Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 14

:
Albanian - ALTMK27
1 Kërkoni kini dashurinë, zilepsni kini dhurëtit’ e Shpirtit, e tepër profitepsni.
2 Sepse ai kuvëndon gjuhëra panjohura, nukë kuvëndon me njerëz, po me Perndinë, sepse ndonëse nuk’ e kupëton ndonjë, po ai kuvëndon mistiria me Shpirt.
3 Ma ai profiteps, kuvëndon njerëzet për dërtuarë, për nasihat e për parigori.
4 Ai kuvëndon gjuhëra, dërton vetëhen’ e tij, ma ai profiteps, dërton qishënë.
5 Dojë gjithë juvet kuvëndojëtë gjuhëra, po tepërënë profitepsjëtë, sepse m’i madh ësht’ ai profiteps se ai flet gjuhëra, përveçe ndë mos i ksijistë, marrë qisha dërti.
6 Ndashti pa, o vëllazër, nd’arça ndër ju tuke kuvënduarë gjuhëra, ndë se do t’u vëjej juvet, përveçe nd’u kuvëndofça juvet ja me apokalips, ja me dijturë, ja me profiti, ja me dhidhahi?
7 Ashtu edhe ato nukë kanë frimë e bëjënë zë, kaqë flloerea, kaqë qithara, ndë mos dhashtë shquarë ndë zëra, qish do njihetë ajo këndonetë ndë flloerë, a ndë qitharë?
8 Sepse ndë dhashtë drubeta pashquarë, kush do rrijë mbë radhë për luftë?
9 Kështu edhe juvet me anë gjuhësë ndë mos bëfçi një kuvënd kupëtonetë, qish do njihetë ajo thuhetë? Sepse do kuvëndoni nd’erë.
10 Janë kaqë lloi gjuhëra si u ndodhë ndë botë, e ndonjë nga ato nuk’ është pa zë.
11 Ma ndë mos dijtiça unë fuqin’ e zërit do jem Varvaro nde ai kuvëndon, edhe ai kuvëndon mua Varvaro.
12 Kështu edhe juvet, kur doi dhurëtit’ e Shpirtit, kërkoni t’u tepërojënë për dërti qishësë.
13 Pra andaj ai kuvëndon një gjuhë digjonetë, le t’i lutetë Perndisë t’i apë dhurëti ta ksijisjë.
14 Sepse nd’u falça unë ndë një gjuhë nukë digjonetë, Shpirti im faletë, po mëndia ime mbetetë pa pemmë.
15 Ç’të bëj adha? Do falem me Shpirt, do falem edhe me mënd. Do psall me Shpirt, do psall edhe me mënd.
16 Sepse kur t’apç efharisti me Shpirt, ai rri ndë vënd llaikoit, qish do përgjegjetë amin mbë efharisti tënde? Kur s’e di se ç’thua tij?
17 Tij mirë efharistis, po jetëri nukë dërtonetë.
18 Bëj efharisti Perndisë shumë, unë kuvëndoj gjuhëtë tepër se gjithë ju.
19 Po unë dua flas ndë qishë fjalë ta digjoj unë se dhidhaks tjerëtë, se thom mijëra fjalëra ndë gjuhë panjohurë.
20 Vëllazër, mos u bëni foshnjë ndër mënd, po bëni foshnjë ndë keqe, e ndë mënd bëni sosurë.
21 Ndë nom është shkruarë: Me tjera gjuhëra e me tjera buzëra do flas ndë këtë llao, edhe as kështu do gjegjenë mua, thotë Zoti.
22 Gjuhëtë adha janë për nishan, jo nd’ata besojënë, po ndë pabesë. Ma profitia jo për ata nukë besojënë, po për ata besojënë.
23 Nd’u mbëjedhtë dha gjithë qisha ndë një vënd, e ndë flasënë gjithë gjuhëra panjohura, e hijënë edhe idhiotë llaiko a pabesë, nukë do thonë se jini marrë?
24 Ma ndë profitepsjënë gjithë, e hijë ndonjë i pabesë a idhiot, njihetë nga gjithë, e ksetaksetë nga gjithë.
25 E kështu çfaqenë fshehurat’ e zëmërësë tij. E kështu si bjerë përmbis ndë faqe tij, do t’i faletë Perndisë, tuke rrëfierë se Perndia me vërteta është me juvet.
26 Ç’ësht’ adha, vëllazër? Çdoherë përmbëjidhi, cilido nga jush ka kush Psallmonë, kush Dhidhahinë, kush Gjuhënë, kush Apokalipsnë, kush Ksijisuritë. Çdo punë le bënetë për dërteilë.
27 E ndë flet ndonjë nga ata kuvëndojënë gjuhëra, le kuvëndojënë di e di, e shumënë tri njeri pas jatërit, e një le ksijisjë.
28 Ma ndë mos qoftë kush ksijisjë, le pushojënë ndë qishë, ma me vetëhe ture e me Perndinë le kuvëndojënë.
29 E profitëritë le flasënë di a tre, e tjerëtë le bëjënë gjuq.
30 E ndë ju çfaqtë ndonjëit tjetërit rri, le pushojë i pari.
31 Sepse mundni një e nga një profitepsni gjithë, mpsojënë gjithë e parigorisenë gjithë.
32 E Shpirtet’ e profitëvet bindenë mbë profitë.
33 Sepse Perndia nuk’ është Perndi e akatastasisë, po e paqit, sikundrë dhidhaks ndë gjithë Qishëra Shënjtorëvet.
34 Gratë tuaj ndë Qishëra le pushojënë, sepse nuk’ u epetë urdhër ature flasënë, po bindenë, sikundrë thotë edhe nomi.
35 Ma ndë daçinë mpsojënë gjëkafshë, le pjesënë mbë shtëpi burrat’ e ture, sepse është turp mbë gra kuvëndojënë ndë Qishë.
36 Vallë nga jush dolli fjal’ e Perndisë? A mbë juvet vetëmë erdhi?
37 Ndë mbahetë njeri për profit a për njeri i Shpirtit, le dijë mirë, se ato u shkruaj juvet, janë porsi Perndisë.
38 E kush ësht’ i padigjuarë, le mos digjojë.
39 Pra andaj, o vëllazër, duajni profitepsni, e flasënë gjuhëra mos mbodhisni.
40 Gjithë le bënenë sikundrë duhetë e me taks.