Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 15

:
Albanian - ALTMK27
1 U ndashti, o vëllazër, u rrëfej juvet Ungjillë, atë paçë mbë juvet vangjelisurë, atë edhe e patë marrë, edhe qëndroni mbë patundurë.
2 Me anë tij edhe soseni, ndë mbai me atë siri fjalet ua dhidhaksa unë juvet, përveçe ndë mos besuatë mbë mbrazëtë.
3 Sepse u kam dhidhaksurë juvet protoparë atë paçë mpsuarë edhe unë, Krishti vdiqi për faje tona, sikundrë thonë kartëratë.
4 Edhe u vu ndë varr, edhe u ngjall tretënë ditë, sikundrë thoshnë kartëratë.
5 Edhe u duk mbë Qifanë, e pastaje mbë dimbëdhjetë.
6 E pastaje u duk mbë pesëqind vëllazër njëherë, e nga ata shumëtë rrojënë ngjera mbë sot, e dica pa kanë vdekurë.
7 E pastaje ju duk Iakovoit, pastaje mbë gjith’ apostoj.
8 E pas gjithëvet, posi mbë një shtirë, u duk edhe mbë mua.
9 Sepse unë jam m’i vogëli nga apostojtë, s’jam i Zoti quhem Apostoll, sepse kam pasurë ndjekurë qishën’ e Perndisë.
10 Po me dhurëti Perndisë jam ai jam, e dhurëti e saj është tek u, nuk’ u e mbrazëtë, po shumë nga gjith’ ata u munduaçë. E jo unë, po dhurëti e Perndisë është bashkë me mua.
11 Edhe un’ adha, edhe ata, kështu dhidhaksjëmë, e kështu kini besuarë.
12 E nd’është dhidhaksetë Krishti u ngjall nga vdekuritë, qish thonë dica prej jush, s’është ngjallturë nga vdekëja?
13 E ndë mos është ngjallturë nga vdekuritë, as Krishti është ngjallturë.
14 E ndë mos është Krishti pa ngjallturë, e mbrazët’ ësht’ adha dhidhahia onë, e e pavëjierë është besa juaj.
15 Edhe çfaqemi martirë rrem Perndisë, sepse kemi dhënë martiri për Perndinë ngjalli Krishtinë, s’e ka ngjallturë, ndë mos ngjallenë vdekuritë.
16 Sepse ndë mos ngjallenë vdekuritë, as Krishti u ngjall.
17 E ndë mos u ngjall Krishti, ësht’ e pavëjierë besa juaj, edhe po ndë faje tuaj jini.
18 Andaj edhe ata flënë mbë Krishtinë, janë humburë.
19 Ndë shpërejmë mbë Krishtinë për këtë jetë vetëmë, jemi gjëmuarë nga gjithë njerëzitë.
20 Ma ndashti Krishti është ngjallturë nga vdekuritë, e u lule e parë e vdekuret.
21 Sepse sikundr’ erdhi nga ana e njëit njeriut vdekëja, kështu edhe ngjallturit’ e vdekuret me anë njëit njeriut.
22 E sikundrë mbë Adhamnë vdesënë gjithë, kështu pa mbë Krishtinë do vijënë mbë jetë gjithë rrojënë.
23 Gjithëkush mbë vënd tij. Krishti i pari i ngjallturet. Do ngjallenë pastaj ata janë Krishtit, ata kanë besuarë mbë t’ardhurë tij.
24 Pastaje sosurit’ e jetësë, kur apë mbretërinë nde Perndia e babai, kur prishjë çdo zotëri, e çdo eksusi, e çdo fuqi.
25 Sepse duhetë mbretërojë ai, ngjera sa vërë ndënë këmbë tij gjith’ armiqt’ e tij.
26 Armik i pastajmë do prishetë është vdekëja.
27 Sepse gjitha ja ka vënë ndënë këmbë tij, ma kur thotë se gjitha i janë ndënë këmbë tij, pajetërë shquhetë ai ja ka vënë ndënë këmbë tij gjitha.
28 E atëherë pa kur t’i vihenë ndënë këmbë tij gjitha, ahiere edhe i biri vetë do jetë ndën’ atë i ka vënë ndënë këmbë t’atij gjitha, jetë Perndia e gjithtë mbë gjitha punëra.
29 Ndrishe ç’do bëjënë ata pagëzonenë për vdekuritë, ndë mos ngjallenë vdekuritë fareseje? Pse edhe pagëzonenë për vdekurë?
30 Pse edhe nevet rrizikojmë çdo kohë?
31 E vdes ngaditë (bëj be) për nder tuaj, ësht’ imea mbë Hristonë Iisunë Zotnë tënë.
32 Ndë lëftova me bishë nd’Efeso (të flas si njeri) ç’më vëjeu mua, ndë mos ngjallenë vdekuritë? Le hamë e le pimë, se nesër vdesëmë.
33 Mos liri ju gënjejënë, sepse kuvëndet’ e liga prishjënë mënt’ e mira.
34 Zgjuhi (të rroni) me drejtë e mos fëjeni, sepse dica nukë njohënë Perndinë, për turp tuaj ua thom.
35 Po do thotë ndonjë: Qish ngjallenë vdekuritë? E me çfarë lloi kurm vijënë?
36 Njeri i pamënd, ajo mbjell ti, nukë merr jetë, ndë mos vdektë.
37 E kur mbjell, nukë mbjell kurmnë do bënetë, po domethënë, një koqe grurit cveshurë a tjetër farë.
38 Ma Perndia ep mb’atë kurm sikundr’ i pëlqen asaj, e ndë çdo farë kurmn’ e saj.
39 Jo çdo kurm është një kurm i tillë, po tjatër është kurm’ i njerëzet, e tjatër kurm’ i kafshëvet, e tjatër i pishqet, e tjatër i zogjet.
40 E janë kurmëra prej Qiellet, e kurmëra prej dheut. Ma tjatër është bukuria e ature janë prej Qiellet, e tjatër e ature janë prej dheut.
41 Tjatër është bukuria e Diellit, e tjatër bukuria e hënëzësë, e tjatër bukuria e ullet, sepse ull nga ulli ka nderuarë ndë bukuri.
42 Kështu është edhe ngjallturit’ e vdekuret. Mbilletë mbë prishëtë, e ngjalletë pa prishëtë.
43 Mbilletë e pander, e ngrihetë e nderçurë. Mbilletë e sëmurë, e ngrihetë e shëndoshë.
44 Mbilletë një kurm prej kafshë, e ngrihetë kurm’ prej Shpirtit. Është kurm prej kafshë, e është kurm prej Shpirtit.
45 Kështu ësht’ edhe shkruarë: Njeriu i parë, Adhami, qe bërë Shpirt i gjallë. Adhami i pastajmë Shpirt ep jetën’ e gjallë.
46 Po jo përpara jet’ e Shpirtit, po jet’ e kafshësë, e pastaj e Shpirtit.
47 Njeriu i parë prej dheut, i baltë; njeriu i ditë, Zoti nga Qielltë.
48 Sikundr’ ësht’ i balti, kështu janë edhe baltëtë. E si i Qillti, tillë edhe Qielltitë.
49 E sikundrë kemi pasurë veshurë konismën’ e baltit, do veshjëmë edhe konismën’ e Qielltit.
50 E thom këtë, vëllazër, sepse mishtë edhe gjaku nukë mundjënë marrënë pjesë mbretërin’ e Perndisë, as e prishura do marrë pjesë paprishurënë.
51 Ja, u thom juvet një fshehurë. Vërtet jo gjithë duamë vdesëmë, po gjithë duamë ndërronemi.
52 Atë çast, mbë një mbillturë siut, ndë drubetë pastajme (sepse do thërresë drubeta), e vdekuritë do ngrihenë paprishurë, e nevet do ndërronemi.
53 Sepse duhetë kij kurm prishetë veshjë atë nukë prishetë. E kij kurm vdes veshjë atë nukë vdes.
54 E kur veshjë pa kij kurm kalbetë, atë nukë kalbetë, e kij vdes, veshjë atë nukë vdes, atëherë do bënetë fjala është shkruarë: U pi vdekëja nga vitorea.
55 Ku ësht’, o vdekëjë, thumbi it? Ku ësht’, o pisë, vitorea ote?
56 E thumbi i vdekëjësë pa është faji, e fuqi e fajit, është nomi.
57 Po lëvdim mbë Perndinë, na dha nevet vitorenë me anë Zotit sonë Iisu Hristoit.
58 Pra andaj, vëllazërit’ e mi dashuritë, jini patundurë e stereosurë, tuke tepëruarë gjithënjë ndë punë Zotit, sepse e diji mu(n)dimi juaj nuk’ ësht’ i mbrazëtë mbë Zotnë.