Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Judges 5

:
Albanian - ALBB
1 Atë ditë Debora këndoi këtë kantik me Barakun, birin e Abinoamit, duke thënë:
2 "Me qenë se krerët kanë marrë komandën Izrael, me qenë se populli është ofruar spontanisht, bekoni Zotin!
3 Dëgjoni, o mbretër! Vini veshë, o princa! Unë, pikërisht unë, do t'i këndoj Zotit, do këndoj lavdinë e Zotit, Perëndisë Izraelit.
4 O Zot, kur dole nga Seiri, kur po kapërceje fushat e Edomit, toka u drodh dhe pikoi nga qiejtë; po, pikoi ujë nga retë.
5 Malet u shkrinë para Zotit, vetë Sinai u drodh para Zotit, Perëndisë Izraelit.
6 kohën e Shamgarit, birit Anathit, kohën e Jaeles rrugët ishin shkreta, dhe kalimtarët ndiqnin shtigje dredha-dredha.
7 Mungonin krerë Izrael; po, mungonin, deri sa nuk dola unë, Debora, si nënë Izrael.
8 Ata zgjidhnin perëndi tjera, kur lufta ishte te pragu. Nuk shihej asnjë mburojë apo shtizë midis dyzet mijë burrave Izraelit.
9 Zemra ime është me ata udhëheqës Izraelit u ofruan spontanisht mes popullit. Bekoni Zotin!
10 Ju shkoni hipur mbi gomarë bardha, ju rrini ulur mbi qilima shtrenjtë, dhe ju ecni nëpër rrugë, këndoni!
11 Larg britmave harkëtarëve, larg koritave, kremtojnë veprat e drejta Zotit, veprat e drejta për krerët e tij Izrael! Atëherë populli i Zotit zbriti portat.
12 Zgjohu, zgjohu, o Debora! Zgjohu, zgjohu, dhe merrja një kënge! Çohu, o Barak, dhe çoji larg robërit e tu, o bir i Abinoamit!
13 Atëherë iu dha qeverimi mbi fisnikët e popullit atyre kishin mbetur; Zoti ma dha mua qeverimin midis fuqishmëve.
14 Nga Efraimi erdhën ata i kishin rrënjët tek Amaleku; suitën tënde, Beniamin, midis njerëzve tu; nga Makir i zbritën disa krerë dhe nga Zabuloni ata mbajnë shkopin e komandimit.
15 Princat e Isakarit erdhën me Deboran; ashtu siç ishte Isakari, kështu qe edhe Baraku; ata u hodhën luginë gjurmët e saj. Ndër divizionet e Rubenit, mëdha ishin vendimet e zemrës!
16 Pse mbete ti midis ngujuarve për dëgjuar fyellin e barinjve? Midis divizioneve Rubenit, mëdha ishin vendimet e zemrës!
17 Galaadi ndaloi matanë Jordanit; po Dani pse mbeti mbi anijet? Asheri u vendos pranë bregut detit dhe mbeti portet e tij.
18 Zabuloni është një popull ka vënë rrezik jetën e tij deri vdekje, po kështu edhe Neftali zonat e larta fushës.
19 Mbretërit erdhën dhe luftuan; atëherë luftuan mbretërit e Kanaanit dhe Taanakit, pranë ujërave Megidos; por nuk suallën asnjë plaçkë prej argjendi.
20 Nga qielli luftuan yjet, gjatë lëvizjes tyre luftuan kundër Siseras.
21 Përroi Kishon i përmbysi, përroi i vjetër, përroi i Kishonit. Shpirti im, vepro me forcë!
22 Atëherë thundrat e kuajve trokëllinin me forcë galop, galopin e pitokëve tyre.
23 "Mallkoni Merozin", tha Engjëlli i Zotit, "mallkoni, mallkoni banorët e tij, sepse nuk i shkuan ndihmë Zotit, ndihmë Zotit mes trimave tij!".
24 E bekuar qoftë midis grave Jaela, gruaja e Heberit, Keneut! Qoftë e bekuar midis grave banojnë çadra!
25 Ai kërkoi ujë dhe ajo i dha qumësht; një kupë princash i ofroi ajkë.
26 Me një dorë kapi kunjin dhe me dorën e djathtë çekiçin e artizanëve; e goditi Siseran, i çau kokën dhe ia shpoi tejpërtej tëmthat.
27 Te këmbët e saj ai u këput, ra dhe u dergj pa shpirt; këmbët e saj u këput dhe ra; aty ku u këput, aty ra i vdekur.
28 E ëma e Siseras shikoi nga dritarja dhe thirri nga hekurat e saj: "Pse qerrja jote po vonon aq shumë vijë? Pse ecin kaq ngadalë qerret e tij?".
29 Gratë e saj urta iu përgjegjën, dhe ajo përsëriti me vete fjalët e saj:
30 "Ata kanë gjetur plaçkë dhe janë duke e ndarë pjesë. Për çdo burrë një ose dy vajza; për Siseran një plaçkë me rroba shumëngjyrëshe, një plaçkë me rroba shumëngjyrëshe dhe qëndisura, me rroba shumëngjyrëshe dhe qëndisura nga dy anët për shpatullat e atyre bartin tutje plaçkën".
31 Kështu u zhdukshin gjithë armiqtë e tu, o Zot! Por ata duan qofshin si dielli, kur lind me gjithë forcën e tij!". Pastaj vendi pati qetësi për dyzet vjet me radhë.