25 Sepse juvet jeshëtë posi dhënt humbura, po ndashti u kthietë mbë dëlmuarë e mbë piskopn’ e Shpirtëret suaj.