Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 16

:
Albanian - ALTMK27
1 E sa për mbëjedhurë eleimosinit bënetë për Shënjtorë, sikundrë dhaçë urdhër ndë qishëra Gallatisë, kështu bëni edhe juvet.
2 Çdo ditë parë javësë cilido nga jush le vërë mbënjanë, e le mbëjedhë atë ka murvet, mos bënetë mbëjedhuritë kur vij unë.
3 E si vij unë ati, do dërgoj me kartëra ata do zgjidhni juvet shpienë dhurëtinë tuaj nd’Ierusalim.
4 E ndë qoftë puna e kollajtë, vete edhe unë, do vijënë me mua bashkë.
5 Unë ndashti do vij ndër juvet, kur vij rrotullë Maqedhonisë (sepse ndashti shkoj ndëpër Maqedhoni).
6 E mbanë jush mbase do mbetem kohë, a mbase do dimëroj, përcilli juvet ngado vete.
7 Sepse nukë dua t’u shoh juvet ndashti mbë shkuarë, po shpërej qëndroj dica kohë ndër juvet, ndë ma ndëjeftë Zoti.
8 E do mbetem nd’Efeso ngjera ndë Pendikosti.
9 Sepse m’u hap një derë e madhe e e gjerë, e shumë armiq.
10 E nd’artë Timotheoi, vështroni rrijë ndër juvet pa frikë, sepse punon punën’ e Zotit si edhe unë vetë.
11 Ndonjë adha le mos e shkarrëzojë atë, po përcillie atë me mirë, vijë tek unë, sepse e pres atë bashkë me vëllazër.
12 Sa për vëllanë Apollo, unë ju luçë shumë vin ndër juvet bashkë me vëllazër, e pajetërë nukë deshi vin ndashti, ma do vijë kur ketë nge.
13 Rriji zgjuarë, qëndroni ndë besë, bënuni si burra, e forconi.
14 Gjithë punëtë tuaj le bënenë me dashuri.
15 E u lutem juvet, vëllazër, juvet e diji shtëpin’ e Stefanait, është pemm’ e parë e Ahaisë, e mbë punë Shënjtorëvet kanë vënë vetëhen’ e ture.
16 bindeni edhe juvet mbë tillëtë, e mbë cilinëdo punon me nevet bashkë e mundonetë.
17 Gëzonem mbë t’ardhurë Stefanait, edhe Furtunatosë, edhe t’Ahaikoit, sepse këta e vunë ndë vënd atë lipsej nga juvet.
18 Sepse prëjtinë Shpirtinë tim edhe tuajnë. I njihni adha tillëtë.
19 U falenë me shëndet juvet Qishët’ e Asisë. U falenë juvet mbë Zotnë shumë Aqilla edhe Prisqilla, bashkë me qishën’ e ture kanë mbë shtëpi.
20 U falenë juvet me shëndet gjithë vëllazëritë. Puthni njeri-jatërinë me puthurë Shënjtërishte.
21 falëtë është shkruarë me dorë time Pavllosë.
22 Nd’është ndonjë nukë do Zotnë Iisu Hristonë, le jetë anathema, Maran Atha.
23 Dhurëtia e Zotit Iisu Hristoit qoftë me juvet.
24 Dashuria ime bashkë me gjithë juvet mbë Iisu Hristonë. Ashtu qoftë! * Kart’ e parë ndë Korinthiot u shkrua nga Filippëtë me mes Stefanait, e Furtunatosë, e Ahaikoit, e Timotheoit.