Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 10

:
Albanian - ALTMK27
1 Sepse unë, vëllazër, nukë dua mos e diji juvet, gjithë baballarëtë tanë qenë ndënë mjergullë, e gjithë ndëpërmes detit shkuanë.
2 E gjithë mbë Moisinë u pagëzuanë ndë mjergullë, edhe ndë det?
3 E gjithë patnë ngrënë nga e tila gjell’ e Shpirtit.
4 E gjithë nga e tila pirë Shpirtit patnë pirë, sepse pijnë nga guri i Shpirtit u vinte pas sure. E ai gur ish Krishti.
5 Po Perndia nuk’ u prë ndë shumëtë nga ata, sepse ranë mb’udhë nd’erimi.
6 E këto u bënë ksomblëra mbë nevet, mos dëshërojëmë nevet punët’ e këqia, sikundrë dëshëruanë edhe ata.
7 As Idhollollatrë mos bëneni, si dica nga ata, sikundr’ është shkruarë: Ndënji llaoi haj e pij, e u ngrenë luaijnë.
8 As mos kurvërojëmë, sikundrë kurvëruanë ca asuresh e ranë (të vdekurë) mbë një ditë njëzet e tri mijë.
9 Le mos gucitjëmë Krishtinë, si dica nga ata e gucitnë e u vranë nga gjërpinjtë.
10 As mos mçoni, si dica nga ata mçuanë, e u prishnë nga prishësi.
11 E këto punëra gjitha u bënë ksomblë mb’ata, po janë shkruarë për nasihat tënë, mbë nevet ësht’ ardhurë sosurit’ e jetëvet.
12 Pra andaj kush silloisetë rri mbë këmbë, le vështrojë mos bjerë.
13 Nuk’ u ka gjeturë juvet piraksi, përveçe njerëzishtë. Po Perndia ësht’ e vërtetë, nukë do t’u lërë juvet piraksi tepërë nga fuqia juaj, po bashkë me piraksi do bëjë edhe mbrodhë, mundni juvet ta duroni.
14 Pra andaj, dashurit’ e mi, ikëni nga Idhollollatria.
15 Kuvëndoj si mbë njerëz mënçurë. Gjukonie juvet atë thom.
16 Potiri i bekimit atë e bekojëmë nevet, nuk’ është kungimi i gjakut Krishtit? E buka thiejmë nevet, nuk’ është kungimi i kurmit Krishtit?
17 Sepse një bukë vetëmë, një kurm vetëmë, jemi nevet gjithë, sepse nga ajo e njëit bukë kemi pjesë gjithë.
18 Vështroni Israiln’ e mishit. Nukë kanë pjesë nga thisiastiri ata hanë kurbanetë.
19 Ç’thom adha unë? Se është gjë punë Idhollë? A është gjë ajo u ther mb’Idholli? Jo.
20 Ma atë therjënë filit’ e tjera, e therjënë ndë paudhë, e jo mbë Perndinë. E nukë dua kini juvet pjesë me paudhëtë.
21 Nukë mundni pini potir’ e Zotit, edhe potir’ e paudhëvet. Nukë mundni kini pjesë ndë mësallë Zotit, edhe ndë mësallë paudhëvet.
22 A thërresëmë Zotnë me sineri? Mos jemi vallë fortë se ai?
23 gjitha janë ndëjierë, po nukë janë gjitha vëjiera. gjitha janë ndëjierë, po s’janë gjitha për dërti.
24 Cilido le mos kërkojë atë i vëjen atij, po le kërkojë gjithëkush atë i vëjen edhe tjetërit.
25 Gjith’ atë shitetë ndë maqeli haie, pa ksetaksurë jetërë sa për fiqir.
26 Sepse dheu ësht’ i Zotit, edhe ato janë mbë të.
27 E nd’u thirrtë juvet mbë gosti ndonjë nga pabesëtë, e doi viji, haji nga gjith’ ato u juvet përpara, pa kërkuarë gjë tjatër sa për fiqir.
28 E nd’u thashtë ndonjë juvet: Këjo ësht’ e therturë nd’Idhollë, mos e hai, për atë u tha, edhe për fiqir, sepse dheu ësht’ i Zotit, edhe ato janë mbë të.
29 E fiqir thom jo tëndnë, po t’atij tjatërit, sepse për çfarë aformiet dëmëtonetë nga fiqiri i jetërit lefteria ime?
30 E nd’është unë kam pjesë nga një dhurëti, përse shajënë për një punë un’ efharistis?
31 Ndo hai adha, ndo piji, ndo bëni ndonjë punë, gjithë për lëvdim Perndisë t’i bëni.
32 mos jini spodhi as mbë çifut, as mbë Elinë, as mbë Qishë Perndisë.
33 Sikundrë udisem edhe unë mbë gjitha me gjithë, pa kërkuarë atë vëjen mua, po atë vëjen ndë shumëtë, për shpëtim ture.