Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 11

:
Albanian - ALTMK27
1 bëni gjajturë mbë mua, sikundrë gjava edhe unë Krishtit.
2 U mburr juvet, vëllazër, sepse kujtoni mua mbë çdo punë, e sepse mbai ato u paradhosa unë, sikundr’ ua dhaçë.
3 Ndashti dua diji juvet se çdo njeriut krie është Krishti. E krie pa e gruasë është burri. E krie e Krishtit, është Perndia.
4 Çdo burrë kur faletë a kur profiteps, e ka gjë mbë krie, bie turp mbë krie tij.
5 Edhe çdo grua kur faletë a kur profiteps me krie zbuluarë, bie turp mbë krie saj, e andaj është një lloi sikur qe rruarë.
6 Sepse ndë mos mbulonetë gruaja, edhe le qethetë. Ma nd’është pun’ e shëmtuarë mbë gruanë qethuritë a rruaritë, le mbulonetë.
7 Sepse burri nukë duhetë mbulojë kokënë, sepse është konismë e nder’ e Perndisë. Ma gruaja është nder i burrit.
8 Sepse nuk’ është burri nga gruaja, po gruaja është nga burri.
9 Sepse nukë qe bërë burri për gruanë, po gruaja për burrënë.
10 Andaj duhetë, për Ëngjëj, ketë gruaja nishan ndë krie, është ndënë urdhër burrit.
11 Ndonëse as burri pa grua, as gruaja pa burrënë janë mbë Zotnë.
12 Sepse sikundr’ është gruaja nga burri, kështu edhe burri me anë gruasë, e gjitha nga Perndia.
13 Bëhuni juvet gjukatas vetë, i ka he gruasë faletë Perndisë pa mbuluarë?
14 A nukë ju dëfton juvet edhe fisi vetiut, është turp për burrënë rritjë çepenë.
15 Ma gruaja ndë pastë leshëra është nderi i asaj, sepse leshërat’ i janë dhën’ asaj ndë vënd bulicësë.
16 Ma ndë dëfton ndonjë do qartënë, navet s’kemi tillë adet, as Qishët’ e Perndisë.
17 E këtë u porsit juvet e nuk’ u mbur, sepse nukë mbëjidheni mbë mirënë po mbë ligënë.
18 Sepse protoparë kur mbëjidheni juvet ndë qishë, digjoj janë përçqiera ndë juvet. E dica i besoj.
19 Sepse duhetë jenë edhe erese mbë juvet, dukenë ata janë ndë mes tuaj zgjedhurë.
20 Kur mbëjidheni dha juvet mbë një vënd, nuk’ është ngrënë dark’ e Zotit.
21 Sepse cilido nxiton mbë ngrënë darkën’ e tij, e njëit i vjen u, e tjatëri ësht’ i dejturë.
22 Mos nukë kini juvet shtëpira për ngrënë e për pirë? A ksenderoni qishën’ e Perndisë, e bëni turpëronenë ata s’kanë fare? Ç’t’u thom juvet? t’u lëvdoj juvet? Mbë këtë nuk’ u lëvdoj.
23 Sepse unë mora nga Zoti atë u dhaçë juvet, se Zoti Iisu mb’atë natë u paradhos mbë vdekëjë, mori bukë.
24 E si bëri efharisti, e theu, e tha: Merri, hai, kij është kurmi im, do ipetë (ndë vdekëjë) për juvet. Këtë bëni për kujtuarë tim.
25 Ashtu edhe potirë si dërkujti e pastaje, tuke thënë: Kij potir është dhjata e re mbë gjaknë tim. Këtë bëni sa herë piji, për kujtuarë tim.
26 Sepse sa herë hai këtë bukë, e piji këtë potir, dëftoni vdekëjën’ e Zotit, ngjera mb’atë kohë vijë ai.
27 Për këtë punë cilido hajë këtë bukë, a pijë këtë potir Zotit pa qënë aksio (i qëruarë) do jetë fajëtuar i kurmit edhe i gjakut Zotit.
28 Andaj le mendonetë njeriu vetëhen’ e tij, e kështu le hajë nga ajo bukë, e le pijë nga ai potir.
29 Sepse ai ha e pi i paqënë aksio, ha e pi katadhiknë e dëmn’ e tij, sepse nukë zgjuadh kurmn’ e Zotit.
30 Pra andaj janë ndër ju shumë pafuqiçim e sëmurë, e vdesënë dica.
31 Sepse ndë gjukojëm nevet vetëhenë tënë, do mos jeshëm gjukuarë.
32 Ma kur jemi gjukuarë, mundonemi nga Zoti, mos gjukonemi bashkë me botë.
33 Pra andaj, vëllazërit’ e mi, kur mbëjidheni për ngrënë, pritni njeri-jatërinë.
34 Ma nd’ i ardhtë u ndonjëit, le hajë mbë shtëpi, mos mbëjidheni për dëmëtuarë. E punërat’ e tjera kur vij unë, do t’i mb’udhë.