Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Psalms 147

:
Albanian - ALBB
1 Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t'i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.
2 Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh humburit e Izraelit.
3 Ai shëron ata e kanë zemrën thyer dhe lidh plagët e tyre.
4 Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret gjitha sipas emrit tyre.
5 I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.
6 Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri tokë njerëzit e këqij.
7 Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,
8 mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën rritet bari malet.
9 Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve korbeve thërresin.
10 Ai nuk kënaqet forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim këmbët e njeriut.
11 Zoti kënaqet me ata kanë frikë prej tij, me ata shpresojnë mirësinë e tij.
12 Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
13 Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave tua dhe ka bekuar bijtë e tu mes teje.
14 Ai e ruan paqen brenda kufijve tu dhe ngop me grurin mirë.
15 Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.
16 Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.
17 Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t'i bëjë ballë ftohtit tij?
18 Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.
19 Ai ia ka bërë njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.
20 Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.