Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Zechariah 8

:
Albanian - ALBB
1 Fjala e Zotit ushtrive m'u drejtua përsëri, duke thënë:
2 Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë jam shumë xheloz për Sionin, po, unë digjem nga xhelozia për të".
3 Kështu thotë Zoti: "Unë do kthehem Sion dhe do banoj mes Jeruzalemit. Jeruzalemin do ta quajnë Qytet besnikërisë dhe malin e Zotit ushtrive, mal shenjtërisë".
4 Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Nëpër sheshet e Jeruzalemit do ulen akoma pleq e plaka, secili me shkopin e vet dorë për shkak moshës shtyrë.
5 Sheshet e qytetit do jenë plot e përplot me djem dhe vajza do lozin sheshet e tij".
6 Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në se kjo duket shumë e vështirë sytë e atyre kanë mbetur nga ky popull ndër këto ditë, a do jetë gjithashtu tepër e vështirë për sytë e mi?", thotë Zoti i ushtrive.
7 Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do ta shpëtoj popullin tim nga vendi i lindjes dhe nga vendi i perëndimit.
8 Unë do t'i bëj vijnë dhe ata do banojnë Jeruzalem; ata do jenë populli im dhe unë do jem Perëndia i tyre me besnikëri dhe drejtësi".
9 Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Duart tuaja le jenë fuqishme, ju dëgjoni këto ditë këto fjalë nga goja e profetëve ishin kohën kur po hidheshin themelet e shtëpisë Zotit, me qëllim mund rindërtohej tempulli.
10 Përpara asaj kohe nuk kishte pagesë për njeriun dhe pagesë për kafshët; nuk kishte fare siguri për këdo shkonte ose vinte për shkak armikut; unë vet, pra, i vija gjithë njerëzit kundër njeri tjetrit.
11 Por tani nuk do jem me ata mbeturit nga ky popull siç kam qenë kohërat e shkuara", thotë Zoti i ushtrive.
12 "Sepse do ketë një farë paqeje: hardhia do japë frytin e vet, toka do japë prodhimet e veta dhe qiejt do t'u japin vesën e tyre. Do t'i bëj ata mbeturit nga ky popull kenë zotërimin e gjitha këtyre gjërave.
13 Dhe do ndodhë që, ashtu si ishit një mallkim midis kombeve, o shtëpi e Judës dhe shtëpi e Izraelit, kështu, kur t'ju shpëtoj, do jeni një bekim. Mos u trembni, duart tuaja le jenë fuqishme!".
14 Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ashtu si vendosa t'ju bëj keq kur etërit tuaj provokuan zemërimin", thotë Zoti i ushtrive, "dhe nuk u pendova,
15 kështu, këto ditë kam vendosur rishtas t'i bëj mirë Jeruzalemit dhe shtëpisë Judës. Mos u trembni!
16 Këto janë gjërat duhet bëni: i flisni me vërtetësi secili afërmit tij, portat tuaja jepni gjykime me vërtetësi, drejtësi dhe paqe.
17 Askush mos kurdisë zemër vet ndonjë keqe kundër afërmit vet dhe mos pëlqeni betimin e rremë, sepse gjitha këto gjëra unë i urrej, thotë Zoti".
18 Fjala e Zotit ushtrive m'u drejtua përsëri, duke thënë:
19 "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Agjërimi i muajit katërt, agjërimi i pestit, agjërimi i shtatit dhe agjërimi i dhjetit do bëhen për shtëpinë e Judës një periudhë gëzimi, hareje dhe festash gëzuara; prandaj duajeni vërtetën dhe paqen".
20 Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Do vijnë akoma popuj dhe banorë shumë qyteteve;
21 banorët e një qyteti do shkojnë tek ata tjetrit, duke thënë: "Le shkojmë menjëherë t'i përgjërohemi fytyrës Zotit dhe kërkojmë Zotin e ushtrive. Edhe unë do shkoj".
22 Po, shumë popuj dhe kombe fuqishëm do vijnë kërkojnë Zotin e ushtrive Jeruzalem dhe t'i përgjërohen fytyrës Zotit".
23 Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në ato ditë dhjetë burra nga gjitha gjuhët e kombeve do zënë një Jude nga cepi i rrobës dhe do thonë: "Ne duam vijmë me ju sepse kemi dëgjuar se Perëndia është me ju"".