Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Numbers 30

:
Albanian - ALBB
1 Pastaj Moisiu u foli prijësve fiseve bijve Izraelit, duke u thënë: "Kjo është ajo Zoti ka urdhëruar:
2 "Kur dikush lidh një kusht me Zotin ose lidh një detyrim duke u betuar, nuk do ta shkelë fjalën e tij, por do bëjë gjithçka ka dalë nga goja e tij.
3 Kur një femër lidh një kusht me Zotin dhe lidh një detyrim ndërsa është ende shtëpinë e atit, gjatë rinisë saj,
4 qoftë se i ati, duke mësuar kushtin e saj dhe detyrimin me cilën është lidhur, nuk thotë asgjë lidhur me këtë, tërë kushtet e saj do jenë vlefshme dhe do mbeten vlefshme tërë detyrimet me cilat është lidhur.
5 Por qoftë se i ati, ditën e mëson, i kundërvihet asaj, gjitha kushtet e saj dhe gjitha detyrimet me cilat është lidhur, nuk do jenë vlefshme; dhe Zoti do ta falë, sepse i ati iu kundërvu.
6 Por qoftë se ajo martohet ndërsa është e lidhur me kushte ose ka një detyrim lidhur mënyrë paarsyeshme me buzët e saja,
7 dhe qoftë se bashkëshorti i saj e di dhe ditën e merr vesh nuk thotë asgjë lidhur me të, kushtet e saj do mbeten vlefshme njëlloj si detyrimet me cilat ajo është lidhur.
8 Por qoftë se bashkëshorti i saj, ditën e mëson, i kundërvihet, ai do anulojë kushtin ajo ka lidhur dhe detyrimin ka marrë mënyrë paarsyeshme me buzët e saj; dhe Zoti do ta falë.
9 Por kushti i një gruaje ve ose e një gruaje ndarë, cilido qoftë detyrimi me cilin është lidhur, do mbetet i vlefshëm
10 qoftë se ajo lidh një kusht shtëpinë e bashkëshortit saj, ose merr përsipër një detyrim me betim,
11 dhe i shoqi e ka marrë vesh, qoftë se i shoqi nuk thotë asgjë lidhur me këtë dhe nuk i kundërvihet, gjitha kushtet e saj do mbeten vlefshme ashtu si edhe detyrimet ka marrë përsipër.
12 Por qoftë se i shoqi i anulon ditën i ka marrë vesh gjitha ato kanë dalë nga buzët e saj, qofshin kushte apo detyrime me cilat është lidhur; këto nuk do jenë vlefshme, bashkëshorti i saj i ka anuluar dhe Zoti do ta falë.
13 Bashkëshorti mund konfirmojë dhe anulojë çfarëdo kushti dhe çfarëdo betimi lidh gruan e tij, synon ta mundojë personin e saj.
14 Por qoftë se bashkëshorti, çdo ditë kalon, nuk thotë asgjë lidhur me këtë, ai konfirmon këtë mënyrë tërë kushtet dhe detyrimet me cilat ajo është lidhur; i konfirmon sepse nuk ka thënë asgjë lidhur me to ditën i ka marrë vesh.
15 Por qoftë se i anulon mbasi i ka marrë vesh, do mbajë peshën e mëkatit bashkëshortes tij"".
16 Këto janë statutet Zoti i ka dhënë me porosi Moisiut lidhur me marrëdhëniet, midis bashkëshortit dhe bashkëshortes, midis atit dhe bijës, kur ajo është akoma vajzë shtëpinë e atit saj.