Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Pavllua, Apostoll i thirrë i Iisu Hristoit, me thelimë Perndisë, edhe Sostheni vëllai.
2 Mbë Qishë Perndisë është ndë Jordhezë, mbë Shënjtëruaritë mbë Iisu Hristonë, quhenë Shënjtorë, me gjith’ ata thërresënë ëmërin’ e Zotit sonë Iisu Hristoit ndë çdo vënd t’ature edhe tanë.
3 Le jetë hir e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
4 Kurdo lëvdoj Perndinë time për juvet, për dhurëti Perndisë u është dhënë juvet me anë Iisu Hristoit.
5 Sepse mbë gjithë punëra jini bërë pasurë prej si, mbë çdo dhurëti fjalësë e mëndiesë.
6 Sikundr’ u veveos mbë juvet martiria vjen nga Krishti.
7 Kaqë mos u lipsetë juvet ndonjë dhurëti, pritni çfaqurit’ e Zotit sonë Iisu Hristoit.
8 Ai do t’u veveosjë juvet ngjera mbë pastajmenë pafajë ndë ditë Zotit sonë Iisu Hristoit.
9 Ësht’ e vërtetë Perndia me anë saj jini thirrturë ndë shoqëri birit tij Iisu Hristoit, Zotit sonë.
10 E u lutem juvet, vëllazër, për ëmër Zotit sonë Iisu Hristoit, thoi gjithë një kuvënd, e mos jetë çqierë ndër juvet, po jini sosurë mbë një Shpirt, e mbë një mënd.
11 Sepse thanë mua për juvet, o vëllazërit’ e mi, nga ata janë nga shtëpi e Hlloit, janë qartëra mbë juvet.
12 E këtë e thom, sepse cilido nga jush thotë: Unë jam i Pavllosë, e unë jam i Apolloit, e unë i Qifait, e unë i Krishtit.
13 Mos është ndarë Krishti? Mos është Pavllua mbërthierë ndë Kruq për juvet, a mos jini pagëzuarë nd’ëmër Pavllosë?
14 Lëvdoj Perndinë nukë pagëzova ndonjë nga jush, përveçe Krisponë edhe Gaionë.
15 mos thotë ndonjë se nd’ëmër tim pagëzova.
16 Pagëzova edhe fëmijën’ e Stefanait. Cilinë pagëzova, nuk’ e di.
17 Sepse nukë dërgoi mua Krishti pagëzoj, po dhidhaks Ungjillë, jo me sofi fjalëvet, mos bënetë Kruqi i Krishtit i pavëjierë.
18 Sepse fjal’ e Kruqit është marrëzi për ata humbasënë, ma për ata sosenë, domethënë për nevet, është fuqi e Perndisë.
19 Sepse është shkruarë: Do humbas sofin’ e sofovet, e digjuarit’ e digjuaret do ta shtie poshtë.
20 Ku është sofoi? Ku i grammatepsuri? Ku ai kërkon këtë jetë? Nuk’ e marrëcoi Perndia sofin’ e kësaj jetet?
21 Sepse si nukë njohu me sofi Perndisë bota Perndinë me anë sofisë deshi Perndia me marrëzi dhidhahisë sosjë ata besojënë.
22 Sepse edhe Çifutë kërkojënë thavmëra, edhe Elinëtë kërkojënë sofi.
23 Ma navet dhidhaksjëmë Krishtinë mbërthierë ndë kruq, skandallo për Çifut, e marrëzi për Elinë.
24 Ma për ata janë thirrë, Çifut edhe Elinë, Krisht fuqin’ e Perndisë, e sofin’ e Perndisë.
25 Sepse marrëzia e Perndisë është e dijturë se njerëzitë. E sëmundeja e Perndisë, është m’e fuqiçme se njerëzitë.
26 Sepse vështroni thirrëtë tuaj, vëllazër, nukë janë shumë sofo sikundr’ është jeta, jo shumë fuqiçim, jo shumë fism.
27 Po punët’ e marra botësë zgjodhi Perndia, turpërojë sofotë, edhe punërat’ e smundura botësë zgjodhi Perndia, turpërojë fortatë.
28 E pafismet’ e botësë e sharatë zgjodhi Perndia, edhe ato s’qenë, prishjë ato qenë.
29 mos mburretë ndonjë njeri përpara tij.
30 E nga ai jini juvet me anë Zotit Krisht, është bërë për nevet sofi nga Perndia, e e drejtë e Shënjtërim, e shpëtim.
31 Që, sikundr’ është shkruarë: Ai mburretë, le mburretë mbë Zotnë.