Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Numbers 7

:
Albanian - ALBB
1 Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi.
2 Pastaj prijësit e Izraelit, parët e shtëpive etërve tyre, ishin prijësit e fiseve dhe ishin krye atyre u regjistruan, paraqitën një ofertë
3 dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.
4 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
5 "Prano këto gjëra prej tyre për t'i përdorur shërbim çadrës mbledhjes, dhe do t'ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit ka".
6 Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha Levitëve.
7 Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve Gershonit simbas shërbimit tyre;
8 katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve Merarit simbas shërbimit tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit priftit Aaron;
9 por bijve Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve shenjta, ata i mbanin mbi shpatulla.
10 Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.
11 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një ditë për kushtimin e altarit".
12 Ai e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;
13 ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores, dy mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim ushqimor,
14 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
15 një dem vogël, një dash, një qengj motak si olokaust,
16 një dhi si flijim për mëkatin
17 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit Aminadabit.
18 Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit Tsuarit, princit Isakarit.
19 Ai paraqiti si ofertë tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores; dy mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim ushqimor,
20 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
21 një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
22 një kec si flijim për mëkatin
23 dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit Tsuarit.
24 Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit Helonit, prijësit bijve Zabulonit.
25 Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores, dy mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim i ushqimit;
26 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
27 një dem vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
28 një kec si flijim për mëkatin
29 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit Helonit.
30 Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit Rubenit.
31 Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores, dy mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
32 një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan,
33 një dem vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
34 dhe një kec si flijim për mëkatin
35 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit.
36 Ditën e pestë qe radha e Shelumielit, birit Tsurishadait, prijësit bijve Simeonit.
37 Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores, dy mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim ushqimor,
38 një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan,
39 një dem vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
40 një kec si flijim për mëkatin
41 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo ishte oferta e bërë nga Shelumieli, bir i Curishadait.
42 Ditën e gjashtë ishte radha e Eliasafit, bir i Deuelit, prijësit bijve Gadit.
43 Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
44 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
45 një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
46 një kec si flijim për mëkatin
47 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Eliasafi, bir i Deuelit.
48 Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit Amihudit, prijësit bijve Efraimit.
49 Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores, dy mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
50 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
51 një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
52 një kec si flijim për mëkatin,
53 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Elishama, bir i Amihudit.
54 Ditën e tetë ishte radha e Gamalielit, birit Pedahtsurit, prijësit bijve Manasit.
55 Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores, dy mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
56 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
57 një dem vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
58 një kec si flijim për mëkatin
59 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit.
60 Ditën e nëntë i erdhi radha Abidanit, birit Gideonit, prijësit Beniaminit.
61 Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave shenjtërores, dy mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
62 një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan,
63 një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
64 një kec si flijim për mëkatin
65 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Abidanit, birit Amishadait, prijësit bijve Danit.
66 Ditën e dhjetë i erdhi radha Ahiezerit, birit Amishadait, prijësit bijve Danit.
67 Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores; dy ishin mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
68 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
69 një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
70 një kec si flijim për mëkatin
71 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahiezerit, birit Amishadait.
72 Ditën e njëmbëdhjetë i erdhi radha Pagielit, birit Okranit, prijësit bijve Asherit.
73 Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores; dy ishin mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
74 një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan,
75 një dem vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
76 një kec si flijim për mëkatin
77 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Pagielit, birit Okranit.
78 Ditën e dymbëdhjetë i erdhi radha Ahirit, birit Enanit, prijësit bijve Neftalit.
79 Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, simbas siklit shenjtërores, dy ishin mbushur me majë mielli përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
80 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
81 një dem vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
82 një kec si flijim për mëkatin
83 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahirit, birit Enanit.
84 Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legena argjendi, dymbëdhjetë kupa ari;
85 çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla dhe çdo legen argjendi shtatëdhjetë sikla; shuma e argjendit përmbanin enët arrinte dy mijë e katërqind sikla, simbas siklit shenjtërores;
86 dymbëdhjetë kupat prej ari mbushura me parfum peshonin dhjetë sikla secila, simbas siklit shenjtërores; gjithë ari i kupave peshonte njëqind e njëzet sikla.
87 Shuma e kafshëve për olokaustin ishte dymbëdhjetë dema vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin.
88 Shuma e kafshëve si flijim falënderimi ishte njëzet e katër dema vegjël, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit pas vajosjes tij.
89 Dhe kur Moisiu hynte çadrën e mbledhjes për folur me Zotin, dëgjonte zërin e tij i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit ndodhet mbi arkën e dëshmisë midis dy kerubinëve; kështu i fliste Zoti.