Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Joel 1

:
Albanian - ALBB
1 Fjala e Zotit iu drejtua Joelit, birit Pethuelit.
2 Dëgjoni këtë, o pleq, dëgjoni, ju gjithë banorë vendit. A ka ndodhur vallë një gjë e tillë ditët tuaja apo ditët e etërve tuaj?
3 Tregouani bijve tuaj, dhe bijtë tuaj bijve tyre, dhe bijtë e tyre brezit tjetër.
4 Atë la krimbi e hëngri karkaleci, atë la karkaleci e hëngri larva e karkalecit, atë la larva e hëngri bulkthi.
5 Zgjohuni, o dehur, dhe qani; vajtoni ju gjithë, pini verë, për mushtin ju hoqën nga goja.
6 Sepse një komb i fortë dhe i panumërt ka dalë kundër vendit tim. Dhëmbët e tij janë dhëmbë luani, dhe ka stërdhëmbë luaneshe.
7 Ka shkatërruar hardhinë time, e ka bërë copë-copë fikun tim, ia ka hequr lëvoren krejt dhe e ka hedhur tutje; degët e tij kanë mbetur bardha.
8 Vajto si një virgjëreshë e veshur me thes për dhëndrrin e rinisë saj.
9 Nga shtëpia e Zotit janë zhdukur ofertat e ushqimit dhe libacionet; priftërinjtë, ministrat e Zotit, pikëllohen.
10 Fusha është shkretuar, vendi është zi, sepse gruri u prish, mushti u tha dhe vaji humbi.
11 Pikëllohuni, o bujq, vajtoni, o vreshtarë, për grurin dhe për elbin, sepse korrat e arave humbën.
12 Hardhia u tha, fiku u tha, shega, hurma, molla dhe tërë drurët e fushës u thanë; nuk ka gëzim midis bijve njerëzve.
13 Ngjeshuni me thes dhe mbani zi, o priftërinj, vajtoni, ministra altarit. Ejani, rrini tërë natën veshur me thasë, o ministra Perëndisë tim, sepse oferta e ushqimit dhe libacioni u zhduk nga shtëpia e Perëndisë tuaj.
14 Shpallni agjërim, thërrisni një kuvend solemn. Mblidhni pleqtë dhe tërë banorët e vendit shtëpinë e Zotit, Perëndisë tuaj, dhe i klithni Zotit.
15 Mjerë ajo ditë! Sepse dita e Zotit është e afërt; po, do vijë si një shkatërrim nga i Plotfuqishmi.
16 A nuk u hoq vallë ushqimi para syve tona, dhe gëzimi dhe hareja nga shtëpia e Perëndisë tonë?
17 Farërat po thahen nën plisa, depot janë katandisur shkreta, hambaret e grurit po rrënohen, sepse gruri u tha.
18 Sa vuajnë kafshët! Kopetë e gjedhëve sillen kot, sepse nuk ka kullotë për ta; lëngojnë edhe kopetë e deleve.
19 Te ty, o Zot, unë këlthas, sepse një zjarr ka gllabëruar gjitha tokat për kullotë dhe një flakë ka djegur gjithë drurët e fushës.
20 Edhe kafshët e fushave i ngrenë sytë drejt teje, sepse rrjedhjat e ujit janë tharë dhe zjarri ka gllabëruar tokat për kullotë.