Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Psalms 86

:
Albanian - ALBB
1 Vëri veshin, o Zot, dhe përgjigjmu, sepse jam i dëshpëruar dhe nevojtar.
2 Ruaje jetën time sepse jam i shenjtë; ti je Perëndia im; shpëtoje shërbëtorin tënd ka besim te ti.
3 Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse këlthas ty tërë ditën.
4 Gëzoje shërbëtorin tënd, sepse te ti, o Zot e lartoj shpirtin tim.
5 Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm falësh, dhe tregon mirësi madhe ndaj gjithë atyre kërkojnë.
6 Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve mia.
7 Unë kërkoj ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do përgjigjesh.
8 Nuk ka asnjë barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra njëllojta me tuat.
9 Tërë kombet ti ke krijuar do vinë bien përmbys para teje, o Zot, dhe do përlëvdojnë emrin tënd.
10 Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia.
11 Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do ec vërtetën tënde; bashkoje zemrën time me frikën e emrit tënd.
12 Unë do lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë.
13 Sepse e madhe është mirësia jote ndaj meje; ti ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli.
14 O Perëndi, njerëz kryelartë kanë dalë kundër meje dhe një turmë njerëzish dhunës kërkojnë jetën time dhe nuk ty para syve tyre.
15 Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur zemërohet ngadalë dhe ka shumë mirësi dhe vërtetë.
16 Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua; jepi forcën tënde shërbëtorit tënd dhe shpëto birin e shërbëtores sate.
17 Tregomë një shenjë dashamirësisë sate, me qëllim ata urrejnë ta shohin dhe mbeten shushatur, duke parë ti, o Zot, ke ndihmuar dhe ke ngushëlluar.