Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Proverbs 15

:
Albanian - ALBB
1 Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.
2 Gjuha e urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira.
3 Sytë e Zotit janë kudo për shikuar këqijtë dhe mirët.
4 Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.
5 Budallai e përçmon korrigjimin e atit tij, por ai e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.
6 shtëpinë e drejtit ka bollëk madh, por ardhurat e pabesit ka telashe.
7 Buzët e urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.
8 Sakrifica e pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve drejtë i pëlqen atij.
9 Rruga e pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë ndjek drejtësinë.
10 Një qortim i rëndë pret atë braktis rrugën e drejtë, ai urren kritikën ka për vdekur.
11 Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca tepër janë zemrat e bijve njerëzve!
12 Tallësi nuk e do atë e kritikon; ai nuk shkon tek urtët.
13 Një zemër e gëzuar e bën lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet.
14 Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi.
15 gjitha ditët e varfërit janë këqija, por për një zemër kënaqur ka festë përherë.
16 mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.
17 mirë një pjatë me perime cilën ka dashuri se sa një ka i majmur cilin ka urrejtje.
18 Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.
19 Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve drejtë është i sheshtë.
20 Biri i urtë gëzon atin, por njeriu budalla përçmon ëmën.
21 Marrëzia është gëzim për atë nuk ka mend, por njeriu ka mend ecën drejt.
22 Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.
23 Një njeri ndjen gëzim kur mund jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala thuhet kohën e duhur!
24 Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart mënyrë evitojë Sheolin poshtë.
25 Zoti do shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë qëndrueshëm kufijtë e gruas ve.
26 Mendimet e këqija janë neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë pastra.
27 Kush lakmon fitime rrezik shtëpinë e vet, por ai i urren dhuratat ka për jetuar.
28 Zemra e drejtit mendon thellë se si duhet përgjigjet, por goja e pabesit vjell gjëra këqija.
29 Zoti u rri larg pabesëve, por dëgjon lutjet e drejtëve.
30 Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat.
31 Veshi e dëgjon kritikën e jetës ka për qëndruar bashkë me urtët.
32 Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai dëgjon qortimin bëhet i urtë.
33 Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.