Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 John 4

:
Albanian - ALTMK27
1 dashurë, mos besoni mbë çdo Shpirt, po dhoqimasni Shpirtëratë, ndë janë nga Perndia, sepse shumë profitër rrem kanë dalë nga bota.
2 Nga këjo njihetë Shpirti i Perndisë. Çdo Shpirt mollois se Iisu Hristoi erdhi nde kurmi, ai është nga Perndia.
3 Ma çdo Shpirt thotë se Iisu Hristoi nuk’ erdhi me kurm, nuk’ është nga Perndia, e është një Antihristo, kini digjuarë do vijë, e ndashti është ndë jetë.
4 Juvet, o djelm, jini nga Perndia, e i kini mundurë ata, sepse i fortë ësht’ ai është ndër ju, se ai është ndë jetë.
5 Ata janë nga jeta, pra andaj kuvëndojnë nga jeta, e jeta ature u digjon.
6 Navet jemi nga Perndia. Ai njeh Perndinë, na digjon nevet. Ai s’është nga Perndia, nukë gjegjetë nevet. Nga këjo shquajmë Perndin’ e vërtetësë, nga Shpirti i gënjeshtrësë.
7 dashurë, le duamë njeri-jatërinë, sepse dashuria është nga Perndia. E ai do, është lerë nga Perndia e njeh Perndinë.
8 Ai nukë do, nuk’ e njeh Perndinë, sepse Perndia është dashuri.
9 Nga këjo u çfaq dashuria e Perndisë ka ndër nevet, sepse dërgoi bir’ e tij vetëminë Perndia ndë jetë, rrojëmë navet me anë tij.
10 Këtu qëndron dashuria, jo sikur e deshm nevet përpara Perndinë, po ai na deshi nevet, e dërgoi bir’ e tij ndëjesë për faje tona.
11 dashurë, ndë na deshi kaqë shumë Perndia nevet, edhe na duhetë kështu duamë edhe njeri-jatërinë.
12 Perndinë s’e pa kurrë njeri, ndë daçim njeri-jatërinë, Perndia qëndron ndër nevet, edhe dashuria e tij ësht’ e tërë ndër nevet.
13 Nga këjo njohëmë qëndrojëmë mbë të, e ai qëndron mbë nevet, sepse ai ka dhënë mbë nevet nga Shpirti i tij.
14 E navet kemi parë, edhe martirisjëmë babai ka dërguarë bir’e tij për sosurë botënë.
15 Cilido molloisjë se Iisui është i biri Perndisë, Perndia rri mbë të, e ai mbë Perndinë.
16 E nevet kemi njohurë e kemi besuarë mb’atë dashuri Perndia ka mbë nevet. Perndia është dashuri, e kush qëndron ndë dashuri, qëndron mbë Perndinë, e Perndia mb’atë.
17 Mbë këtë është e tërë dashuria e Perndisë mbë nevet, kemi tharos për ditë gjuqsë, sepse ç’lloi ësht’ ai, tillëtë jemi edhe na ndë këtë jetë.
18 Frikë nukë qëndron mbë dashuri, po dashuria e tërë, e kren jashtë frikënë, sepse frika ka mundim e ai trëmbetë nuk’ është i tërë ndë dashuri.
19 Nevet adha e duamë atë, sepse ai na deshi nevet heriet e parë.
20 Ndë thashtë ndonjë, se unë dua Perndinë, e vëllan’ e tij nuk’ e do, ai është gënjeshtjar, sepse ai nukë do vëllanë e sheh, qish mund dojë Perndinë, atë nuk’ e sheh?
21 E këtë porsi kemi prej si, ai do Perndinë, dojë edhe vëllan’ e tij.