Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Joshua 23

:
Albanian - ALBB
1 Shumë kohë mbas pushimit Zoti i kishte siguruar Izraelit nga gjithë armiqtë e rrethonin, Jozueu, tanimë i plakur dhe me moshë shtyrë,
2 mblodhi tërë Izraelin, pleqtë e tij, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij, dhe u tha: "Unë jam plak dhe i shtyrë moshë,
3 Ju i patë gjitha ato Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë gjitha kombeve, për shkakun tuaj, sepse ka qenë vetë Zoti, Perëndia juaj, ka luftuar për ju.
4 Dhe ja, unë kam ndarë midis jush me short, si trashëgimi për fiset tuaja, kombet mbeten, bashkë me tërë kombet kam shfarosur, nga Jordani deri Detin e Madh, perëndim.
5 Dhe Zoti, Perëndia juaj, do t'i dëbojë ai vetë para jush; kështu ju do shtini dorë vendin e tyre, ashtu si ju ka premtuar Zoti, Perëndia juaj.
6 Jini, pra, shumë vendosur zbatimin dhe vënien praktikë ligjit Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas,
7 pa u përzier me kombet mbeten midis jush; nuk do përmendni as emrin e perëndive tyre dhe nuk do betoheni për ta; nuk do t'i shërbeni dhe nuk do bini përmbys para tyre;
8 por do lidheni ngushtë me Zotin, Perëndinë tuaj, siç keni bërë deri sot.
9 fakt Zoti ka dëbuar para jush kombe mëdhenj dhe fuqishëm; dhe askush nuk ka mundur t'ju bëjë ballë deri sot.
10 Një i vetëm nga ju do ndjekë njëmijë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai lufton për ju, siç e ka premtuar.
11 Tregoni, pra, kujdes madh për shpirtrat tuaj, për ta dashur Zotin, Perëndinë tuaj.
12 Por rast se i shmangeni dhe bashkoheni me mbeturinat e këtyre kombeve kanë mbetur midis jush dhe bashkoheni me anë martesash me ta dhe përziheni me ta dhe ata me ju,
13 dijeni me siguri Zoti, Perëndia juaj, nuk ka për vazhduar t'i dëbojë këto kombe para jush; por ata do bëhen për ju një kurth, një kamzhik ijët tuaja dhe hala sytë tuaja, deri sa ju zhdukeni nga ky vend i mirë Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë.
14 Dhe ja, unë po iki sot rrugën e gjithë botës; pranoni, pra, me gjithë zemër e me gjithë shpirt nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e mira Zoti, Perëndia juaj, ka thënë lidhur me ju; tëra u vërtetuan për ju; as edhe një nuk ra për tokë.
15 Dhe ka për ndodhur që, ashtu si për gjitha gjërat e mira Zoti, Perëndia juaj, ju kishte premtuar ju kanë dalë, kështu Zoti do sjellë mbi ju tërë fatkeqësitë, deri sa t'ju zhdukë nga ky vend i mirë Perëndia juaj, Zoti ju ka dhënë.
16 rast se shkelni besëlidhjen Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar, dhe shkoni t'u shërbeni perëndive tjera dhe bini përmbys para tyre, atëherë zemërimi i Zotit do ndizet kundër jush dhe ju do zhdukeni shpejt nga vendi i mirë Ai ju ka dhënë".