Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Psalms 80

:
Albanian - ALBB
1 Dëgjo, o bari i Izraelit, udhëheq Jozefin si një kope; ti rrin mbi Kerubinët, shkëlqe lavdinë tënde.
2 Rizgjoje fuqinë tënde përpara Efraimit, Beniaminit dhe Manasit, dhe eja na çlirosh.
3 O Perëndi, na përtëri fuqitë, bëje fytyrën tënde shkëlqejë dhe ne do shpëtojmë.
4 O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do jesh i zemëruar kundër lutjes popullit tënd?
5 Ti u ke dhënë për ngrënë bukë njomur me lot, dhe u ke dhënë për pirë lot me shumicë.
6 Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin.
7 O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde shkëlqejë përsëri dhe do shpëtojmë.
8 Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle.
9 Ti e pastrove dheun para saj dhe ajo lëshoi rrënjë dhe e mbushi dheun.
10 Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj.
11 I zgjati degët e saj deri det dhe llastarët deri te lumi.
12 Pse i prishe gjerdhet e saj dhe kështu tërë kalimtarët kanë mundësi korrin frytet e saj?
13 Derri i egër i pyllit e shkreton dhe egërsirat e fushës kullotin aty.
14 O Perëndi i ushtrive, lutemi kthehu; shiko nga qielli, vështro dhe vizito këtë vresht
15 dhe drurët mbolli e djathta jote dhe filizin e ke forcuar për ty.
16 Ajo u dogj nga zjarri dhe është prerë; ata vdesin para kërcënimit fytyrës sate.
17 Dora jote qoftë mbi njeriun e djathtë tënde, mbi njeriun ti e ke bërë fortë për ty.
18 Kështu ne nuk do largohemi prej teje. Na ngjall dhe ne do kërkojmë emrin tënd.
19 O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde shkëlqejë dhe do shpëtojmë.