Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Lamentations 5

:
Albanian - ALBB
1 Kujto, o Zot, atë na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.
2 Trashëgimia jonë u ka kaluar huajve, shtëpitë tona njerëzve nuk janë tanët.
3 Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si veja.
4 Duhet paguajmë për ujët pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.
5 Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.
6 I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë.
7 Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.
8 Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund na çlirojë nga duart e tyre.
9 E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës shkretëtirës.
10 Lëkura jonë është ngrohur si një furrë për shkak valës urisë.
11 Kanë dhunuar gratë Sion, virgjëreshat qytetet e Judës.
12 Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.
13 rinjtë i vunë bluajnë, vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.
14 Pleqtë nuk mblidhen te porta, rinjtë nuk u bien veglave tyre.
15 Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar zi.
16 Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!
17 Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:
18 për malin e Sionit është i shkretuar dhe cilin sillen dhelprat.
19 Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.
20 Pse do na harroje për jetë dhe do na braktisje për një kohë gjatë?
21 Na bëj rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do kthehemi; rivendos ditët tona si kaluarën.
22 Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me madhe kundër nesh?