Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 7

:
Albanian - ALBB
1 Si e përfundoi gjithë këtë ligjëratë drejtuar popullit e dëgjoi, hyri Kapernaum.
2 Tani një centurion kishte një shërbëtor e donte shumë; e kishte sëmurë keq për vdekje.
3 Dhe centurioni, kur dëgjoi për Jezusin, i dërgoi disa pleq Judenj ta lusnin vinte e shëronte shërbëtorin e tij.
4 Si arritën te Jezusi, ata e lutën me ngulm duke i thënë: ''Ai e meriton ti ta pranosh këtë gjë,
5 sepse ai e do popullin tonë dhe ai na e ndërtoi sinagogën''.
6 Atëherë Jezusi shkoi me ta. E kur ishte jo shumë larg shtëpisë, centurioni dërgoi disa miq tij për t'i thënë: ''Zot, mos u shqetëso, sepse unë nuk jam i denjë ti hysh nën pullazin tim.
7 Për këtë shkak nuk e çmova veten denjë vij tek ti; por ti fol një fjalë dhe shërbëtori im do shërohet.
8 Sepse edhe unë jam një njeri nën autoritetin e tjetërkujt dhe kam nën urdhër ushtarë; dhe i them njerit: "Shko", dhe ai shkon; dhe një tjetri: "Eja", dhe ai vjen; dhe shërbëtorit tim: "Bëjë këtë", dhe ai e bën''.
9 Kur i dëgjoi këto fjalë, Jezusi u mrekullua prej tij, dhe, duke iu drejtuar turmës i vinte pas, tha: ''Unë po ju them se as Izrael nuk kam gjetur një besim kaq madh''.
10 Dhe, kur dërguarit u kthyen shtëpi, shërbëtorin, kishte qenë i sëmurë, e gjetën shëruar.
11 Dhe nesërmen ai shkoi një qytet quhej Nain; dhe bashkë me shkonin shumë nga dishepujt e vet dhe një turmë e madhe.
12 Dhe, kur iu afrua portës qytetit, ja po çonin për ta varrosur një vdekur, djalin e vetëm nënës tij, ishte e ve; dhe një turmë e madhe nga qyteti ishte me të.
13 Posa e pa, Zoti pati dhemshuri për dhe i tha: ''Mos qaj!''
14 U afrua, preku arkivolin, dhe ata e bartnin u ndalën; atëherë ai tha: ''Djalosh, unë them, çohu!''.
15 Dhe i vdekuri u çua ndenjur dhe filloi flasë. Dhe Jezusi ia dha ëmës.
16 Atëherë gjithë u mrekulluan dhe lëvdonin Perëndinë duke thënë: ''Midis nesh doli një profet i madh'' dhe: ''Perëndia e vizitoi popullin e vet''.
17 Dhe kjo e thënë për u përhap nëpër gjithë Judenë dhe anembanë krahinës përreth.
18 Gjoni u informua prej dishepujve vet për gjitha këto gjëra.
19 Dhe Gjoni thirri pranë tij dy nga dishepujt e vet, i dërgoi te Jezusi për t'i thënë: ''A je ti ai duhet vijë, apo duhet presim një tjetër?''.
20 Këta njerëz, pra, shkuan te ai dhe i thanë: ''Gjon Pagëzori na dërgoi te ti për thënë: "A je ti ai duhet vijë, apo duhet presim një tjetër?"''.
21 Dhe atë orë Jezusi shëroi shumë veta nga sëmundjet, nga fatkeqësitë dhe nga frymërat e lig, dhe shumë verbërve ua dhuroi parit.
22 Dhe Jezusi duke u përgjegjur u tha atyre: ''Shkoni dhe i thoni Gjonit ç'keni parë e dëgjuar: verbërit fitojnë përsëri parit, çalët ecin, lebrozët po pastrohen, shurdhërit po dëgjojnë, vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet varfërve.
23 I lumi ai nuk do skandalizohet prej meje!''.
24 Kur lajmëtarët e Gjonit u larguan, ai filloi t'u thotë turmave për Gjonin: ''Ç'dolët shihni shkreti? Një kallam e tund era?
25 Po, ç'dolët shihni? Një njeri veshur me rroba buta? Ja, ata veshin rroba shkëlqyera dhe jetojnë bollëk banojnë pallatet e mbretërve.
26 Por, ç'dolët shihni? Një profet? Po, unë po ju them: akoma shumë se një profet.
27 Ai është ai për cilin u shkrua: "Ja, unë po dërgoj përpara fytyrës tënde lajmëtarin tim, do ta përgatitë rrugën sate para teje".
28 Sepse unë po ju them nga lindurit prej gruaje nuk ka asnjë profet madh se Gjon Pagëzori; por i vogli mbretërinë e Perëndisë është i madh se ai''.
29 Dhe gjithë populli e dëgjoi dhe tagrambledhësit e pranuan drejtësinë e Perëndisë dhe u pagëzuan me pagëzimin e Gjonit.
30 Por farisenjtë dhe mësuesit e ligjit e refuzuan planin e Perëndisë për ta dhe nuk u pagëzuan.
31 Atëherë Zoti tha: ''Me çfarë t'i krahasoj, pra, njerëzit e këtij brezi? Dhe kujt i ngjajnë?
32 U ngjajnë fëmijëve ulen ndër sheshe dhe i bërtasin njëri-tjetrit duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk keni kërcyer; ne kemi kënduar vajtime për ju dhe ju nuk keni qarë".
33 Erdhi, pra, Gjon Pagëzori, nuk ha bukë dhe as pi verë dhe ju thoni: "Ai ka një demon".
34 Erdhi Biri i njeriut ha dhe pi, dhe ju thoni: "Ja grykësi dhe pijaneci, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve".
35 Por urtisë i japin drejtë gjithë bijtë e saj''.
36 Një nga farisenjtë e ftoi atë hajë bashkë me të; dhe ai hyri shtëpinë e fariseut dhe u ul tryezë.
37 Dhe ja, një grua nga ai qytet, ishte një mëkatare, kur mori vesh se ai ishte tryezën e shtëpisë një fariseu, solli një enë alabastri plot me vaj erëkëndshëm.
38 Dhe, duke qëndruar prapa te këmbët e tij dhe duke qarë, filloi t'ia lajë me lot këmbët dhe t'ia fshijë me flokët e kokës saj; dhe t'ia puthte e t'ia vajoste me vaj erëkëndshëm.
39 Kur e pa këtë gjë, fariseu e kishte ftuar, tha me vete: ''Nëse ky do ishte një profet, do ta dinte çfarë lloj njeriu është gruaja po e prek, sepse ajo është një mëkatare.
40 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ''Simon, kam diçka për thënë''. Dhe ai tha: ''Fol, Mësues''.
41 Dhe Jezusi i tha: ''Një huadhënës kishte dy huamarrës; njëri i kishte borxh pesëqind denarë dhe tjetri pesëdhjetë.
42 Meqë ata nuk kishin paguanin, ai ua fali borxhin dyve. Sipas teje, cili nga ata do ta dojë shumë?''.
43 Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: ''Ma do mendja, ai, cilit i fali shumë''. Dhe Jezusi i tha: ''Gjykove drejt''.
44 Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: ''A e sheh këtë grua? Unë hyra shtëpinë tënde dhe ti nuk dhe ujë për larë këmbët; ajo, përkundrazi, m'i lau këmbët me lot dhe m'i fshiu me flokët e kresë.
45 Ti nuk dhe as edhe një puthje; por ajo, qysh se hyra, nuk pushoi puthuri këmbët e mia.
46 Ti nuk ma vajose kokën me vaj; kurse ajo m'i vajosi këmbët me vaj erëkëndshëm.
47 Prandaj unë po them se mëkatet e saj shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak''.
48 Pastaj i tha asaj: ''Mëkatet e tua janë falur''.
49 Atëherë ata ishin tryezë bashkë me filluan thonin me vete: ''Po kush qenka ky po falka edhe mëkatet?''.
50 Por Jezusi i tha asaj gruaje: ''Besimi yt shpëtoi; shko paqe!''.