Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Psalms 46

:
Albanian - ALBB
1 Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme fatkeqësi.
2 Prandaj ne nuk do kemi frikë edhe sikur toka luajë dhe malet hidhen mes detit,
3 dhe ujërat e tij tërbohen dhe shkumojnë, dhe malet dridhen fryerjen e tij. (Sela)
4 Éshtë një lumë brigjet e cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.
5 Perëndia është mes tij, ai nuk do luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë dritat e para mëngjesit.
6 Kombet do ziejnë, mbretëritë do tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri.
7 Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)
8 Ejani dhe admironi veprat e Zotit, ka bërë mrekulli mbi tokë.
9 Ai bën pushojnë luftërat deri skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr.
10 Ndaluni dhe pranoni jam Perëndi; do ngrihem lart midis kombeve, do ngrihem lart mbi tokë.
11 Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)