Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Peter 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Petrua, Apostolli i Iisu Hristoit, mb’ata rrinë ndë vënd huaj përhapurë ndëpër Pondo, ndëpër Gallati, ndëpër Kapadhoqi, ndëpër Asi, ndëpër Vithini, e cgjedhurë.
2 Sikundr’ është parit’ e përparëshm Perndisë Babait mbë Shënjtërim Shpirtit, ndë gjegjurë Iisu Hristoit, e ndë randisurë me gjak tij, dhurëti e paq le shtonetë mbë juvet.
3 Le jetë bekuarë Perndia e Babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, ai për ndëjesë tij madhenë na polli nevet për ditit ndë një shpëresë gjallë me anë ngjallturit Iisu Hristoit nga vdekuritë.
4 Mbë një klironomi paprishurë, e pamolepsurë, e pamarangjasurë, ruajturë ndë Qiell për juvet.
5 Për ju ruhai me fuqi Perndisë me anë besësë për shpëtim është bërë gati për çfaqurë ndë kohë pastajme.
6 Mb’atë juvet gëzoni, ndonëse duhetë helmoni ndashti pakëzë (ndë bëftë hri) me shumë lloi piraksira.
7 gjëndetë dhoqimia e besësë suaj shumë e nderçurë nga ari humbetë e dhoqimasetë me anë zjarit për mburëzi e lëvdim, mbë çfaqurë Iisu Hristoit.
8 T’atij e doji juvet pa parë, mb’atë edhe ndashti besoni pa parë, e me besuarë gëzoni me një gëzim paksijisurë e lëvduarë.
9 Tuke marrë skoponë e besësë suaj, shpëtuarit’ e Shpirtevet.
10 Për atë shpëtim kërkuanë e ksetaksnë profitëtë, ata profitepsnë për dhurëti është ndër juvet.
11 Tuke ksetaksurë kohënë a ç’lloi kohë shënuarë nga ai qe mbë ta Shpirti i Krishtit tha përpara pësuarat’ e Krishtit, e nderetë pastajme.
12 Mb’ata qe cbuluarë, ata jo për vetëhe, po për nevet qenë shërbëtorë ature punëravet, ndashti u rrëfienë mbë juvet nga ata u dhidhaksnë Ungjillë juvet me anë Shënjtit Shpirt, dërguarinë nga Qielltë, mb’ato punëra dëshërojënë Ëngjëjtë shohënë me si.
13 Pra andaj le jenë ngjeshurë mesetë e mëndiesë suaj, esëlluarë, shpëreni tërë mb’atë dhurëti është dhënë mbë juvet, mbë çfaqurë Iisu Hristoit.
14 Si djelmt’e digjuarësë mos pleksi me dëshërime para, keshëtë ndë kohë padijturit suaj.
15 Po sikundr’ është Shënjt ai u thirri juvet, bëni edhe juvet shënjtorë ndë gjithë punëra tuaj.
16 Sepse është shkruarë: Bëni shënjtorë, sepse unë jam Shënjt.
17 E ndë thërritni baba atë gjukon pa cgjedhurë faqe, sikundrë janë punëtë e gjithëkujt, rroni ndë frikë gjthë motnë e ksenitisë suaj.
18 Sepse e diji juvet nukë jini blerë me punëra prishura, me ergjënd a me ar nga jeta juaj e pavëjierë e e lënë nga baballarëtë tuaj.
19 Po me gjak nderçurë Krishtit si qengjit pakatigori e pa zhierë.
20 E qe ardhurë përpara se themeliosej jeta, e u çfaq për juvet ndë kohë pastajme.
21 Mbë juvet besoni me anë t’atij mbë Perndinë e ngjalli nga vdekuritë, e e nderoi atë, besojëtë juvet e shpërejëtë mbë Perndinë.
22 Tuke kërkuarë Shpirtëretë tuaj me digjuarë vërtetësë, me anë Shpirtit, mbë dashuri vëllazërisë pahile, doi njeri-jatërinë me gjithë zëmërë qëruarë kurdo.
23 Sepse jini lerë për ditit jo nga farë e prishurë, po paprishurë me anë fjalësë Perndisë mbetetë gjallë, e ndë gjithë jetë.
24 Sepse çdo kurm është si bar, e gjithë nderi i njeriut si lule e barit. U tha bari, edhe ënda e tij ra.
25 Ma fjala e Zotit duron për gjithë jetë; e këjo është fjala është çfaqurë mbë juvet.