Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 4

:
Albanian - ALTMK27
1 Kështu le na silloisjë nevet cilido njeri, si shërbëtorë Krishtit, e si konomë fshehuravet Perndisë.
2 E e pastajmea, kërkonetë ndë konomë, gjëndetë gjithëkush i besësë.
3 Po mua pak përton gjukonem nga jush, a nga gjuqi i njerëzet, e tepërë as bëj gjuq për vetëhe.
4 Sepse nukë di ndonjë faj mbë vetëhe time, ma nukë gjukonem mbë këtë, po Zoti ësht’ ai gjukon.
5 Pra andaj mos doi gjukoni përpara kohësë gjë, ngjera sa vijë Zoti, e ai do ndritëcojë fshehurat’ e errësirësë, e do çfaqjë fiqiret’ e zëmëravet. E atëherë do bënetë mbë cilinëdo mburturitë nga Perndia.
6 E ndashti këto, o vëllazër, i kam kthierë me sqimë qenehú mbë vetëhe time e mbë Apollonë, për juvet, me anë tënë mpsoni mos silloisni larta tepër nga ç’është shkruarë, mos kordhosetë njeri kondrë jatërit.
7 Sepse kush shquan tij nga jetëri? E ç’ke ti nuk’ e ke marrë? E nd’është e ke marrë, pse mburre sikur s’e ke marrë?
8 Ndashti jini ngosurë, ndashti tepëruatë, pa nevet mbretëruatë. E makar keshëtë mbretëruarë, mbretërojëmë edhe na me juvet bashkë.
9 Sepse duketë Perndia na çfaqi nevet apostojtë pastajmë si t’apofasisurë mbë vdekëjë, sepse u bëm boroli ndë botë edhe mbë ëngjëj edhe mbë njerëz.
10 Nevet marrë për Krishtinë, e juvet t’urtë mbë Krishtinë. Nevet smundurë, e juvet fortë. Juvet nderçurë, e nevet ksenderçurë.
11 Ngjera mbë këtë kohë nevet durojmë unë edhe etnë, e jemi cveshurë, e rrihemi, e vijmë rrotullë tutje e tëhu se s’kemi ku qëndrojëmë.
12 E mundonemi tuke punuarë me duar tona. Kur shahemi, bekojmë. Kur na ndjekënë, durojmë.
13 Kur na vllasfimisjënë, - u lutemi me fjalë t’ëmbla, si paçamuret’ e botësë u bëm, skupirat’ e gjithëvet ngjera sot.
14 Nuk’ i shkruaj këto punëra për bërë juvet turp, po u ap nasihat si djelmt’ e mi dashurë.
15 Se edhe keshëtë dhjetë mijë Pedhagogë mbë Krishtinë, ma nukë kini shumë baballarë, sepse un’ u kam pjellë juvet mbë Iisu Hristonë me anë t’Ungjillit.
16 Për atë punë u lutem jini pas meje.
17 Andaje u dërgova juvet Timotheonë, është djali im i dashurë, e i besësë mbë Zotnë; ai do t’u bjerë juvet ndër mënd udhët’ e mia ecëj mbë Krishtnë, sikundrë dhidhaks kudo ndë gjithë qishëra.
18 Ca prej jush u perifanepsnë sikur do mos vijë u ndër ju.
19 Po do vij shpejt ndër ju, ndë dashtë Zoti, e do njoh jo fjalën’ e ature u perifanepsnë, po fuqinë.
20 Sepse mbretëria e Perndisë s’është ndë fjalë, po është ndë fuqi.
21 Ç’doi? vij mbë ju me stap, a me dashuri, e me Shpirt butësë?