Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 13

:
Albanian - ALTMK27
1 Ndë kuvëndofça unë gjuhërat’ e njerëzet edhe Ëngjëllet, e dashuri mos kem, u bëçë zile kumbon, a daulle gjëmon.
2 Edhe ndë paça profiti e shoh gjithë fshehuratë, e gjithë dijturitë, e ndë paça gjithë besënë, sa tund maletë, e dashuri mos kem, nukë jam fare gjë.
3 Edhe ndë ndafça për t’ushqierë varfëritë gjithë gjënë tim, edhe ndë dafça kurminë tim për djegurë, e dashuri mos kem, s’më vëjen fare gjë.
4 Dashuria duron, e bën mirë. Dashuria s’ka zili, dashuria nuk’ ësht’ e paturpçme, nukë mbahetë mbë madh.
5 Nukë bën punëra shëmtuara, nukë kërkon sajtënë, nukë zëmëronetë, nukë mendonetë keqenë.
6 Nukë gëzonetë mbë shtrëmbërënë, po e bën gëzimn’ e saj mbë gëzim vërtetësë.
7 Mbë gjitha ujdisetë, gjitha i beson, gjitha i shpëren, gjitha i pret.
8 Dashuria ndonjëherë nukë bie mbë dhe, ma Profititë do shkojënë, e gjuhëratë do pushojënë, e dijturitë do prishetë.
9 Sepse nevet pak gjë dimë, e pak gjë profitepsjëmë.
10 Ma kur vijë e tamamta, atëherë do mbetetë ajo qe e pakë.
11 Kur jeshë foshnjë, si foshnjë silloiseshë. Ma kur u bëçë burrë, i laçë ato punëra qenë foshnjësë.
12 Sepse ndashti shohëmë ndëpër pasqirë si mb’ëndërrë, po ahiere faqe mbë faqe. E ndashti njoh dica, po ahiere do njoh mb’atë lloi sikundrë jam njohurë.
13 Ndashti mbetetë besa, shpëresa, dashuria, këto tria, po m’e madhe nga këto është dashuria.