Psalms 116ALBB

1Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.

2Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.

3Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.

4Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".

5Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.

6Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.

7Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.

8Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.

9Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.

10Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,

11dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".

12Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?

13Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.

14Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.

15Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.

16Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.

17Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.

18Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,

19në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

Public Domain

Choose Translation

Switch translation for Psalms 116.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.